GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Legeni i paburrë Lul Basha!

18:58 - 12/03/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Legeni i paburrë Lul Basha!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I paburrë, mediokër, pa dinjitet, bukëshkalë, frikacak, moral zero, matrapaz, pjellë rilindase dhe mbi të gjitha me ndërgjegje të plotë për të çuar PD në pikën zero, vetëm e vetëm që paburrëria e tij të shndërrohet në institucion. Ky është dhe do të mbetet Luli B, ose Basha, larva e fundit e Edi Ramës. E shtuna e protestës mbarëkombëtare e gjente Lulin t’i bënte lëpirjen e fundit, atyre që deri dje e mbanin në krahë, për të goditur foltoren. Luli B njeriu që ka humbur e stërhumbur, MARS, disa beteja e luftëra, sërish kishte edhe një shans të fundit sot, të mos humbiste, apo edhe të mos humbasë ende betejën e fundit: Atë të dinjitetit personal! Që gjithsesi nuk e ka pasur kurrë, por që shansi iu dha sërish. I paburri në krye të një force politike të denigruar, të shkatërruar dhe të marrë fund, sërish kërkon të rrijë e të ngrohë vezët si një dordolec legen, që tashmë as gruaja e tij nuk i aprovon qëndrimin aty.

Një kryetar me norma të cenuara diabolisht të karakterit e moralit politik, që kërkon ende serum, në një kohë që e gjithë trupa e tij (deri dje mbështetëse) i kërkon të ikë, dhe t’i hapë rrugën oksigjenit funksionues e bashkues të Partisë. Bashkë me disa satelitë të vegjël afër tij si, Flamur Hoxha, Nik Çollaku e Pampuri, ai ka mbetur totalisht në rrugët e një humbësi me rekorde universale. I mungon së fundmi burrëria të shpëtojë fytyrën dhe dinjitetin e tij. Mbeti në resortin dhe celularin e Irfanit që të marrë ampulat e fundit. Lutet dhe bën nuska natën që të ketë dhe një tjetër mundësi. Por jo! Këtë opozitë ai e ka masakruar, vrarë dhe degjeneruar deri në ekstrem! Popullin opozitar e ka vrarë, vjedhur dhe marrë për hundësh deri në limitet e së palogjikshmes. Është keqardhja më e madhe që PD ka përfunduar një duart e një kryetari pa dinjitet moral dhe politik.

Me stilin e “kurvës” që spërdridhet ndër fjalë e kode bashkimi, ai kërkon sërish një ftesë amnistie, për të qëndruar sërish atje, në kurriz të shqiptarëve demokratë, që ndryshe nga ai dhe cironkat e tij poshtë tavolinës, kanë dalë sheshit dhe ballazi me kauzën sociale të mjerimit të qeverisë që ai ngjizet dhe merr benefitet e tij. Basha me gjithë të fortët e tij që ka paguar në seli, kërkon të qëndrojë ende. Nuk e lëshon atë pozicion për asnjë arsye, pavarësisht se është tërësisht jashtë sistemi, dhe njeriu me dinjitetin nën zero. Një i paburrë legen në krye të një force që e rrënoi, duke diskretituar tërësisht veten dhe fytyrën e tij. Lulzimi nuk pyet më as grupin e tij që i kërkon për të disatën herë t’i hapë rrugën bashkimit të Partisë. Ai nuk do të pranojë që bashkimi nuk mund të nisë me qëndrimin e tij si kryetar. Një i paburrë legen në krye të një force politike, i cili mezi pret SMS nga “Rruga e Elbasanit”, që edhe ajo rrugë s’ka çfarë i bën më tanimë.

Basha, ordineri i kauzës opozitare në vend, tenton me një mijë mënyra të mos e lëshojë zyrën, por ka harruar tashmë që fytyra e tij është me kredibilitet zero, dhe po tenton që këtë fytyrë t’ia marrë edhe të tijve, por këtu po has rezistencë. Rasti klasik i një llumi në drejtim, ku opozitën e përdor për të shtuar kreditet e tij, me të cilat i duhen tashmë të paguajë mercenarë për të intimiduar. Edhe Fania e ka kuptuar që “birin e tij” nuk e shpëton dot më as dreqi tashmë. Një lider dështak, në zyrë, në fushë, në karakter, në ndërgjegje në shoqëri e në përballje me të vërteten. Një burracak që duhet linçuar politikisht për kontributin e vetëm të pamohuar e të merituar që ka në PD: Shkatërrimin e plotë të qëndresës së partisë që lindi mbi ideale të forta, por që Basha e përdhosi totalisht. Legen burrë!

Gijotina.com

Etiketa: Editorialkryesore2LegeniLulzim Bashapaburre

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Rusët bombardojnë një kolonë grash dhe fëmijësh në Kiev, 7 të vrarë

Rusët bombardojnë një kolonë grash dhe fëmijësh në Kiev, 7 të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com