GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian.

Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka bërë me dije se do të zyrtarizojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për finalen e parë me Shqipërinë më datë 20 mars.

Në këtë listë shtypi polak pret surpriza duke parë edhe mungesën për shkak kartonësh që do të ketë kombëtarja në fjalë për takimin me kuqezinjtë e Sylvinho-s.

Siç dihet Nicola Zalewski nuk do të jetë i këtij dueli për shkak kartonësh dhe të gjithë presin ftesën e parë në kombëtare për 17-vjeçarin, Oskar Pietuszewski.

Për këtë argument dhe vështirësitë e ndeshjes me Shqipërinë komentoi sot një legjendë e futbollit polak si Zbigniew Boniek.

“Mendoj se Urban ka të drejtë kur tentoi që të largojë presionin nga Pietuszewski. Ai është një talent dhe grumbullimi në këto ndeshje delikate nuk e di nëse do të ishte diçka pozitive për atë.

Trajneri bëri mirë që largon presionin prej tij pasi ekipi duhet të jetë sa më i qetë”, arsyetoi Boniek.

“Të gjithë e dimë se për çfarë luhet në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë. Një humbje përballë Shqipërisë do të shkaktonte një tërmet në futbollin tonë.

Trajneri do të ishte në telashe të mëdha, ndërsa për Robert Lewandowski-n do të ishte ndeshje e fundit me kombëtaren.

Sa i përket rivalëve mendoj se janë në një moment shumë të mirë. Kanë një ekip me eksperiencë dhe shumë inteligjent.

Edhe pse mendoj se në këtë ndeshje Polonia është favorite nuk mund të them se kjo ndeshje do të jetë një formalitet për ne”, tha legjenda e futbollit polak, i cili numëron 24 gola në 80 prezenca me kombëtaren bardhekuq.

 

 

Etiketa: BoniekPoloniTërmet

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com