GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Largimi i Kancelares Merkel, roli i Gjermanisë në arenën ndërkombëtare

21:48 - 21/09/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania do të votojë me 26 shtator për të zgjedhur një udhëheqës të ri pas 16 vitesh drejtimi të vendit nga Kancelarja Angela Merkel. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Berlini, pasardhësi i saj do të përballet me një sërë sfidash të menjëhershme gjeopolitike, që nga forcimi i Kinës e deri tek balancimi i marrëdhënieve transatlantike.

Në portin gjerman të Hamburgut kalojnë më shumë se 8.5 milionë kontenierë çdo vit. Pothuajse një e treta shkojnë e vijnë nga Kina, katër herë më shumë se ato me Shtetet e Bashkuara, që renditet e dyta.

Pekini e ka vëmendjen tek kjo pjesë kritike e infrastrukturës gjermane. Firma shtetërore kineze e transportit COSCO dëshrion të blejë një të tretën e aksioneve të këtij porti.

Pronarët e portit dhe kryebashkiaku e mbështesin marrëveshjen, duke thënë se është jetike për rritjen e Hamburgut. Por kritikët thonë se Gjermania duhet të jetë e matur. Jürgen Hard, deputet i Partisë Kristiandemokrate, i tha Zërit të Amerikës se Gjermania duhet të tregohet e kujdesshme.

“Në Kinë, planet e biznesit nuk janë kryesisht arsyeja për të bërë biznes, por janë vendimet politike të Partisë Komuniste. Prandaj, ne duhet të shikojmë me shumë kujdes një marrëveshje të tillë. Unë do të preferoja të kem një shkëmbim aksionesh midis portit të Hamburgut dhe ndoshta portit të Shangait”.

Por Kina nuk lejon që kompanitë e huaja të zotërojnë infrastrukturën e saj. Dilema gjeopolitike e Gjermanisë i bën jehonë asaj të Hamburgut. A është Kina një shtet mik apo armik?

Vitet e fundit janë rritur tensionet ndaj Pekinit lidhur me trajtimin e popullsisë myslimane ujgure, shtypjen e të drejtave demokratike në Hong Kong dhe zgjerimin ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Analistja Liana Fix thotë për Zërin e Amerikë se Gjermania ndodhet në mes të këtyre problemeve.

“Evropa dhe Bashkimi Evropian janë të pavendosura se cilën rrugë të ndjekin. Nga njëra anë, ata ndiejnë presionin nga Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, ka edhe interesa ekonomike veçanërisht për shtetet anëtare që janë shumë të varura nga tregtia me Kinën”.

Sipas një sondazhi të fundit, udhëheqja gjermane mund të jetë e shkëputur nga prirja e popullsisë, thotë për Zërin e Amerikës analistja Fix.

“I shtruam pyetjen publikut gjerman se në çfarë mase do të mbështesnin sanksionet ndaj Kinës, madje edhe nëse kjo do të dëmtonte ekonominë e tyre, për çështjet e të drejtave të njeriut, për shkeljet e të drejtave të njeriut. Shumica e gjermanëve thanë se do të mbështesnin sanksionet kundër Kinës”.

Po ashtu, edhe kur flitet për Rusinë, Gjermania e gjen veten mes Lindjes dhe Perëndimit. Pavarësisht agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës në vitin 2014, Kancelarja Angela Merkel vazhdoi me planet për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, që përfundoi këtë muaj.

Tubacioni do të transportojë gaz rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën, e cila deri tani ka përfituar nga tarifat fitimprurëse të tranzitit. Kohët e fundit presidenti i Ukrainës lëshoi një paralajmërim të hapur.

“Unë besoj se (Nord Stream 2) është një armë. Besoj se është e gabuar që të mos konstatohet, se kjo është një armë e rrezikshme, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën.”

Uashingtoni gjithashtu e kundërshtoi tubacionin dhe ka vendosur sanksione ndaj kompanive të përfshira ruse.

“Kundërshtimi i fortë amerikan bëri që gjermanët të ngrinin disa pikëpyetje, si për shembull pse Shtetet e Bashkuara po përfshiheshin në poltikën gjermane të energjisë?”, thotë për Zërin e Amerikës analistja Fix.

Trajtimi i çështjeve globale nuk do të jetë i lehtë për kancelarin e ardhshëm gjerman, thotë për Zërin e Amerikës analisti Gero Neugebauer.

“Shumica e njerëzve e shohin se Gjermania aktualisht është në një situatë krize. Globalizimi. Lufta në Afganistan. Konflikti në Evropë. Pyetja se çfarë ndikimi ka globalizimi tek vendet e punës, migracioni dhe ndryshimet klimatike. Pasardhësi i Merkelit do të ketë përvojë të kufizuar ndërkombëtare ose nuk do të ketë fare”.

Kancelarja Merkel ishte për kompromis dhe dialog. Por si do t’i balancojë pasardhësi i saj përpjekjet e Gjermanisë për begati me rivalitetet e konkurences globale? Bota do të ndjekë nga afër ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës po përgatitet për një epokë të re./VOA

Etiketa: kancelareMERKEL

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Fshf injoron Ligën Profesioniste

Fshf injoron Ligën Profesioniste

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com