GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Legjenda e Pyllit Orbital/ Denoncohet sërish tenderi i Veliajt

17:26 - 13/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Legjenda e Pyllit Orbital/ Denoncohet sërish tenderi i Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pylli Orbital u kthye në një legjendë nga Bashkia Tiranë dhe nuk po gjendet një zgjidhje. Dhe këtu bëhet fjalë jo pak, por për 5 miliardë lekë. Pasi janë dy tenderë, njeri 2 miliardë lekë për blerje pemësh i hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, i cili është denoncuar pasditen e të enjtes. Dhe tjetri me Objekt “Blerje pemës për Pyllin Orbital” me fond 3 miliardë lekë, të zhvilluar nga Drejtoria e Gjelbërimit. Ky i dyti është denoncuar për herë të dytë nga firma “Alb Garden”.

Në ankesën e parë, paraqitur më 24 nëntor 2022, tregohet se Drejtoria e Gjelbërimit po abuzon me kriteret. Duke pretenduar se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Konkretisht, “A l b G a r d e n” shprehet se ky tender duhej ndarë në dy lote. Pasi kemi të bëjmë me dy kërkesa të ndryshme, blerje dhe punë publike. Konkretisht, tenderi ka brenda blerje pemësh dhe punime ndërtimore për mbjelljen dhe dekorimin e tyre. Ankimuesi thotë se duhej të ishte njeri lot për blerje mallrash dhe loti tjetër për blerje shërbime punimesh.  Binjaku dhe Veliaj i kanë vendosur në një kërkesë, në mënyrë që fituesi t’i marrë të gjitha paratë dhe dy shërbimet të mbulohen me këtë fond.

Në 2 dhjetor KPP, pasi shqyrtoi  të gjitha gjetjet e ankimuesit vendosi të anulojë tenderin e Drejtorisë së  Gjelbërimit. Ndërsa në vendim i kërkonte që të ndryshonte disa nga kriteret e tenderit.

Ndërkohë, me datë 07.12.2022 Autoriteti Kontraktor ka njoftuar për ndryshimin e dokumenteve të tenderit, duke pretenduar se ka zbatuar vendimin e KPP. Por, Albgarden konstaton se në të vërtet nuk janë bërë modifikime në bazë të direktivave të dhëna nga KPP.

 

Vazhdon “lufta”

Kështu më 15 dhjetor Albgarden dërgoi një tjetër ankesë. Por këtë herë vetëm tek AK, duke u shprehur i vendosur që Drejtoria e Gjelbërimit nuk ka bërë modifikime që janë në shkelje të ligjit. “Pasi kemi konstatuar disa paligjshmëri në  veprimet e Autoritetit Kontraktor, lidhur me zgjatjen e afatit të hapjes si ofertave, lidhur me publikimin e shtojcës me kriteret e modifikuara vetëm në gjuhën shqipe, si dhe lidhur me pretendimin e AK se e ka zbatuar vendimin e KPP Nr. 1207/2022, në datë 15.12.2022 kemi paraqitur një ankesë përpara AK, të cilin e kemi paraqitur edhe prani KPP për dijeni”, shprehet Albgarden.

Pasi ka marrë vesh ankesën e bërë AK i ka konsideruar lapsus veprimet e tij dhe i vetmi ndryshim që ka bërë është afati i dorëzimit të ofertave. Drejtoria ka shtyrë afatin e hapjes si ofertave me 7 ditë, pra nga data 20.12.2022 që ishte parashikuar të hapeshin ofertat, AK ka njoftuar se ofertat do të hapen në datë 27.12.2022.

Dhe në 5 janar të këtij viti AK ka deklaruar së tashmë ka bërë të gjitha ndryshimet e kërkuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Por, pasi ka rilexuar dokumentet e ndryshuara të tenderit, me 6 janar ankimuesi ka njoftuar së sërish nuk ka evidentuar ndonjë ndryshim sipas vendimit. Kështu me 13 janar ka paraqitur një tjetër denoncim në KPP ku shprehet se ky tender vazhdon të mbaj

“Kërkesa e autoritetit kontraktor për një sipërfaqe minimumi 14,000 m2 si dhe që objekti të jetë 8-10 km nga Unaza e Vogël e Tiranës është një kërkesë e ekzagjeruar, jo në përputhje me objektin dhe natyrën e objektit të prokurimit e cila kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në këtë procedurë prokurimi”.

Tashmë pritet të shihet vendimi i KPP. Ndërsa kujtojmë se në proces shqyrtimi është edhe ankesa ndaj Agjencisë së Parqeve. Pra, pazari i 5 miliardë lekëve mbetet në dorën e KPP.

Lexo edhe: Pylli Orbital dështoi, KLSH: Bashkia Tiranë nuk ka hapësirë

 

Etiketa: Agjencia e Prokurimeve PublikealbgardenKPPPylli Orbital

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Bëri 6 vite burg, shpallet i pafajshëm shqiptari në Greqi

Bënin namin me grabitje në Greqi, kush janë shqiptarët e arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com