GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjionarët, Broja dhe yjet e tjerë shqiptarë që do zbresin sot në stadiumet e Europës

09:54 - 16/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Realizoi dy supergola, trajneri i Southampton ngre në qiell Brojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas pushimit të kampionateve europiane për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit ‘Katar 2022’, janë rikthyer kampionatet vendase. Sot do të luhen një sërë ndeshjes, teksa interesi i të gjithë shqiptarëve do të jetë te skuadra ku luajnë legjionarët.

Ekipi i yllit të Kombëtares ‘Kuqezi’, Armando Brojas, Southampton do të ndeshet në orën 16:00 me skuadrën e Leeds për javën e tetë të Premier League. Sulmuesi pati një performancë shumë të mirë me përfaqësuesen në sfidat e tetorit dhe ndaj pritet që t’i jepen goxha minuta sot. Pas raundit të shtatë Southampton renditet në vend të 17 me vetëm 4 pikë, ndërsa Leeds në vend të 16 me 6 pikë.

Xherdan Shaqiri pritet të jetë pjesë e formacionit startues të ndeshjes së Lyonit me Monacon, që do të luhet sonte në mbrëmje në orën 21:00. Mesfushori e ka treguar se di të jetë një element i rëndësishëm në skuadrën e francezëve, ndaj deri më tani ka marrë goxha minuta. Në ndeshjen e raundit të 10-ë ekipi i shqiptarit renditet në vend të 10-ë me 13 pikë, ndërsa Monaco në vend të 6-ë me vetëm një pikë më shumë, pra 14.

Gjatë kualifikueseve të fundit Frederik Veseli mundi që të kishte goxha minuta në dispozicion me Kombëtaren dhe bëri një performancë të mirë, gjë e cila duhet të ketë rënë në sy të Salernitanas, skuadrës së mbrojtësit ‘Kuqezi’. Skuadra e Veselit do të përballet me Spezian për javën e tetë të Serisë A, teksa aktualisht këto ekipe rrezikojnë rrëzimin nga kategoria, pasi renditen ekipi i shqiptarit në vend të 18 dhe kundërshtarët e kësaj sfide në vend të 19 me nga 4 pikë secili.

Lazio i Thomas Strakoshës, Elseid Hysajt dhe Vedat Muriqit do të ketë një sfidë shumë të vështirë në raundin e tetë të elitës së futbollit italian. Lazio do të ndeshet me Interin në orën 18:00 ndërsa nuk dihet a do jetë prezenca e ndonjërit prej shqiptarëve. Strakosha nuk pati asnjë minutë aktivizimi me Kombëtaren dhe kjo ka ndikimin e vet edhe  te klubi ‘Bardhekaltër’, i cili prej shumë kohës e mban në stol. Hysaj nga ana tjetër bëri një gafë të pafalshme me ‘Kuqezinjtë’, duke shkaktuar humbjen e përfaqësueses ndaj Polonisë, gjë e cila është parë dhe nga trajneri Sarri.

Ndërsa Vedat Muriqi nga ana tjetër ka më shumë mundësi për të qenë pjesë e formacionit të sotëm, pasi ende nuk dihet a di jetë në gjendje të aktivizohet Ciro Immobile, i cili ka qenë i dëmtuar, plus performanca e dardanit me Kombëtaren e Kosovës ishte shumë e mirë. Lazio vjen në këtë sfidë duke u renditur në vend të 6 me 11 pikë, teksa Inter qëndron i 3 me 17 pikë.

Në La Liga po ashtu do të ndjekim ndeshje shqiptarësh. Levante e Shkodran Mustafit do të përballet me Getafen në orën 18:30 në takimin e vlefshëm për javën e 9 të kampionatit spanjoll. Teksa pritet që shqiptari të jetë pjesë e kësaj  ndeshje, ekipit të tij i duhet me patjetër të marrë 3 pikët, pasi renditet në pozicionin e 18 me vetëm 4 pikë, ndërsa duken pak të avantazhuar sepse kundërshtarët e tyre janë të fundit në tabelë me vetëm një pikë./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: brojaEuropelegjionaret

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
“U desh të derdhej gjak, që të vinin”, banorja në Astir: Ka disa të plagosur, Klodjani vuante nga depresioni

“U desh të derdhej gjak, që të vinin", banorja në Astir: Ka disa të plagosur, Klodjani vuante nga depresioni

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com