GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lazio vazhdon serinë fantastike në kampionat. Skuadra kryeqytetase ka triumfuar 2-1 ndaj Cagliarit në “Stadio Olimpico”, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Serie A dhe duke u ngjitur në krye të renditjes, me tri pikë avantazh ndaj ndjekësve të Interit.

Takimi nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste për shënim. Megjithatë, ishte Cagliari që kaloi i pari në avantazh. M’Bala Nzola përfitoi nga një krosim i Alieu Fadera dhe dërgoi topin në rrjetë, duke befasuar vendasit.

Reagimi i Lazios ishte i menjëhershëm. Tijjani Noslin shërbeu për Gustav Isaksen, i cili me një goditje të bukur realizoi golin e barazimit, të katërtin personal në pesë ndeshjet e fundit.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kërkuan golin e avantazhit, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 83-të.

Dy futbollistë të aktivizuar nga stoli bashkëpunuan në mënyrë perfekte: Alfonso Pedraza dërgoi një top në zonë, ndërsa Andrea Pinamonti e shndërroi në gol me një goditje me kokë, duke shpërthyer festën në “Olimpico”.

Situata u vështirësua edhe më shumë për miqtë, pasi Adam Obert u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Cagliarin me dhjetë lojtarë.

Me këtë sukses, Lazio konfirmon momentin e shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit, me vetëm një barazim.

Nga ana tjetër, Cagliari pëson humbjen e katërt radhazi.

Lazio po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një pretendente serioze për titullin kampion në Itali.

 

 

Etiketa: Fitorekreulazioserie a

Lajme të lidhura

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis faza e dytë e kampionatit! Java e 10-të do të luhet të dielën dhe të hënën

10:18 - 31/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

16:15 - 30/10/26
Para
Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!
Aktualitet

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

18:06 - 01/11/26

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e organizatave kundër torturës...

Lexo më shumë
Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:42 - 01/11/26
Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

17:26 - 01/11/26
Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

17:16 - 01/11/26
Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

17:03 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com