GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjenda e futbollit Lineker: Vetëm me Klopp mund të fitojë trofe Anglia

22:55 - 20/07/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Legjenda e futbollit Lineker: Vetëm me Klopp mund të fitojë trofe Anglia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Legjenda e futbollit anglezë Geri Lineker ka një dëshirë për postin e lënë vakant të trajnerit në kombëtare. Kur Anglia humbi në finale kundër Spanjës (1:2), ish-sulmuesi ishte dëshmitar në Stadiumin Olimpik të Berlinit si ekspert për transmetuesin britanik “BBC”.

Ai duhej të shikonte se si një tjetër mundësi titulli u humb. Anglezët presin për një trofe të madhor, që nga Botërori i vitit 1966. Në një intervistë për “SPORT BILD”, Lineker është optimist:

“Me këtë skuadër, ata do të jenë gjithmonë ndër pretendentë për titull në tri ose katër turnetë e ardhshëm të mëdhenj. Ne kemi kaq shumë talent të fortë që vetëm sa do të përmirësohen. Nëse trokisni në derën e titullit kaq shumë herë, ai përfundimisht do të hapet. Kështu që unë jam i sigurt se Anglia do të marrë diçka. Na duhet pak fat. Këtë herë ne e patëm atë vetëm në gjysmëfinale në vendimin e penalltisë kundër Hollandës (faull i Dumfris kundër Kejn).

Gjërat ishin ndryshe, ne goditëm pjesën e brendshme të shtyllës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990”. Ai dyshon se trajneri anglez Garet Sauthgejt nuk ka gjasa të vazhdojë. Lineker ka një kandidat të qartë kryesor për kërkimin e një pasuesi:

TRAJNERI I RI – “Dorëheqja e Garet Sauthgejt më bën të kuptojë ftohtë se Jyrgen Klopp është i duhur për Anglinë. Sigurisht që është e vështirë të imagjinohet një gjerman si trajner i jonë, por të gjithë e duan Klopp! Ai ka më shumë gjasa të bëhet president i Borusia Dortmundit. Trajneri më i mirë, njeri i shkëlqyer! Nuk i uroj asgjë përveç më të mirës”, tha Lineker.

Geri, i cili regjistron podkastin e rregullt “The Rest is Football” me Alan Shirer dhe Mikah Riçards, i vlerëson shumë arritjet e Sauthgejt edhe pa titull: “Ai ka fituar respekt të përjetshëm. Ai arriti të bëjë që anglezët të qëndrojnë përsëri pas ekipit të tyre. Kombëtarja është bërë një njësi. Ai ishte njeriu i duhur në kohën e duhur. Por lojtarët e rinj, më sulmues që kanë ardhur vitet e fundit nuk i përshtaten dhe ai nuk u përshtatet atyre”, e mbylli Lineker.

 

Etiketa: AnglikloppLineker

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Dropull/ Zjarr në Vanistër dhe Derviçan, flakët po përparojnë drejt banesave

Dropull/ Zjarr në Vanistër dhe Derviçan, flakët po përparojnë drejt banesave

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një kuazë

12:49 - 26/02/26

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS për Belinda Ballukun, ku ka ripërsëritur se zëvendës kryeministrja...

Lexo më shumë
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

12:11 - 26/02/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

11:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com