GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytetarë serbë, të cilët protestonin prej dy vitesh kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisjes së tij 12 vjeçare.

Festimet u ndezën nga fitorja e qartë në zgjedhje e Listës Studentore- një lëvizje që nisi në nëntor të vitit 2024 në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni të stacionit hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona.

Vuçiç u përpoq që t’i shtypte protestat dhe i akuzoi protestuesit se po përpiqeshin të destabilizonin vendin me akuza se nxiteshin nga aktorë të huaj, por të dielën në darkë ai e pranoi humbjen.

Humbja e Vuçiçit po bën jehonë në Tiranë, ku protestat antiqeveritare 4-mujore u përshkallëzuan gjatë dy javëve të fundit me përfshirjen e studentëve dhe përplasjet me policinë. Në një paralelizëm të qartë me Shqipërinë, përfaqësues të ndryshëm politikë e konsideruan trumfin e lëvizjes studentore në Serbi si një “erë të re” në Ballkan.

Edhe analistët e politikës e shohin rastin serb si një pikë reference për Shqipërinë, duke theksuar rolin e presionit qytetar dhe nevojën që protesta studentore të shndërrohet në një alternativë të re politike, e aftë të fitojë besimin e qytetarëve përtej partive tradicionale.

“Në Ballkan prej disa vitesh ka një erë të re, Rama ka ngelur i fundit,” tha për BIRN gazetari Armand Shkullaku.

Edhe pse nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë revolta qytetare në Shqipëri, për Shkullakun është e sigurtë se “procesi i largimit të Ramës është afër fundit dhe nuk ka më kthim pas”.

Ajo që ndodhi në Serbi tregon, sipas Andri Nurellarit, potencialin që kanë lëvizjet rinore për të thyer apatinë, për të mobilizuar shoqërinë dhe për të sfiduar edhe pushtete që duken të paprekshme.

“Mësimi më i rëndësishëm nga zhvillimet në rajon është se edhe pushtetet që duken të pathyeshme mund të ndryshohen përmes votës,” tha Nurellari për BIRN.

Megjithatë, sfida në Shqipëri mbetet te transformimi i revoltës në një alternativë politike elektorale si në Serbi.

“Në Shqipëri pyetja nuk është vetëm nëse studentët mund të mobilizojnë shoqërinë, por nëse mund të ndërtojnë një formë përfaqësimi që shkon përtej protestës,” tha gazetari Lutfi Dervishi.

Sfidat e një lëvizjeje studentore

Largimi i liderëve që kanë dominuar për vite me radhë politikën në rajon dhe Evropën Qendrore, nga Viktor Orbán tek Aleksandar Vuçiç, ka ushqyer diskutimet për një efekt domino që mund të sfidojë modelet e përqendrimit të pushtetit dhe të hapë rrugën për ndryshime të reja politike.

Paralelizmi përfshin më së shumti kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili sikurse Vuçiç akuzohet për ndërtimin e një sistemi qeverisjeje përmes përqendrimit të pushtetit, patronazhimit politik, kapjes së mediave dhe dobësimit të mbikëqyrjes institucionale.

“Modeli i pushtetit të Vuçiç ndan të njëjtën tipologji me me atë të Edi Ramës; kontroll abusolut mbi institucionet, mbi partinë, mbi mediat dhe përfshirja e krimit të organizuar në politikë e në institucionet e sigurisë së vendit,” argumenton Shkullaku.

Sipas tij, ngjashmëria shihet po ashtu në mënyrën se si të dy ata iu përgjigjën revoltës së studentëve ‘me dhunë e represion’.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se krijimi i një alternative studentore politike në Shqipëri kërkon kohë, organizim, ndërtimin e një përfaqësimi të besueshëm dhe ruajtjen e pavarësisë nga partitë tradicionale, pa e humbur mbështetjen e gjerë qytetare.

Adri Nurellari paralajmëron se ndryshimi në Shqipëri nuk do të vijë automatikisht dhe se vendi përballet me dinamikat e veta, pavarësisht ngjashmërisë me rastin e Serbisë.

Në këtë kontekst, Nurellari këmbëngul se është e rëndësishme të dallohet protesta nga lëvizja politike, e cila do të duhet ta shndërronte pakënaqësinë në një projekt më të gjerë ndryshimi, të mbështetur sipas tij në vizion, organizim, lidership dhe objektiva afatgjatë.

“Potenciali i saj qëndron te mundësia për të nxjerrë një brez të ri drejtuesish, të pakomprometuar nga politika e vjetër dhe për të krijuar një alternativë që shkon përtej elektoratit tradicional të opozitës,” tha Nurellari.

Nurellari sugjeron se sfida është që “energjia e protestës të mos përvetësohet nga elitat e vjetra politike”, por as të mos “konsumohet në radikalizëm dhe përplasje pa perspektivë”.

Edhe Lutfi Dervishi vëren dallime mes dy vendeve, ku njëri prej dallimeve është faktori kohë.

Ndërkohë që lëvizjes serbe iu deshën gati dy vjet për të ndërtuar organizimin dhe mbështetjen që e çuan drejt zgjedhjeve, protesta studentore shqiptare është sipas Dervishit në fazën e vet të hershme.

“Prandaj efekti domino mund të shfaqet fillimisht në organizim, kërkesa dhe pjesëmarrje qytetare, jo domosdoshmërisht në krijimin e menjëhershëm të një force elektorale,” sugjeron Dervishi.

Sipas tij, ndryshimi politik në Shqipëri kërkon kohë dhe presion të vazhdueshëm qytetar për të krijuar kushte të barabarta për zgjedhjet e ardhshme.

Duke iu referuar rastit serb, ai argumenton se pa presionin e protestuesve dhe ekspozimin publik të dhunës policore, Vuçiç mund të kishte ruajtur pushtetin përmes zgjedhjeve.

“Regjime të tilla nuk ndryshojnë me zgjedhje,” thotë Dervishi, duke nënvizuar se mobilizimi qytetar është i nevojshëm për të garantuar një garë të lirë dhe të ndershme.

Ndaj, sipas tij, edhe kërkesa e studentëve shqiptarë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama lidhet pikërisht me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, dhe jo me marrjen e pushtetit jashtë procesit zgjedhor.

“Studentët po kërkojnë dorëheqjen si garanci për përgatitjen e zgjedhjeve të lira, s’po kërkojnë pushtet pa zgjedhje”, përfundon ai.

Etiketa: Kryesore1largimiRama

Lajme të lidhura

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët
Aktualitet

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

08:22 - 27/10/26
Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
Aktualitet

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26
Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët
Aktualitet

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

08:22 - 27/10/26

Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë....

Lexo më shumë
Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 27/10/26
Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër

08:01 - 27/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Tetor 2026

07:35 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com