GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Le t’i themi gjatit, se largpamjen se ke afatgjatë, me pabesit e tua

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Le t’i themi gjatit, se largpamjen se ke afatgjatë, me pabesit e tua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Ju kujtohet të gjithëve, kur ai përgjërohej e përgjërohej publikisht para shqiptarëve, se ne, nuk duhet ta shajmë njeri-tjetrin anglisht dhe ndërkohë me thikë mbas shpine si në tragjedinë Makbeth, përgatiste varrin e kundërshtarit të tij politik, pangjashmërisht ma asnjë rast  në historinë e jetës  politike shqiptare, por jo vëtëm dy her֝ë në anglisht, por me makabritetin e tij edhe në frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe shumë gjuhë të tjera.

Shpallja e ish-kryeministrit Berisha “nongrata” është qartësisht  një vrasje pabesie ku e vërteta do marrë edhe ca kohë që të ndriçohet qart֝ësisht.

Pavarësisht se në fillim kur u shpall, gjithcka dukej e pabesueshme, surreale dhe e paimagjinueshme për t’u provuar si një vepër e kurdisur me qëllim në Tiranë, sot kur shumë gjëra janë hamendësuar dhe kanë dalë në dritë, dy non-gratat me të cilat është shënjestruar Sali Berisha, janë akti më i pabesë, më i pamoralshem dhe me burracak i historisë sonë politikë. Edhe në kodin tonë zakonor, që Edi Rama e përdor paturpesisht, sa herë gjëndet keq dhe në çark, si në rastin më të fundit me Albin Kurtin, përballja, goditja e kundërshtarit, deri dhe marrja e gjakut, janë të përshkruara me rregulla dhe moral burrërie. Edhe vetë atentatori i Zogut, Beqir Valteri nuk e kreu ekzekutimin në shkallët e parlamentit pa shqiptuar formulën e Kanunit për të kryer aktin e hakmarrjes së gjakut për ungjin e vetë, dhe ishte vetëm falë këtij parimi kanunor që arriti të shpëtojë mbreti Zog. Dhe mbreti, kalorës i atij rasti, ndonëse kishte ligjet e mbretërisë në dorë për ta dënuar  respektoi kodin zakonor dhe nuk e dënoi Beqir Valterin. Kështu janë sjellur shqiptarët në histori dhe kështu e kanë ruajtur identin e tyre kombëtar dhe jo të drejtuar plotësisht nga instikte hakmarrjesh dhe pa besishë

E meqë kudo ku shkon përmend dhe mburret me këto zakone të gatuara nga një mençuri proverbiale shumë-shekullore, le t’i themi njëherë e mirë të gjatit tonë se largpamjen se ke hiç afatgjatë. Le të themi se në punë të burrërisë dhe zakonit, je shembulli më i keq i mundshëm që i ke përlyer historikisht zakonet dhe mentalitetin tonë të vyer juridiko-zakonor.

Madje e gjithë historia jote prej të pabesi dhe burracaku, e vërtetuar në vitet e marrëdhënieve me miqtë dhe me armiqtë arriti zenitin e vet të paburrërisë dhe shkeljes së kodit zakonor, pikërisht në goditjen pas shpine të zotit Berisha me non-gratat e vendosura si pjella më e keqe e një urrejtje, hakmarrje, dhe paaftësie të pashoq politike.

Që Edi Rama është identikiti i njeriut që i shet dhe i godet shokët dhe bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë politike, kjo tashmë është vërtetuar në shumë raste. Për të pushteti është gjithcka, kolltuku i pushtetit duhet mbajtur me thonj, qoftë edhe të përlyer në pabesi e poshtërim, deri në zvetnim njerëzor, duke i lënë ose të kalben në burg ose në syrgjyn gjallë apo vdekur. Por rasti i non-gratave arriti të shpalosë hapur mendësinë dhe karakterin e tij të inferioritetit kronik, sepse vetëm kështu mund të shpjegohet ai planifikim lidhjesh e energjish të mëdha transnacionale, dhe ajo masakër korruptive deri në nivele të kreut të FBI, vetëm e vetëm për të shfaqur petkun dhe lëkurën e tij të superiorit.

Është vetëm një kompleks kronik frike patologjike ndaj fuqisë së Berishës për të bërë opozite ajo që mund ta shpjegojë këtë thikë prapa shpine dhe në gjuhë të huaj, këtë çekan çetniku në kurrizin e vuajtur të opozitës dhe parlamentarizmit shqiptar. Kodi ynë dhe burrëria jonë shekullore nuk di të ketë dënim më të madh për këtë “gjaks” të aspiratave dhe virtyteve të popullit shqiptarë, përveç trashëgimisë se mallkimit brez pas brezi të tij dhe farës së llojit të tij politik dhe njerëzor.

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Para
Mos rrënia e çmimeve në treg, përplasje mes socialistëve/ Debatet

Mos rrënia e çmimeve në treg, përplasje mes socialistëve/ Debatet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke e...

Lexo më shumë
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com