GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës

20:09 - 30/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Dorëheqja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës është shumë pak, sepse Kosova duhet tëheqi dorë nga Albini për të mos u larguar nga Amerika dhe Perëndimi.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sapo deklaroi: “Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.

Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ai.

Zyrtarisht Albin Kurti ka krisur pa kthim marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE.

Por kjo është pasoja e një kronike të paralajmëruar.

Njeriu që dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte kryetar opozite, ka një mardhënie jo miqësore me SHBA.

Tensioni mes qeverisë Kurti shënoi kulmin kur ministrat e tij u ndalun të udhëtojnë në SHBA dhe sekratari i Shtetit Blinken e shmangu një takim me Kurtin në Samitin e Munihut.

Prej disa vitesh Albin Kurti ka mbjellë farën e anti-amerikanizmit në Kosovē.

Aktivistët e tij në Facebook më shumë shajnë Amerikēn sesa Serbinë dhe Rusinë.

Gradualisht votuesit e tij harruan që Kosovën e çliroi Amerika dhe Perëndimi, dhe jo Albini.

Mosmirënjohja e turmës së Vetëvendosjes ndaj SHBA dhe Europës ka befasuar gjithë planetin.

Trushpëlarët e Vetëvendosjes harruan që Amerika, Gjermania, Britania, Europa kanë shpenzuar gjak, djersë dhe miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Djemtë e Europës dje i plagosën për kufijtë e shtetittë  Kosovës dhe jo për pushtetin e Albin Kurtit.

A e mendojnë kosovarët e Vetëvendosjes çfarë do ndodhte në Amerika do qëndronte neutrale në luftën e Kosovës ashtu siç qëndroi shumë kohë në Bosnje?

A e dinë aktivistët e Vetëvendosjes se kundër Serbisë kemi luftuar disa shekuj pa Amerikën dhe nuk kemi krijuar dot shtet?

Kjo është luftë. Rusia dhe Kina u solidarizuan me Vuçiç, ndërsa Albin Kurti nuk u koordinua me SHBA dhe BE.

Nëse e bën se është budalla apo e bën se e ka mision spiunazhi kjo s’ka rëndësi?

Në të dy rastet Kosova duhet rreshtohet kundër Albin Kurtit dhe pro Amerikës, në të kundërt Kosova duhet përgatitet me braktisjen e Perëndimit dhe Plani B, është ndarja e Kosovës.

Dhe nëse Kosova do votojë Albinin, atëhere do i duhet të luftojë kundër gjithë planetit: Serbisë, Rusisë, Amerikës, Europës dhe Kinës.

Atëhere do shikonim katundarët e Vetëvendosjes që kanë uniformë policia sa bythë do kishin të mbronin kufijtë dhe pavarsinë e Kosovës, nëse për ndarjen e saj do binte dakort së bashku Lindja dhe Perëndimi.

Andaj sot nëse ju pyet dikush: “Qysh është situata në Kosovë?” Duhet ti përgjigjemi, ashtu siç e don Albini dhe hasmi jonë Rusia.

Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës.

Çdo minut pranë Albinit, janë vite larg perëndimit.

Kosova nuk e meriton të shpallet non-grata nga Amerika. Lëreni vetëm Albinin në atë listë të zezë.

Etiketa: Albin KurtiKreshnik Spahiu

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Blinken: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO

Blinken: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com