GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Laskaj: Shëndetësia në kolaps, mjekët po ikin, qeveria numëron milionat e korrupsionit

20:09 - 31/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Laskaj: Shëndetësia në kolaps, mjekët po ikin, qeveria numëron milionat e korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati dhe sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska ka reaguar në lidhje me sistemin shëndetësor, ku sipas tij është futur në kolaps me mjekët që vazhdojnë të ikin, teksa Qeveria numëron milionat e korrupsionit me koncesionet abuzive.

Në një postim në rrjetet sociale, Laskaj shkruan se shëndetësia shqiptare po rrënohet, ndërsa qeveria vazhdon të hedhë miliona në tendera korruptivë, duke braktisur pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas tij, sa më shumë para për PPP, aq më shumë eksod bluzash të bardha.

Laskaj shkruan se pacientët po vdesin për mungesë trajtimi dhe po detyrohen të shesin shtëpitë për t’u kuruar jashtë vendit. Ndërkohë, sipas tij, qeveria mburret se do të ndërtojë 1,400 vende parkimi me pagesë dhe një kopsht luksoz në QSUT, si të ishin këto problemet më urgjente të sistemit shëndetësor.

Reagimi i plotë:

Shëndetësia në Kolaps, mjekët po ikin, qeveria numëron milionat e korrupsionit.

Sa më shumë para për PPP, aq më shumë eksod bluzash të bardha! Shëndetësia shqiptare po rrënohet, ndërsa qeveria vazhdon të hedhë miliona në tendera korruptivë, duke braktisur pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë.

465 infermierë vetëm në vitin 2022 kanë braktisur vendin drejt Gjermanisë. Mjekët dhe infermierët largohen, ndërsa qeveria mburret me fasadat e spitaleve që, në të vërtetë, janë bosh, pa mjekë dhe me pajisje që nuk funksionojnë. Nga Tropoja në Sarandë, pacientët sorollaten për një trajtim, sepse e gjithë barra bie mbi QSUT, ku operohet sipas “manualit të bandës së Onkologjikut”.

Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë mungesën e mjekëve, kjo qeveri nuk i kursen milionat për aferat e saj korruptive. Vetëm koncesioni i sterilizimit do të përpijë 19 milionë euro në 2025, ndërsa në spitale mungojnë ilaçet dhe pajisjet bazë.

Pacientët po vdesin për mungesë trajtimi, po detyrohen të shesin shtëpitë për t’u kuruar jashtë vendit. Ndërkohë, qeveria mburret se do të ndërtojë 1,400 vende parkimi me pagesë dhe një kopsht luksoz në QSUT, si të ishin këto problemet më urgjente të sistemit shëndetësor.

Shëndetësia nuk mund të mbetet në mëshirë të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë! Ka ardhur koha që ky sektor jetik të kthehet në një prioritet kombëtar dhe të mos përdoret më për pasurimin e një grushti oligarkësh!

Etiketa: kolpaslaskaj

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Fytyra e alienit shfaqet në Antarktidë

Fytyra e alienit shfaqet në Antarktidë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com