GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Lazim Destani nderohet nga Bordi i Këshillit të Ambasadorëve

14:36 - 18/02/23
në Art & Kulturë, Kulturë, Shqiperi, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Lazim Destani nderohet nga Bordi i Këshillit të Ambasadorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani është zgjedhur anëtar nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ky nderim, Destanit ju bë në kuadër të kontributit të tij të dhënë gjatë 30 viteve në fusha të ndryshme.

“Me kontributin e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturo-sportiv dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më i shquar i mërgatës shqiptare sot në botë” tha Flamur Gashi, nga Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Me këtë rast, Lazim Destani tha se ndjehet i nderuar që është përzgjedhur të jetë Anëtar Nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ai tha se ky çmim për të ka rëndësi të veçantë pasi vendimi është marrë më 28 nëntor të vitit të kaluar, në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, kurse i ndahet më 17 shkurt në vigjilje të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Të marrësh këtë çmim është një punë shumë e madhe dhe do të punojmë si t’i bashkojmë shqiptarët. Ne të gjithë e kemi parasysh se bashkimi e bën fuqinë. Na presin shumë punë që sëbashku, të gjithë, të arrijmë qëllimet tona që çdo shqiptar i ka në zemër dhe në shpirt”-tha mes tjerash Destani.

Në dekretin e kryetarit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zotëri Besnik Mustafaj, thuhet se Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi në vlerësim të kontributit të tij, të shquar si filantrop, veprimtar për paqe dhe humanist.

Për kontributet e shumta të çmuara, në ndihmë të çështjes shqiptare dhe në mbështetje të punimeve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën, për reputacionin e tij si një individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm dhe me mirënjohje për veprimtarinë e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë.

Destani shpërndau në faqen e tij në Facebook foto nga takimi i realizuar në Prishtinë, nga ku mori dhe titullin Anëtar Nderi i KASH. Krahas fotove, biznesmeni shkruan:

“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Prishtinë zhvilluam takim ceremonial me drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Me këtë rast pata kënaqësinë ta pranoj dekretin e titullit Anëtar Nderi i KASH.

Krahas drejtuesve dhe anëtarëve të KASH, ish-Ambasadorë nga Shqipëria e Kosova, në këtë ceremoni festive të pranishëm ishin shumë miq e personalitete nga trojet e nga diaspora jonë, në mesin e të cilëve dhe veprimtarë të shquar nga Amerika.

Me këtë rast, gjatë fjalës sime shpreha kënaqësinë dhe falënderimet e mia për nderimin që po më bëjnë drejtuesit dhe anëtarët e respektuar të këtij Këshilli duke shprehur gatishmërinë për angazhimin dhe kontributin tim në punën dhe aktivitetet e çmueshme të KASH”-u shpreh Destani.

Etiketa: keshilli i anbasadorevelazim destaniShqiperia

Lajme të lidhura

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26
Para
Vinte nga Shqipëria, kapet 49-vjeçari grek me 43 kg marijuanë

Vinte nga Shqipëria, kapet 49-vjeçari grek me 43 kg marijuanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com