GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjionarët/ Golat dhe asistet e kuqezinjve këtë fundjavë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Legjionarët/ Golat dhe asistet e kuqezinjve këtë fundjavë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundjava ka qenë e mbushur plot me zhvillime për lojtarët e Kombëtares shqiptare të impenjuar me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm, teksa shumica e kuqezinjve janë aktivizuar, duke qenë edhe këtë herë protagonistë.

Në sfidën Sassuolo – Interit, Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla ishin dy lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes. Dy futbollistët e Kombëtares u aktivizuan titullarë me skuadrat e tyre dhe zhvilluan një paraqitje shumë të mirë. Pavarësisht humbjes së Interit, Kristjan Asllani ishte lojtari që u vlerësua me notën më të lartë 7,5 nga sajt i specializuar për statistikat sofascore, ndërsa Marash Kumbulla me notën 7.4 duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fitoren e Sassuolos.

Ky nuk ishte i vetmi lajm pozitiv nga kampionati italian për trajnerin Silvinjo, pasi këtë fundjavë në fushë u rikthyen edhe Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani duke lënë pas dëmtimet. Të dy u aktivizuan si titullarë dhe zhvilluan paraqitje shumë të mira.

Arbër Hoxha shënoi golin e parë në kampionat me Dinamo Zagreb në sfidën ndaj Rijeka. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në të 87-të kur ndeshja ishte në barazim 1-1 dhe vetëm pas dy minutash shënoi golin e fitores. Një realizim shumë i rëndësishëm për Arbër Hoxhën pasi tani skuadra e tij Dinamo Zagreb është shumë pranë titullit kampion.

Rey Manaj la shenjë sërish këtë fundjavë me Sivasspor në takimin ndaj Galatsaray. Sulmuesi kuqezi asistoi në golin e vetëm të shënuar nga skuadra e tij në humbjen 6-1 kundër kryesuesëve të kampionatit turk.

Qazim Laçi ishte protagonist në fitoren e thellë 4-2 të skuadrës së tij Sparta Prague ndaj Slovacko.  Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 61-të dhe i mjaftuan vetëm dy minuta në fushë për të dhënë asistin e golit të tretë të shënuar nga Haraslin.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Frederic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Taulant Seferi dhe Ernest Muçi ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Keidi Bare, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja.

Etiketa: kombetarjalegjionaret

Lajme të lidhura

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium
Sport

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26
Para
1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vijon të jetë plagë informaliteti

1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vijon të jetë plagë informaliteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com