GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Legalizohen deri në 2 mln euro pasuri, si mund të pastrohen paratë përmes amnistisë fiskale

19:56 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Legalizohen deri në 2 mln euro pasuri, si mund të pastrohen paratë përmes amnistisë fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amnistia fiskale propozuar nga qeveria parashikon falje fiskale, por edhe penale për individë apo biznese, ndryshe nga të mëparshmet të cilat kanë qenë vetëm fiskale. Në këtë kuadër rol të fortë do duhet të luajnë dhe organet e drejtësisë.
Nga kjo amnisti përfitojnë individët brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe shtetasit e huaj që paguajnë taksa në vendin tonë. Ministrja e Financave bëri me dije dhe detajet se si do të implementohet
Delina Ibrahimaj: Projektligji synon një afat 9 mujor zbatimi për të gjithë subjektet që plotësojnë kushtet dhe kriteret për tu bërë pjesë e tij. Parashikohet një kufizim prej 2 milionë eurosh për deklarimin vullnetar të pasurive.
Njësia speciale pranë administratës tatimore brenda pesë ditëve do analizojë kërkesat nga subjektet, individë apo tatimpagues duke ndërvepruar në mënyrë elektronike me të gjithë institucionet shtetërore që lidhen me luftën kundër krimit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në përfundim të afatit pesë-ditor administrata tatimore do japë një vërtetim nëpërmjet të cilit individët apo bizneset mund t’i drejtohen sistemit bankar për të paguar një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Kjo normë e reduktuar është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5-mujorin e dytë të zbatimit të ligjit.”
Ky projektligj sipas qeverisë është i mirëstudiuar dhe ka kritere mjaft të forta
Arben Ahmetaj: Përjashtohen zyrtarët e lartë dhe të mesëm, të sotshëm dhe të dikurshëm. Përjashtohen individët e skeduar globalisht me rekorde kriminale, të verifikuar dhe të paverifikuar. Asnjë nga pasuritë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë Shqipërisë për pesë vite.
Mund të legalizohen shumat në të holla, sende me vlerë, pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, elementë të veçantë të pasqyrave financiare vjetore të subjekteve. Paratë nuk mund të tërhiqen kesh deri në afatin e zbatimin e ligjit, që të bëhet një skemë mashtrimi për të deklaruar sa më shumë fiktivisht.
Qëllimi i amnistisë mundëson ligjësimin e pasurive të padeklaruara ose të paregjistruar, rishikimin e pasqyrave financiare, pagesën e detyrimeve tatimore për të ardhurat që deklarohen. Krijon amnisti penale dhe fiskale për subjektet.”

Lajme të lidhura

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)
Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
Para
Hodhi tufë mbeturinash nga xhami i makinës, “e pëson” shoferi në Fier (VIDEO)

Hodhi tufë mbeturinash nga xhami i makinës, “e pëson” shoferi në Fier (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një...

Lexo më shumë
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com