GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lefter Maliqi thirrje opozitës: Zgjedhjet janë manipuluar, të bëhet cdo rinumërim i kutive

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lefter Maliqi thirrje opozitës: Zgjedhjet janë manipuluar, të bëhet cdo rinumërim i kutive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti aktual i opozitës në Parlamentin shqiptar, Lefter Maliqi, në një deklaratë për mediat, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij,

Partia Socialiste ka manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

Maliqi theksoi se plani ishte që të shkatërrohej LSI, por sipas tij, ajo mbijetoi me 108 mijë vota në të gjithë Shqipërinë.

“Oligarkët, krimin, bandat, kapjen dhe përdorimin e policisë. Dua të them që me datë 26 në mbrëmje, kreu i mafies dhe rilindjes doli i qeshur për të festuar fitoren, duke iu lutur Zotit. Por në fakt fitorja erdhi nga bandat. Kjo qeveri kriminale, në bashkëpunim me bandat, duke përdorur makinat e policisë së shtetit, evidentuan në mënyrë masive me patronazhistët e tyre spiunë, të gjithë mbështetësit, votuesit e LSI dhe synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD dhe të godisnin LSI. Por megjithatë, LSI mbijetoi me 108 mijë vota.

Këto zgjedhje nuk do të njihen, sepse ishin krim i mirëfilltë elektoral. I bëj thirrje opozitës së bashkuar, të bëhet cdo rinumërim i kutive, sepse e dinë që masakra zgjedhore ishte para dhe gjatë procesit të numërimit. U kapën makina me ushqime, liste votuesish, janë përgjime të shumta, përgjime të shumta, edhe fletë të pavlefshme. Vrasës me pagesë, të tmerrshëm, në Kuçovë dhe Berat u përdorën nga PD, votime skandaloze, nuk ishin parë ndonjëherë. I gjithë ky gëzim në heshtje e PS se na del nga Vlora si triumfator.

Jam i bindur që opozita me provat që po mbledh. Ky nuk ikën pa revolucion demokrat. Opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Nuk blihet e ardhmja e shqiptarit. Jemi de facto në diktaturë, milionat e këtyre deputetëve të PS dhe ministrave, janë të shumta, për të bërë edhe 10 mijë apartamente.

Janë fakte që janë blerë vota. Thirrja ime është e qartë, zgjedhje të parakohshme, duhen kërkuar zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, nëse opozita pranon Ramën kryeministër, është gjëja më e keqe që ndodh. U pa i gjithë organizimi i opozitës që bllokonin makina. U godit pak PD, por u godit shumë LSI sepse ajo do sillte fitoren. Krimi sot po sundon vendin, shihni në Berat, Kuçovë, shihni njerëz kriminelë se sa vila kanë krijuar. OFL, më keni dëgjuar se jam anëtari i Komisionit të Sigurisë, e njoh në mënyrë të përpiktë skemën e krimit.

E patë njerëzit e OFL u mbajtën peng dhe u përdorën për zgjedhje. Ne duam të jemi si Evropa dhe Amerika, të pritet verdikti i OSBE/OHDIR. Krim elektoral. Verifikoni çka ndodhur në porte, aeroporte, Muriqan.

Jemi në rrezik total. Kanë dalë 83 mijë vota të pavlefshme. Këtu nuk ka zgjedhje, ka mafie. Duhen zgjedhje. Të ngrihet populli, të mos njihen zgjedhjet dhe të kërkohen zgjedhje të parakohshme”, tha Maliqi.

Etiketa: Lefter MaliqiZgjedhjet

Lajme të lidhura

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

09:35 - 13/11/26
“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë
Aktualitet

“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

08:52 - 13/11/26
Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
Para
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha takim në “selinë blu” me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

Zgjedhjet e 25 prillit, Basha takim në “selinë blu” me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet...

Lexo më shumë
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

10:10 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com