GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lefter Alla konsumoi ‘diçka’ me njeriun që i dha tender

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Lefter Allës, kontrolle dhe në shtëpinë e vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili është vënë në pranga është filmuar duke konsumuar diçka në një lokal me njeriun që i dha tenderin për të cilin dhe u arrestua. OraNews shkruan se gjatë hetimit prokurorët e SPAK-ut kanë kapur në një lokal Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e Bulkqizës dhe rrjedhimisht duke fituar tenderin 3 milionë eurosh. Në dosje thuhet se Lefter Alla përdorte dhe makinat e Koneshës për të udhëtuar, një prej të cilave ishte e markës “Range Rover” me targa AA009XH. Një prej takimeve që është faktuar nga SPAK rezulton se ka ndodhur në një lokal që quhet “Vip Beer” në Bulqizë. I pranishëm rezulton të ketë qenë edhe Alban Konesha, vëllai i pronarit të kompanisë që ka fituar tenderin.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga kqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohet që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administratori i subjektit tregtar “2 AF ALBANIA GROUP”. Në datën 03.03.2022, ora 10.20′ konstatohen dy punëtorë të firmës “2 AF ALBANIA GRUP”, duke punuar në rrugë tek Shëtitorja e Bulqizës. Ora 10.30′ konstatohen te Shëtitorja e Bulqizës në afërsi të spitalit, duke kryer punime në lëvizje, një pjesë të ndaluara, automjeti tip Mercedes Benc ngjyra vishnje, me targa AA 316 DI, një automjet “Varisk” ngjyra e verdhë, një automjet tip “Kamionçin” ngjyrë e bardhë, me targa AA 604 DM, dhe automjeti tip “Citroen”, ngjyra gri, me targa AA 901 RX, në lëvizje, si dhe disa tuba betoni, dhe shtylla betoni. Konstatohet shtetasi Alban Konesha (vëllai i shtetasit Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX Ora 16.20′ konstatohet shtetasi Lefter Alla, të dali nga Bashkia Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimin “Vip Beer”.

Ora 16.39′ konstatohet shtetasi Aqif Konesha, i cili vjen me automjetin tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa me targa AA 594 ZF, zbret nga automjeti dhe hyn te bar “Vip Beer”. Ora 16.42′ dalin nga bar “Vip Beer”, shtetasi Aqif Konesha, së bashku me shtetasin Lefter Alla, shtetasi Aqif Konesha hipën në drejtim të automjetit tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa AA 594 ZF, kurse shtetasi Lefter Alla, hipën në sediljen e parë të automjetit. Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Qafës së Buallit ku ndalojnë, në automjet hipën në sediljen e pasme të automjetit shtetasi Alban Konesha, vazhdojnë lëvizjen në një rrugë të dytësore me çakull, dhe më pas hyjnë në një tunel, në Qafë të Buallit.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga pak ditë më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Etiketa: AllakonsumoiKryesore1

Lajme të lidhura

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!
Breaking Views

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!

19:33 - 19/06/26
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun
Aktualitet

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

13:30 - 19/06/26
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën
Aktualitet

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

13:08 - 19/06/26
Para
Studimi: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

Studimi: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!
Breaking Views

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!

19:33 - 19/06/26

Qytetarët janë mbledhur për të 20-tën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë. Ata janë mbledhur fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ ndërsa...

Lexo më shumë
Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA

Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA

19:19 - 19/06/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:01 - 19/06/26
Një arratisje si në film nga burgu i Brindisit: I riu shqiptar ngjitet në mur dhe zhduket

Një arratisje si në film nga burgu i Brindisit: I riu shqiptar ngjitet në mur dhe zhduket

17:50 - 19/06/26
Tragjedi në Tale/ Mbyten në det dy vajza të mitura! Pjerin Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e “pamenaxhuara”

Tragjedi në Tale/ Mbyten në det dy vajza të mitura! Pjerin Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e “pamenaxhuara”

17:38 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelermatbetholiganbettarafbetGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet