Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj nëpërmjet kompanive të tyre, dyshohet të jenë lavatriçja e parave të fituara me korrupsion nga Erjon Veliaj.
Floran Pustina rezulton të jetë themeluesi I kompanisë Gogel. Dy vite pas themelimit pronar I kësaj kompanie bëhet Arbër Veliaj. Arbri e bleu për vetëm 1 mijë euro kompaninë, e cila deklaronte një fitim 10 mijë euro.
Deri në vitin 2013, kur vëllai i Arbërit, Erioni ishte Ministër në qeverinë Rama, kompania “Gogël”, deklaronte xhiro në vlerën 7.800.000 lekë dhe fitim 400.000 lekë.Në vitin 2014 kompania faturon rreth 24 milion dhe fitim 750.000 lekë.
Në vitin 2015, Erion Veliaj merr Bashkinë e Tiranës, edhe i vëllai nis rritjen me mijra euro të kompanisë Gogel. Për vitin 2015, kompania “Gogël”, faturon 47 milion dhe fitim prej 6.100.000, ndërsa vit pas viti fitimet e kompanisë kanë ardhur duke u rritur duke kapur shifra qindra mijëra euro.
2016 xhiro 68 milion lekë dhe fitim 4.2 milion lekë
2017 xhiro 115 milion lekë dhe fitim 9.2 milion lekë
2018 xhiro 328 milion lekë dhe fitim 41 milion lekë
2019 xhiro 321 milion lekë dhe fitim 44 milion lekë
2020 xhiro 338 milion lekë dhe fitim 52 milion lekë
2021 xhiro 301 milion lekë dhe fitim 30 milion lekë
2022 xhiro 315 milion lekë dhe fitim 24 milion lekë
2023 xhiro 807 milion lekë dhe fitim 85 milion lekë
Në vitin 2023 Arber Veliaj themelon kompaninë GOGEL HOLDING dhe kalon aksionet e GOGEL në pronësi të kompanisë së re.
Po këtë vit Arber Veliaj vendos të shpërndajë divident për hetë të parë pas 12 vitesh në kompaninë GOGEL në vlerën 740.000 euro.
Nuk ka informacion të mjaftueshëm për GOGEL HOLDING por që në vitin e parë sipas bilancit deklaron një fitim në vlerën 1.65 milion euro.
Erjon dhe Arbër Veliaj në vitin 2016 do të denoncoheshin nga media dhe Partia Demokratike se kishin përdorur një “presya nome”, Gentian Skënderaj, për themeluar kompaninë “EAG Communication”, që do të operonte në fushën e marketingut dhe reklamave. Sipas selisë blu, kjo kompani ishte kthyer në “grykëse” të fondeve publike. EAG Communication, kishte marrë një tender në vlerën 349 milion lekë për dekorimin e qytetit të Tiranës për viziten e Papa Franceskut, tender i firmosur nga vetë Erion Veliaj. Gjithshtu EAG Comunication kishte marrë tendera edhe bashkia e Urës Vajgurore në atë kohë, që drejtohej nga daja i Erion Veliajt, Syrja Omeraj.
Plug hulumtoi edhe më tej. Në faqen e Facebook të shtetasit Gentian Skënderaj për periudhën 2013-2014 shihet se bën share statuse të Erion Veliaj kur mbante detyrën si Ministër e Mirqënies Sociale. Pas denoncimit kompania EAG ndryhsoi emrin në EGGRA. Një tjetër fakt që provon se Erjon dhe Arbër veliaj ishin pas kësaj kompanie është adresa e saj.
Në vitin 2014, kur kompania EAG Comunication themelohet, regjistron si adresë të saj rrugën “Ibrahim Rugova”, Pallati Përbri plus, apartamenti 3/5.
Në të njëjtën adresë, sipas ekstrakti të QKB, rezultonte e regjistruar selia e kompanisë “GOGEL” e Arbër Veliajt. Pra, GOGEL dhe EAG, që kishin të njëjtin objekt aktiviteti, atë në fushën e rekamave, ndanin të njëjtën zyrë. Nëse dy kompanitë nuk do të kishin të njëjtin pronar, atëherë do të ishin konkurente e aq më pak të qëndronin në të njëjtën zyrë.
Ajo çka ngre dyshime është se në korrik të vitit 2022 kompania EAG ( si sinkronim Erion Arber Gentian) shitet per vlerën qesharake 10.000 leke te shtetasi Klodjan Jaupaj dhe pse vlera kontabel e aksioneve ishte mbi 12.000.000 lekë. 1 muaj pasi u be pronar i kompanisë ky shtetas pezullon aktivitetin e kompansë EAG.
Sot Gentian Skënderaj është aksioner në 2 kompani Otium dhe Urbis, ku aksioner është dhe shtatasi Helidon Begaj i cili deri në vitin 2021 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Rrogozhinë. Helidon Begaj është pjesë e hetimit të dosjes së Inceneratorëve pasi ka për fituar mbi 700.000 euro pagesa në kompaninë e tij ALBANO. Një tjetër “rastësi” sesi Gentian Skënderaj i dyshuar si presta nome i Veliaj dhe Helidon Begaj përfitues i parave të inceneratorit të Tiranës, bëhen bashkë në biznesin e pasurive të patundshme.
Ajola Xoxa është përpjekur të fshehë përfitimin e parave në konflikt të pastër interesi. Në këtë pjesë do të mësoni se me disa manovra brenda kompanive, zhduken edhe pronat e e përfituara me privatizim nga kompania Botime Encikopedike.
Në qershor të vitit 2018, Ajola Xoxa regjistron kompaninë e saj Partners Law, një studio ligjore e cila do të rezultojë shumë fitimprurëse. Adresa e kompanisë ndodhet në një nga godinat më të shterenjta në tiranë SKY TOËER. Pas 3 viteve aktivitet të suksesshëm financiar, Xoxa bën një prej manovrave procedurale, për shkak të ekspozimit në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit.
Në shkurt të vitit 2021 Ajola Xoxa, depoziti në QKB një vendim të sajin, si ortake e vetme, që të gjitha kuotat e kompanisë së saj ja kalon znj. Greta Domi. E sipas shkresës së dorëzuar në QKB, Xoxa dhe Domi e kishin nënshkruar këtë marrëveshje me shkrim dor që prej janarit të 2019. Ky veprim nge dyshime pasi është depozituar pranë QKB dy vite pasi është firmosur.
Sipas kësaj aktmarrëveshje Ajola Xoxa duhet të humbiste kontrollin mbi aksionet dhe të drejtën e saj për të marrë vendime.
Greta Domi do të jetë pronari “në letra” I kompanisë për të parndaluar konfliktin e interesit të çiftit Veliaj-Xoxa por përfitimet do të kalojnë direkt në xhepin e çiftit. Sipas marrëveshjes, për të gjithë këtë shërbim Greta Domi do të përfitojë ZERO lek. Me kaq çifti Veliaj-Xoxa menduan se gjetën artificën për të shpëtuar nga hetimi financiar I përfituar në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesave.
Sipas ligjit dhe statut të kompanisë, administrimi kryhet nga një administrator I emeruar me vendim të ortakut të vetëm për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas statutit citojmë:
Neni 12- Administrimi
12.2 Përfaqësimi ligjor i shoqërisë I besohet Administratorit. Administratori mund të ushtrojë të gjitha fuqitë për administrimin e zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm të Shoqërisë konform me sa parashikohet me nenin 95 të ligjit nr.9901të datës 14.04.2008 “Për tregtarër dhe shoqëritë tregtare ”
Pra e thënë më qartë, Administratori është ai që merr vendimet për mbarëvajtjen e përditshme të binesit, afrimin e klientëve dhe firmosjen e kontratave, pikerisht momenti kur nis konflikti i interest.
Administratore e kësaj Shoqërie që nga themelimi e deri më sot është Ajola Xoxa.
Është Ajola Xoxa e vetmja që ka tagrin për të administruar dhe llogaritë bankare të Shoqërisë Partners Law.
Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2019 kjo kompani faturon mbi 130.000 euro dhe ka një fitim 60.000 euro. Ajola Xoxa përpos fitimit i jep vetes pagë bruto në vlerën 1800 euro në muaj. Duke i vlerësuar të ardhurat e saj vjetore nga kjo kompani në vlerën 80.000 euro.
Për vitin 2020, kompania faturon 13.800.000 lekë dhe fitim 6.900.000 lekë, dhe pse një vit pandemik biznesi i Ajola Xoxës nuk njeh rënie pasi konsulencat e saj janë shumë të frytshme për biznesmenët e Tiranës.
Për vitin 2021 kompania faturon 13.800.000 lekë dhe fitim 7.800.000 lekë, firmos sërish Ajola Xoxa.
Në qershor të vitit 2023 Ajola Xoxa riemërohet Administratore dhe për 5 vite të tjera.
Për vitin 2022 kompania faturon sërisht 13.900.000 lekë dhe fitim 6.800.000 lekë.
Për vitin 2023 kompania nuk ka deklaruar faturimin por fitimi është 8.900.000 lekë.
Shihet qartë se Ajola Xoxa tregohet shumë e kujdesshme në faturimin e saj për të mos kaluar nivelin e 14.000.000 lekëve duke mos paguar asnjë cent takes për fitimet e majme të gjeneruara nga ky biznes.
Nga kjo kompani Ajola Xoxa ka gjeneruar fitim mbi 36.000.000 lekë ose 360.000 euro pa përfshirë këtu pagën e majme mujore që i jep vetes.
Në kompaninë Partners Law janë të punësuar dhe tre shtetas të tjerë:
Fjoralba Zeko me profesion juriste;
Xhoi Skënderasi Avokat;
Adela Kondakçiu si ekonomiste, kjo shtetase është e punësuar dhe pranë kompanisë, ANK ARCHITECTURE ( në pronësi të Albana Koçollari motra e një Drejtoreshe të rëndesishme në Bashkinë e Tiranës, si dhe vajza e Irakli Koçollarit, ekspert i përdorur për Reformën në Drejtësi.
Ajola Xoxa dhe nëna ë saj Valbona Xoxa (Simixhiu) në vitin 2019 përfitojnë nga trashëgimia aksionet e shoqërisë BOTIMET ENCIKLOPEDIKE sh.a.
Nga analizimi i të dhënave në QKB për këtë shoqëri konstatojmë se nga viti 96 deri në vitin 2019 janë vetëm 3 depozitime aktesh që lidhen me privatizimin.
Çuditërisht vetëm disa ditë përpara se të humbte jetën nga një sëmundje e rëndë Arben Xoxa, depozitohen akte të reja.
Në 11 janar të vitit 2019 mblidhet Këshilli i Administrimit të shoqërisë me anëtar shtetasit, Arben Xoxa, Erald Simixhiu (daja i Ajolës) dhe Valter Gjoni. Funksionin e sekretarit e mban shtetasja Xhoi Skënderasi punonjëse e Ajola Xoxës. Në këtë mbledhje vendoset që të riemërohet Arben Xoxa si administrator.
3 ditë më parë se të mblidhej Këshilli i Administrimit do të mblidhej Asambleja e Aksionerëve të pranishëm vetëm shtetasit Arben Xoxa (77.133%) dhe Genc Simixhiu (1.083%) dhe shtetasja Xhoi Skënderasi.
Kjo asamble vendos të miratojë Statutin e ri të kompanisë dhe të emërojë Anëtarët e Këshillit të Administrimit.
Sipas dokumentacionit fjalën në këtë mbledhje e merr shtetasi Arben Xoxa i cili deklaron se po behen ndryshimet në satut në përputhje me ligjin “Për Shoqërit tregtare” dhe se kapitali themeltar i kompanisë ku përfshihet dhe Trualli + Godinë do të vlerësohen më çmimin e tregut në një moment të dytë prandaj për efekt PËRSHPEJTIMI do të jënë në vlerën e vitit 1996, 6.000.000 lekë.
Pra thënë më qartë kompania që nga viti 1996 që u bë privatizimi e deri në shkurt të vitit 2019 nuk kishte depozituar KURRË dokumentacion dhe që prej vitit 2008 kur u bën ndryshimet ligjore nuk i kishte përmbushur këto detyrime.
Kjo shoqëri nuk ka depozituar kurrë bilance dhe nuk dihet nese ka gjeneruar të ardhura ndër vite.
Në 18 mars të vitit 2019, pas ndërrimit jetë të shtetasit Arben Xoxa mblidhet Këshilli i Administrimit dhe emëron si administrator Ajola Xoxa.
Aksionere tashmë do të jenë Valbona Xoxa (38.57 %) dhe Ajola Xoxa (38.56%).
Në maj të vitit 2019 Ajola Xoxe blen 1.45% aksione të shtetasit Spiro Kote, çmimi i blerjes 140.000 lekë.
Në shtator të vitit 2020 Xoxa blen edhe 0.15 % të aksioneve të shtetasit Engjëll Liçaj në vlerën 1.000 euro.
Në 28 dhjetor të vitit 2020 mblidhet asambleja e shoqërisë përfaqësuar nga Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa e pranishme si sekretare shtetasja Xhoi Skënderasi.
Rendi i Ditës:
1- Zmadhimi I kapitalit
2- Rizgjedhja e anetarëve të Këshillit të Administrimit
3- Rivlersimi I pronave të shoqërisë
4- Miratimi i Bilancit për vitin 2019
5- Miratimi i raportit të ekspertit për vlerësimin e pronave
Gjatë fjalës së saj Valbona Xoxa sqaron se shoqëria disponon disa prona të cilat nuk janë rivlersuar që nga viti 1996 dhe tani është në fuqi ligji për rivlersimin e pronave me tatim 5% dhe jo 15%. Kryetarja rikujton se nuk është bërë asnjë rritje kapitali që nga viti 1996, si pasojë e rivlersimit të pronave proces për të cilin nevojitet investimi i një shume të madhe parash kërkon rritjen e kapitalit me 16.000.000 lekë.
Asambleja vendos të miratojë rritjen e kapitalit dhe tu jap 20 ditë kohë aksionerëve që të paguajnë vlerën e parave për të ruajtur të njëjtën % të aksioneve më pas e drejta u kalon aksionerëve të tjerë.
Në të njëjtën mbledhje Kryetarja propozon emrat e Greta Domi, Erald Simixhiu dhe Xhoi Skënderasi si anëtar të Këshillit Drejtues.
Siç tek Partner Law, edhe te kjo kompani, Ajola Xoxe përdor të njëjtën skemë, duke i kaluar aksionet të besuarës së saj Greta Domi, si veprim për ta shmangur nga konflikti i interesit me bashkëshortin e saj kryebashkiak.
Këtu dyshimet janë dhe më të mëdha pasi dokumentet e dorëzuara janë Vendimi i Asamblesë i qershor 2019 dhe Akt Marrëveshje mes Xoxës dhe Domit e prillit 2019.
Të gjitha këto u depozituan në mars të vitit 2021 dhe pse në Vendimet e mëparshme pjesmarrëse në mbledhjet e Asionerëve nuk ishte Greta Domi por vetë Ajola Xoxa.
Ajola Xoxa vazhdimisht dhe në këtë kompani ka mbajtur dhe detyrën e Administratorit.
Në qershor të vitit 2021 mblidhet Asambleja e Aksionerëve me pjesmarrës Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në dokument në asnjë moment nuk citohet se zonja Xoxa përfaqësohet nga Greta Domi por ka qënë vëtë e pranishme dhe pse nuk lejohet sipas Akt Marrëveshjes të firmosur nga vetë ajo.
Ajola Xoxa deklaron në nëntor të vitit 2021 se i vetmi aksioner i paraqitur për të blerë aksione ishte Valbona Xoxa e cila ka blerë 6171 aksione të reja në vlerën rreth 6.000.000 lekë e tashmë kapitali i ri i kompanisë do të jetë 12.000.000 lekë.
Nga kjo rritje e kapitali behet dhe rivlersimi i aksioneve dhe tashme Valbona dhe Ajola Xoxa do të zotërojnë 89.51% të aksioneve nga 78.7% që zotëronin nga trashëgimia dhe blerja.
Kap[a e Drejtësisë
Zinxhiri i OJF-ve, në dukje një operim i pastër korruptiv, duket se kanë patur një tjetër qëllim, investimin për kapjen e Drejtësisë, në nivelet më të larta të saj. Drejtues Gjykatë, Drejtues Prokurorie, Anëtarë të KLGJ-së, Anëtarë të Komisioneve të Vetingut, dhe ligjvënës rezultojnë direkt ose përfitues pikërisht nga këto miliona të çiftit Veliaj Xoxe.
Këto organizata, të financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për familjen Veliaj. Ato kanë pasur rol të rëndësishëm në kapjen e sistemit të Drejtësië. Më sipër treguam se Klotilda Ferhati Bushka, aktualisht deputete e PS dhe drejtuese e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, ka ofruar shërbime ekspertize dhe konsulence për disa vite për shoqatën e Integrimit të Zonave Informale dhe Balkan Youth Link Albania. Më pas, Klotilda Ferhati duket se u shpërblye duke u bërë deputete dhe sot dretjeuse e komisionit të ligjeve në Kuvend, aty ku kalojnë aktet ligjore dhe nënligjore edhe për Reformën në Drejtësi.
Vetë Ajola Xoxa, nëpërmjet institutit “Benussi”, të drejtuar prej saj, ka organizuara aktivitete dhe konferenca për reformën në Drejtësi, ku pjesëmarrës të shpeshtë të tyre, kanë qenë Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, drejtuesi i shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe funksionar të tjerë të drejtësisë, të cilët janë akuzuar nga opozita se i shërbejnë qeverisë.
Kapja apo ndikimi në sistemin e drejtësisë ka qenë edhe në sektorët kyç, ata që kanë pasur në dorë fatet e vettingut dhe emërimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Narueda Llagami, ish Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në CV e sa deklaron se për disa vite ka punuar në Shoqatën për Integrimin e Zonave Informale, kontrolluar nga Erion veliaj dhe Ajola Xoxa. Zonja Llagami rezulton një prej bashkpunëtoreve më të ngushta të Ajola Xoxes në këto Ojf. Dy zonjat sëbashku, në janar të vitit 2017 kanë nxjerrë një botim për kuadrin ligjor mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor. Ky botim është financuar nga Instituti Benusi. Suksesi i këtij punimi shkencor e katapultoi Llagamin, në krye të KLGJ-së, defakto institucioni i emërimeve dhe kontrollit të të gjithë gjyqtarëve në republikën e Shqipërinë.
Në 31 janar, mbahet konferencë Shkencore për Reformën në Drejtësi, e FInancuar po nga Instituti Benusi. Sipas axhendës, veç të tjerëve, në këtë kofernecë pjesë ishin edhe Sokol Sadushi, sot kryetar i Gjykatës së Lartë, Arben Rakipi, sot Drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe Maks Haxhia, Kryetar i Dhomës së Avokatisë.
Në mars të 2017, një tjetër aktivitet me pjesmarrjen e Irakli Koçollarit dhe professor Artan Hoxhës, tema Reforma ne Drejtesi. Irakli Koçollari do të shpërblehej me punësimin e vajzës së tij si drejtuese në Bashkinë e Tiranës dhe të fondeve që do të përfitonte vajza tjetër, nëpërmjet kompanisë ANK- Arcitecture po nga Bashkia Tiranë.
Një tjetër emër, i përfshirë në rrjetin e organizatave të kontrolluara apo drejtuara ng Erion Veliaj, dhe Ajola Xoxa është Roland Ilia. Që prej korrikt të vitit 2023 mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka pasur në dorë fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Roland Ilia ka qenë relatori i Vetingut të munguar të Altin Dumanit, i cili sot duhet të hetojë Erion Veliajn.
Teksa Roland Ilia ka kaluar në vetting Altin Dumanin, duke mos gjetur asnjë shkelje për tre apartamenetet e Altin Dumanit, vetë kreu i KPK ka një lidhje të hershme me Erion Veliajn. Në vitin 2009, kur lëvizja “Mjaft” u shndërrua në partinë politike “G99”, Roland Ilia ishte i dyti në listën e kandidatëve të Shkodrës për një mandate deputeti.
Nuk ka mjaftuar me kaq. Në vitin 2015, tre organizatat e kontrolluara nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, Balkan Youth Link Albania, Benussi dhe SHIZI, sëbashku me disa të tjera, themeluan Koalicionin për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, që monitoroi zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku Erion Veliaj u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës.
Ky koalicion, përbëhej nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, (Organizate e themeluar me fondet e Soros): E themeluar nga Delina Fico dhe drejtuar deri dje nga Milva Ekonomi dhe Eglantina Gjermeni. Ne Bord jane Iris Luarasi, Valdete Sala dhe Arlinda Dudaj.
LINJA E KESHILLIMIT PER GRA DHE VAJZA (Organizate e themeluar me fondet e Soros): Iris Luarasi, perfaqesuese zyrtare e PS ne cdo debat TV!
BALKAN YOUTH LINK – ALBANIA(Organizate e themeluar me fondet e Soros): (eshte organizata qe ka themeluar dhe perfaqesuar Levizjen MJAFGT 2003-2005 derisa MJAFT u regjistrua ne Gjykate): perfaqesues zyrtar kane qene Erion Veliaj (Kandidat per Kryetar Bashkie), Arbjan Mazniku (Zv.Minister Arsimi), Endri Fuga (Adjutanti i Rames), Leart Kola (Drejtor i Rinise ne MMRS), Andi Kanaj (Drejtor i AMSHC), Floran Pustina (punedhenesi i Ajoles ne perfaqesimin ligjor te skandalit te pastrimit te parave qe plasi sot ne media).
LEVIZJA EUROPIANE (Organizate e themeluar me fondet e Soros): Sot perfaqesues gruaja e Ditmir Bushatit dhe dje Ditmir Bushati sot Minister i Jashtem
SHIZI (Organizate e themeluar me fondet e Soros): E perfaqesuar nga Ejona Isufaj dhe kandidate e themeluese e G99, sot drejtore ne MASH e perfolur per doktoraturen fallco te Vitrinat!
Dy vite më pas, pot ë njëjtat organizata do të angazhoheshin drejtëpërsëdrejti në një fushatë për Reformën në Drejtësi. Ku shpesh kanë luajtr një rol aktiv për presion ndaj ndërkombëtarëve për të mbështetur procesin e vettingut apo për të dënuar verbalisht artikujt investigativ të gazetarëve, ndaj ambasadorëve të dyshuar për korrupsion me qeverinë.
Në vitin 2017, këto organizata, bëhen gjithashtu bashkë duke firmosur një peticion drejtuar krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadave për të mbështetur Vettingun, ku këto organizata akuzonin opozitën se po bllokonte procesin e Vettingut. Ato u bënin thirrje ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE, Lu, Vlahutin dhe Borxhardt, që ti ushtronin presion Kuvendit për miratimin e kuadrit ligjor, që ti hapej rruga nisjes së procesit të Vetingut. Mes këtyre organizatave domninonin ato të Erion Veliajt, Lëvizja Mjaft, Balkan Youth Link Albania, SHIZI, Instituti Agenda, etj.
Në 11 maj të vitit 2017, 22 gra me ndikim në jetën politike, solidarizoheshin me ambsadoren e BE-s në Tiranë, Romana Vlahutin, kundër një artikulli investigativ që kishte bërë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftaraj. Mes tyre gjendeshin emrat e Vasilika Hysi Milva Ekonomi Olta Xhaçka, Delina Fico, Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, si dhe dy shoqatat e Ajola Xoxës, BYLA dhe SHIZI.
Floran Pustina, themelues i MAJFT dhe një nga njohjet e vjetra të Erion Veliajt, përfshihet në këtë skemë. Emri i Pustinës do të lakohej për herë të parë në publik për aferën e inceneratorëve, por jo në dosjen ndaj Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, por në dosjen e SPAK për Arben Ahmetaj, kur iu drejtua kuvendit me kërkesën për arrestimin e tij. Në këtë dosje, përmendet dhjetëra herë shtetasi Floran Putina.
Sipas hetimeve, Floran Pustina është përzgjedhur nga Klodian Zoto të hartonte kontratën e inceneratorit të Tiranës. madje duke hartuar edhe vendimin e këshillit bashkiak që do të miratonte Erion Veliaj, por nuk u miratua kurrë.
Sipas SPAK, Floran Pustina ka përpunuar bashkë me Klodian Zoton dhe Alba Thomën vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.
“Me datë 31.08.2017 ora 20.17.21 shtetasi Floran Pustina i percjell shtetases Valbona Ballgjini në adresën e kësaj të fundit zyrtare [email protected] email me titull: “kontrata clean”.
Më datë 01.09.2017 ora 11.37 am Valbona Ballgjini ia përcjell shtetases Alba Thoma në adresë zyrtare dhe kjo e fundit më datë 01.09.2017 ora 12.09 pm ia përcjell vetes së vet në adresën e saj private [email protected]. Më pas më datë 01.09.2017 ora 12.10 nga adresa e vet private [email protected] ia përcjell shtetasit Klodian Zoto. Bashkalidhur është dokumenti me autor Alba Thoma dhe modifikuar për herë të fundit nga Floran Pustina, krijuar dhe modifikuar më datë 31.08.2017, konkretisht kontrata e koncensionit për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e ergjisë elektrike Zona e Trajtimit të mbetjeve Tiranë e muajit gusht 2017. Më datë 21.09.2017 ora 09.28 Floran Pustina i dërgon i ka shkruar adresës: [email protected]: Klodi, Flonia Pls. Check. Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”. Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:
1. Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.
2. Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.
3. Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.
4. Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore”.
Bashkëshortja e Floran Pustinës, është prokurorja Pranvera Pustina sot Shefe e Kabinetit e Prokurorit të Përgjitshëm Olsian Çela, duke treguar gjithshtu një tjetër element që tregon ndikimin e Erion Veliajt në sistemin e drejtësisë. Një nga rastet më flagrante të përdorjes së Prokurorisë së Përgjithshme është zvarritja që I është bërë korespodencës më autoritetet greke për të konfirmuar dëbimin dhe dënimin për Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la për një vit të izoluar liderin e opozitës Sali Berisha. Gjithashtu, gjyqtarja Gjoka, për të cilën prokuroria e Përgjithshme zvarrit shkarkimin, ka ndidkuar edhe në disa dosje të tjera, përfshi atë të Inceneratorit të Tiranës, ku Floran Pustina rezulton i përfshirë. /Syri/
Discussion about this post