GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjionarët/ Bajrami, titullar kundër Interit? Balliu pjesë e formacionit në sfidën me Barçën

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Bajrami titullar ndaj Interit? E zbulon trajneri i Empolit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pjesë e lojtarëve të Kombëtares do të luajnë ditën e sotme me skuadrat e tyre dhe priten të jenë edhe titullarë.

Talenti i ‘Kuqezinjve’, Nedim Bajrami është duke bërë shumë mirë me Empolin dhe sot në ndeshjen e orës 20:45 kundër Interit për javën e dhjetë të Seria A, shqiptari pritet të jetë në vendin e titullarit.

Teksa nuk dihet nëse Ardian Ismajli do të jetë pjesë e formacionit të sotëm pas autogolit në takimin me Salernitanën, teksa edhe për talentin 19-vjeçar, Kristjan Asllani nuk dihet nëse do ketë apo jo minuta në dispozicion.

Skuadra e mesfushorit renditet në vendin e dhjetë  me 12 pikë, ndërsa kundërshtarët e tyre të këtij raundi ndodhen të tretët me 18 pikë.

Po në të njëjtën orë sot do të përballet Laizo me Fiorentinën, skuadra e tre shqiptarëve Thomas Strakoshës, Elseid Hysajt dhe Vedat Muriqit vjen në raundin e dhjetë pas disfatës së rëndë me Veronën me rezultatin 4-1.

Në atë takim Hysaj ishte titullar, por qëndroi në lojë për vetëm 23 minuta, ndërsa Strakosha dhe Muriqi u lanë në stol.

Ndërsa sot nuk dihet nëse ndonjëri prej shqiptarëve që luajnë me Kombëtaren ‘Kuqezi’ dhe atë ‘Dardane’ do të jenë në formacion apo do të kenë minuta aktivizimi.

Lazio renditet në vendin e tetë me 14 pikë, ndërsa kundërshtarët e tyre të sfidës së sotme janë të shtatët me një pikë më shumë.

Po sot do të zhvillohet edhe ndeshja midis Sampdorias dhe Atalantës, me këta të fundit që do të vuajnë mungesën e mbrojtësit ‘Kuqezi’ Berat Gjimshitit, i cili theu dorën në ndeshjen e Kombëtares në transfertë me Poloninë.

Teksa duket se edhe mbrojtësi tjetër i përfaqësueses sonë, Marash Kumbulla do e bëjë pushim, pasi është parë tashmë që trajneri Jose Mourinho nuk do fare shqiptarin dhe maksimumi që mund të marrë në ndeshjen e Romës me Cagliarin në transfertë duket se është stoli.

Nga ana tjetër skuadra e Ivan Balliut, Rayo Vallecano do të ndeshet me Barcelonën sot në orën 19:00 për raundin e 11 të La Ligas. Kështu mbrojtësi ‘Kuqezi’ do të ndeshet me klubin ku ai u formua si lojtar dhe në një intervistë të dhënë së fundmi për median katalanase ‘Sport’ ai u shpreh se Barça do të jetë gjithmonë një kundërshtar i fortë pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet aktualisht.

Shqiptari e ka gjetur veten mirë te Vallecano dhe pritet që këtë sfidë ta nisë që nga minuta e parë. Aktualisht ekipi i Balliut renditet më mirë së Barça, në vend të tetë më 16 pikë, një më shumë se katalanasit e vendit të nëntë./K.T/Gijotina.com

Etiketa: bajramilegjionaret

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Vranë kushëririn pas sherrit për pronën në Memaliaj, gjykata dënon babë e bir me 37 vite burg

Vranë kushëririn pas sherrit për pronën në Memaliaj, gjykata dënon babë e bir me 37 vite burg

TË FUNDIT

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

12:11 - 23/10/26

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestave studentore, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës vijon të jetë në qendër të...

Lexo më shumë
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

11:49 - 23/10/26
Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

11:40 - 23/10/26
Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët, pedagogë dhe mjekë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët, pedagogë dhe mjekë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

11:30 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com