GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Largimi nga Kabuli, Ghani: Ika për të shmangur gjakderdhjen, nuk mora para nga shteti

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Largimi nga Kabuli, Ghani: Ika për të shmangur gjakderdhjen, nuk mora para nga shteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti afgan Ashraf Ghani tha të mërkurën se ai u largua nga vendi muajin e kaluar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllimin për të shmangur gjakderdhjen në rrugët e Kabulit ndërsa kryengritësit talebanë morën kontrollin e kryeqytetit. Ai mohoi të kishte marrë me vete fonde të qeverisë.

“Ika i nxitur nga punonjësit e sigurisë së pallatit (presidencial). Ata më këshilluan se po të qëndroja, rrezikoja të nxisja të njëjtat luftime të tmerrshme që qyteti ka përjetuar gjatë luftës civile të viteve 1990”, thuhej në një deklaratë të zotit Ghani.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, por besova se ishte mënyra e vetme për të ulur armët e për të shpëtuar Kabulin si dhe 6 milionë banorët e tij”, shkruante ai më tej.

72-vjeçari Ghani tha se kishte punuar për 20 vjet për të krijuar një qeveri demokratike në Afganistan, por pranoi se nuk kishte arritur të siguronte “stabilitet dhe begati”, i njëjti rezultat që kanë prodhuar qeveritë e tjera afgane për dekada të tëra.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se e mirëpritën zotit Ghanin “nën baza humanitare”.

Zoti Ghani tha se në një “të ardhme te afërt”, do të ofronte një shpjegim më të detajuar për largimin e tij të papritur më 15 gusht, duke shtuar se “aktualisht i duhej t’u përgjigjej akuzave të pabaza se kur ishte larguar nga Kabuli, kishte marrë me vete miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan”, sikurse tha ai.

Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se zoti Ghani u largua nga Kabuli me katër makina dhe një helikopter plot me para dhe se i ishte dashur të linte ca para, pasi nuk kishte patur vend ku t’i fuste. Agjenci të tjera lajmesh kanë njoftuar se ai dyshohet të ketë marrë 169 milionë dollarë nga arkat e shtetit, një akuzë e ngritur gjithashtu edhe nga Ambasadori i Afganistanit në Taxhikistan.

“Këto akuza janë plotësisht dhe kategorikisht të rreme”, thuhej ne deklaraten e zotit Ghani.

Ai tha se ai dhe gruaja e tij “kanë qenë të kujdesshëm me financat personale” dhe se ai i ka deklaruar publikisht të gjitha pasuritë që ka. Zoti Ghani tha se do të mirëpriste një shqyrtim nga ana e Kombeve të Bashkuara mbi financat e tij ose nga një organizëm tjetër auditues i pavarur.

Kanali i lajmeve TOLO në Afganistan publikoi një pjesë nga një intervistë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken e cila do të transmetohej mbrëmjen e së mërkurës me orën lokale.

Gazetari pyet zotin Blinken: “A e ndihmuat Presidentin Ghani të largohet nga vendi?”

Sekretari Blinken i përgjigjet: “Në bisedën që pata me të (Ghanin) një natë para se të ikte më tha se ai ishte i përgatitur për të luftuar deri në vdekje”. / VOA

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Djegia e spitalit Covid në Tetovë, ministrja Xhaçka mesazh ngushëllimi

Djegia e spitalit Covid në Tetovë, ministrja Xhaçka mesazh ngushëllimi

TË FUNDIT

?Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen
Breaking Views

?Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjate seances gjyqësore ndaj tij dhe...

Lexo më shumë
Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com