GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Legalizimet në “duart” e bashkiakëve, Rama: Zyrave të Kadastrës i ka hyrë krimbi i ryshfetit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Legalizimet në “duart” e bashkiakëve, Rama: Zyrave të Kadastrës i ka hyrë krimbi i ryshfetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë kryetarët e bashkive, të cilëve u ka dhënë detyrat dhe porositë në lidhje me legalizimet e pronave, që sipas tij, lë shumë për të dëshiruar. Kreu i qeverisa tha se kjo është edhe arsyeja pse bashkitë duhet të përfshihen në procesin e legalizimit.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve përshpejtimin e këtij procesi, teksa shigjetoi zyrat kadastrale për abuzimin me këtë shërbim të qytetarëve. Ai tha se bashkitë do të vendosin prioritete dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës për legalizimet, në mënyrë që kadastrat të mos kenë monopol zgjidhjen e këtij problemi duke abuzuar nga indiferenca dhe kërkesa për rryshfet.

Sipas Ramës, bashkitë duhet të vendosin radhë në legalizimin e ndërtesave, pasi është e padrejtë që disa presin me vite e disa e marrin shpejt.

“Kemi një ecuri pozitive me ecurinë  e regjistrimit të pronave në Kadastër, për legalizimet nuk mund të thuhet e njëjtat gjë. Për këtë arsye është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces për të zgjidhur legalizimin për qytetarët dhe monitoruar punën në Kadastër që në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar.

Bashkitë do të vendosin prioritete dhe përcaktojnë ritmin e planit të punës. Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do krijoni deri në shtator kur ky proces do fillojë si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për një platformë pune digjitale. Nëpërmjet këtij sistemi edhe për të krijuar një mekanzëm transparence e llogaridhënie mes palëve. Bashkitë të mos jenë në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata vijnë tek ju dhe me të drejtë ankohen dhe zyrat e kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemet të ciline abuzojnë në shumë raste herë nga indiferenca herë nga paaftësia dhe shpesh nga krimbi i kërkesës për ryshfet. Kjo është e vërteta pavarësisht gjithë progresit të bërë por i pakënaqshëm po të shohim progresin e regjistrimit të pronës.

Përtej faktit që ligji parashikon përfundimin e këtij procesi në 2028 ne për banesat e qytetarëve të këtij vendi duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës së kërkesave. Kjo është a-ja se është e padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa  e marrin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Ju keni detyrën kryesore të vendosni radhë dhe sipas radhës të bëhet ajo që është e para; legalizimi i banesave.” – tha Rama.

Etiketa: legalizimeRama

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
A keni ndërgjegje si nëna? Vokshi akuzon: Albana Fico urdhëroi ndërrimin e datave të skadencës për barnat

A keni ndërgjegje si nëna? Vokshi akuzon: Albana Fico urdhëroi ndërrimin e datave të skadencës për barnat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com