GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Largoi prokuroren nga hetimi, KLP rrëzon vendimin e kreut të Prokurorisë së Sarandës

10:16 - 17/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Largoi prokuroren nga hetimi, KLP rrëzon vendimin e kreut të Prokurorisë së Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho për zëvendësimin e prokurores Besiana Sadikaj nga hetimi i një procedimi penal u konsiderua i pabazuar në ligj dhe u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP u mblodh me urgjencë të premten më 16 gusht për të shqyrtuar një ankesë të kryer nga prokurorja e Sarandës, Besiana Sadikaj kundër vendimarrjes së eprorit të saj, drejtuesit Kledian Llaho, i cili e ka zëvendësuar nga hetimi i një çështjeje pa pëlqimin e saj.

 

Vendimmarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho e datës 8 gusht për zëvendësimin e Sadikajt, është bazuar mbi një kërkesë të një oficereje të policisë gjyqësore, e cila është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet, në çështjen që po hetohej nga ankuesja.

 

Llaho ka vlerësuar se Sadikaj gjendjej në kushtet e njëanshmërisë në hetimin e kësaj çështje dhe ka vendosur ta zëvendësojë, ndërsa prokurorja Sadikaj e ka vlerësuar të paligjshëm, të apargumentuar dhe arbitrar vendimin e eprorit, duke kërkuar shfuqizimin e tij në KLP.

 

Prokurorja ankuese, Besiana Sadikaj ka parashtruar se ka qenë duke hetuar një procedim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, të regjistruar pa autor, bazuar në kallëzimin penal të një avokati ndaj autoriteve të Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili ka pretenduar se është mbajtur i shoqëruar në kundërshtim me ligjin.

Sadikaj ka sqaruar se ajo është caktuar si prokurore e kësaj çështjeje vetëm përmes siglimit të drejtuesit. Sipas saj, megjithëse i ka kërkuar verbalisht Llahos që të procedohet me vendim për caktimin e prokurorit në hetimin e materialit kallëzues, ai nuk ka pranuar duke e konsideruar të rregullt mënyrën e caktimit pa iu nënshtruar shortit elektronik dhe pa një vendim.

 

Në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim, është pyetur edhe oficerja Noreta Kalcuni, si person në dijeni për ngjarjen, pasi ajo ka qenë e gatshme dhe ka marrë deklarimin e të shoqëruarit në komisariat.

 

Sipas ankueses, më datë 29 korrik, drejtuesi i prokurorisë i ka kërkuar informacion se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi, në çfarë cilësie procedurale është pyetur oficerja Kalcuni dhe nga kush, si dhe nëse është përpiluar urdhër për kryerjen e veprimeve hetimore me të cilin është kryer ky veprim hetimor.

 

Bashkëlidhur kërkesës për informacion, është vendosur në dispozicion një shkresë me të cilën oficerja Kalcuni ka kërkuar përjashtimin e prokurores Besiana Sadikaj nga hetimi.

 

Bazuar në kërkesën e oficeres së policisë gjyqësore, drejtuesi Kledian Llaho ka vendosur zëvendësimin e prokurores Sadikaj nga hetimi. Ai ka argumentuar se mes oficeres Kalcuni dhe prokurores Besiana Sadikaj rezulton një marrëdhënie personale konfliktuale, që vlerëson se përbën shkak për vendosjen e prokurores së çështjes në kushte njëanshmërie.

Gjatë një bisede telefonike, drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho i tha BIRN se e kishte zëvendësuar prokuroren Sadikaj pasi mes saj dhe oficeres së policisë gjyqësore kishte pasur konflikte. Llaho tha se drejtuesi ka si detyrë që të sigurojë hetime objektive e të paanshme nga ana e prokurorëve.

 

Në një email drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho pretendoi se prokurorja Besjana Sadikaj ishte konfliktuale me kolegët, hetuesit dhe policinë.

 

“Prokurorja B.S është vazhdimisht konfliktuale me të gjithë kolektivin e kësaj zyre Prokurorie, krijon vazhdimisht situata konfliktesh me të gjithë, përfshire edhe policinë gjyqësore të Komisariatit të Policisë, ndaj dhe për këtë arsye edhe konflikti i radhës imponoi Drejtuesin në vendimmarrjen e tij bazuar në nenet 43 gërma “d” dhe 49.1, 49.3 të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 27.1 të K.Pr.Penale,” shkruhet në email e Llahos.*

Prokurorja Besiana Sadikaj ishte e paaritshme për t’u pyetur për koment.

Në ankesën e saj, Sadikaj ka pretenduar se arsyetimi drejtuesit është i paargumentuar në fakte konkrete, si dhe cënon pavarësinë e prokurorit, duke u përpjekur për caktimin e subjekteve ku duhet vepruar apo mosvepruar, si dhe duke vendosur në mënyrë arbitrate e të menjëhershme zëvendësimin e prokurorit.

 

Në shqyrtim të ankesës, KLP vëren se oficerja e policisë gjyqësore deri në momentin e kryerjes së kërkesës për zëvendësimin e prokurores Sadikaj, ka qenë në cilësinë e dëshmitares dhe për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet si palë në çështjen që po hetohej.

 

Për rrjedhojë, konsiderohet se vetëm ankesa e oficeres për përjashtimin e prokurores, nuk mund të përbëjë apriori shkak për zëvendësimin e saj në hetimin e çështjes në fjalë. Sipas KLP, pretendimet për paanshmëri personale të prokurorit në hetimin e një çështjeje duhet të provohen, ose të bazohen në fakte të vërtetueshme. Po ashtu, KLP sjell në vëmendje jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se paanshmëria personale e gjyqtarit duhet të prezumohet deri sa të provohet e kundërta.

 

KLP vlerësoi se vendimi për zëvendësimin e prokurores Besiana Sadikaj nuk është marrë në përputhje me ligjin dhe se ankesa e saj gjendet e bazuar në ligj. Në përfundim, këshilli vendosi me votat e tetë anëtarve që morën pjesë në mbledhjen online, pranimin e ankesës së Sadikajt dhe shfuqizimin e vendimit të drejtuesit Kledian Llaho, të marrë prej tij më datë 8 gusht.

Ps * Pas botimit të këtij shkrimi prokurori Kledian Llaho solli me email parashtrimet e tij në lidhje me ankesën e prokurores Besjana Sadikaj në KLP. Për të lexuar parashtrimet e plota të prokurorit kliko këtu./BIRN

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
Studimi: Në këtë moshë përfundon rinia dhe nis plakja

Studimi: Në këtë moshë përfundon rinia dhe nis plakja

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com