GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Legalizimet tek bashkitë, amnisti shkelësve të ligjit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Legalizimet tek bashkitë, amnisti shkelësve të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Silva Caka, deklaroi sot se, “Edi Rama, në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe kryebashkiakët e tjerë, si dhe drejtoreshën e Kadastrës, kanë vendosur të vjedhin pronat e qytetarëve shqiptarë”.

Në një deklaratë për mediet, ajo foli për ndryshimin, sipas saj, në qershor të këtij viti ku u vendosën kornizat për procedurat e bashkëpunimit mes institucioneve të administratës shtetërore. Ky ndryshim, sipas saj krijon një grup të strukturuar kriminal, i cili do të identifikojë ndërtimet e palegalizuara dhe do të vendosë nëse duhen legalizuar apo jo.

Sipas saj, qeveria kthehet në amnistuese të atyre që deri dje i konsideronte shkelës të ligjit.

Caka renditi disa nga arsyet e kësaj qasjeje.

“Së pari, në relacionin e sjellë në këshillin bashkiak theksohet se nëpërmjet marrëveshjes së bashkëpunimit mes bashkisë së Tiranës dhe Kadastrës, do të ngrihet një grup i përbashkët pune, i cili do të dalë në terren dhe do të identifikojë ndërtimet pa leje brenda territorit të bashkisë, kryesisht në zonat me prioritet për t’u zhvilluar. Por, që kur institucionet e shtetit dalkan në terren për të identifikuar ndërtimet pa leje dhe për t’i legalizuar ato, kur ndërtimi pa leje konsiderohet vepër penale? Një tjetër qëllim i këtij krimi është ai i favorizimit të paligjshëm që bashkia do t’u bëjë klientëve të saj, të cilët kanë betonizuar Tiranën. Gjithashtu një tjetër arsye ka të bëjë me përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku nëpërmjet kësaj strukture kriminale, qytetarët do të mbahen nën presion për votën e tyre, nëpërmjet dokumenteve të legalizimit të ndërtimeve pa leje”, tha Caka.

“Kjo vendimmarrje kriminale, nuk bën asgjë tjetër veçse nxit ndërtimin e paligjshëm dhe e kthen shtetin dhe institucionet e tij në grabitqarë dhe gjobëvënësa”, deklaroi ajo, teksa theksoi se Partia e Lirisë e ka paralajmëruar vite më parë zhvatjen e pronës private.

Etiketa: legalizimet

Lajme të lidhura

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
Para
Surpriza në sondazhe, Trump mposht Harris 1 muaj para zgjedhjeve

Surpriza në sondazhe, Trump mposht Harris 1 muaj para zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e...

Lexo më shumë
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com