GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Le të hetojnë çfarë të duan”, Meta për SPAK: Nuk më kanë thirrur, nëse e bëjnë do shkoj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Le të hetojnë çfarë të duan”, Meta për SPAK: Nuk më kanë thirrur, nëse e bëjnë do shkoj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti, Ilir Meta, në intervistën për Syri.net, deklaroi se nuk është vendosur në dijeni dhe nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj tij pas kallëzimit që ka bërë Halit Valteri. Meta tha se nëse do të ketë një thirrje për të, ai do të shkojë dhe do të bëjë transparencë për të gjitha pyetjet dhe etapat e hetimeve. Ai shprehet i pashqetësuar nga hetimet e SPAK, për të cilën thotë që le të bëjnë se çfarë të duan.

Pjesë nga intervista:

Meta: Kjo tregon që u dashkan 2-3 javë nga një institucion që besohej se do bënte ndonjë çudi të madhe këtu, për një certifikatë ku përmes e-albanias mund ta gjenin. Arsyeja është që të prodhohen lajme për shkak të hallin që e ka zënë Edi Ramën përballë një opozite të vërtetë. Është një tregues i qartë i mungesës së seriozitetit nga institucionet që janë të kontrolluara nga kryeministri aktual.

Pyetje: Jeni njoftuar zyrtarisht?

Meta: Së pari ju e dini që nuk kam qenë bashkëpunëtor i regjimit të Kristaqit. Nuk më intereson se për çfarë hetojnë. Unë kam 30 vite që jam nën hetim që kur jam futur në politikë. Unë që në moshën 22-vjeçare kam qenë nën hetim. Më kanë kërcënuar që të largohesha nga Shqipëria. Përtdorimi i drejtësisë, ka qenë dhe mbetet një sport. Jemi të dytët në botë për rryshfetin pas Zambias. Jemi pas Zimbabve për aferën e inceneratorëve.

Pyetje: Po ju hetojnë për atë që quhet si çështja e dosjes?

Meta: Unë nuk e di se çfarë hetojnë ata. Të hetojnë çfarë të kenë dëshirë. Unë jam këtu përballë jush, siç janë ata përballë regjimit të Ramoviçit. Ka kaluar në kohën shtesë. Kjo për shkak të opozitës së korruptuar. Janë përpëlitjet e fundit që duan të shkojnë në fund të detit me Ramaviçin. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Jam përballur gjithmonë. Ka një thirrje për mua, do shkoj dhe do ju përgjigjem. Kur të dalë do ju bëj të qartë pyetjet dhe përgjigjet që kanë bërë.

Pyetje: Jeni në dijeni?

Meta: Nuk kam asnjë dijeni dhe nuk kam asnjë interes.

Pyetje: Jeni thirrur për këtë çështje?

Meta: Nuk jam thirrur. Kolegët tuaj publikuar përpara zgjedhjeve listën me patronazhistët. SPAK-u në vend që të ndërmerrte iniciativa kundër atyre që keqpërdorën të dhënat e qytetarëve, vajti të merrej me LAPSI-n dhe kompjuterët e kolegëve tuaj. Nuk kemi çfarë të flasim për seriozitetin e këtyre inceneratorëve.

 

Etiketa: duanHetojneIlir MetaSpak

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Para
Treni pësoi probleme në bord, bllokohen për 5 orë në tunel pasagjerët

Treni pësoi probleme në bord, bllokohen për 5 orë në tunel pasagjerët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com