GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ledjon Brakaj dogji gjyshen dhe nipin/ Drejt zgjidhjes “puzzle-i’ i vrasjes, ai e dinte se pronarja…

22:22 - 29/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ledjon Brakaj dogji gjyshen dhe nipin/ Drejt zgjidhjes “puzzle-i’ i vrasjes, ai e dinte se pronarja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke po shkon drejt zbardhjes së plotë të tragjedisë ku shqiptari  Ledjon Brakaj dogji të gjallë pronaren greke dhe nipin e saj në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginas. Sipas autoriteteve në Athinë 36-vjeçari shqiptar Ledjon Brakaj, i arrestuar në Maltë, ka torturuar dhe më pas djegur të gjallë ish-pronaren e tij dhe nipin e saj, është duke u zbardhur pas 7 vitesh. 70-vjeçarja Irini Marmarinou dhe nipi i saj 44-vjeçar, Lambros Protonotarios u rrahën brutalisht dhe u dogjën të gjallë në shtëpinë e tyre, pasi iu grabitën 780 mijë euro që kishin tërhequr nga një bankë.

Sipas mediave greke 36-vjeçari shqiptar tashmë i kapur në Maltë është tradhtuar nga ADN-ja e gjetur në kapelën e tij. Ditën e ngjarjes autorët kanë hyrë në shtëpi, kanë rrahur rëndë viktimat e tyre dhe pasi kanë gjetur paratë që kërkonin, i kanë vënë flakën, si për t’i vrarë, ashtu edhe për të mbuluar gjurmët.  Njollat e gjakut në muret e shtëpisë, së bashku me mobiliet e thyera dhe xhamat e dritareve, kondensuan torturën e përjetuar nga Marmarinou dhe nipi i saj.

Siç u pa nga deklasifikimi i sekretit bankar, pak ditë para krimit të dyfishtë, 70-vjeçarja kishte tërhequr 800 mijë euro nga një bankë. Diçka që mesa duket e dinin autorët, të cilët hynë të vendosur për të marrë paratë dhe për ta vrarë.

Analizat laboratorike u realizuan përreth 60 të dyshuar, ku të gjithë u konstatua se jetonin në të njëjtin fshat në Shqipëri dhe kishin lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ishte në Aegina ditën e krimit ku edhe punonte, por arriti të arratisej.

Ai është Ledjon Brakaj, i cili shkoi në Maltë dhe dukej se do të qëndronte i arratisur përgjithmonë dhe sikur çështja ishte mbyllur si e pazbardhur. Ai postonte video dhe foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale nga pushimet dhe udhëtimet e kohës së lirë, me autoritetet që vazhdonin në heshtje të hetonin pa ngritur dyshimet e tij.

Sipas një raporti të Vassilis Lambropulos, për shkak se sasia e materialit gjenetik të gjetur në shtëpinë e vrasësit ishte e vogël, analizat çuan te punëtori me kombësi shqiptare dhe të afërmit e tij, me autoritetet greke duke u përpjekur që në momentin e parë për të gjetur një kod komunikimi me kolegët e tyre në shtetin fqinj, që do të hidhte më shumë dritë mbi vrasjen makabër.

Më në fund, oficerët e policisë në Maltë i morën 36-vjeçarit gjurmët e gishtërinjve dhe kur u identifikuan me ato të urdhrit europian të arrestit, njoftuan autoritetet greke.

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë kanë ndodhur me paratë që ndodheshin brenda shtëpisë dhe cilët kanë qenë bashkëpunëtorët në vrasjen e dyfishtë, me procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit të akuzuar drejt Greqisë, që po zhvillohen plotësisht.

Etiketa: hetimeLedjon BrakajVrasje

Lajme të lidhura

Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë
Aktualitet

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:27 - 13/01/26
Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro
Aktualitet

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

13:07 - 13/01/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi: Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë

12:58 - 13/01/26
Para
“Kam shtuar peshë”/ Këngëtarja rrëfen problemet me shëndetin: Më është dashur të…

Dafina Zeqiri bën një hap pas: Kam dhënë më të mirën, por ka ardhur koha... (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë
Aktualitet

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:27 - 13/01/26

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari ndodhej i shtruar në spital...

Lexo më shumë
Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

13:07 - 13/01/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi: Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë

12:58 - 13/01/26
Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri)

Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri)

12:15 - 13/01/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Shoqata e Gjyqtarëve reagon për statusin e magjistratëve dhe prokurorëve: Po uzurpohet pushteti i KLGJ

11:57 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com