GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjionarët, nga Broja te Kumbulla, shqiptarët ‘pushtojnë’ sot stadiumet e Europës

11:42 - 26/09/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Realizoi dy supergola, trajneri i Southampton ngre në qiell Brojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të luhen shumë ndeshje në kampionatet kryesore europiane dhe ndër to edhe skuadrat e lojtarëve shqiptarë.

Në Premier League do të luhen dy ndeshje në orën 15:00 Southampton i Armando Brojës do të presë Wolves për javën e gjashtë të kampionatit, ndërsa pritet që ylli kuqezi të jetë pjesë e formacionit startues.

Ndërsa në orën 17:30 Arsenali i Granit Xhakës do të përballët me ekipin e Tottenham, ndërsa ende nuk dihet a do luajë kapiteni i Zvicrës në këtë sfidë.

Në Ligue 1 në orën 15:00 Reims i Valon Berishës dhe Arbër Zenelit do të përballen me skuadrën e Nantes për javën e tetë të kampionatit francez, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspak e thjeshtë për skuadrën e shqiptarëve. Teksa pritet që Valon Berisha të ketë pozicion titullari, ndërsa për Arbër Zenelin nuk dihet a do i jepen minuta në këtë sfidë.

Seria A nga ana tjetër do të sjellë ditën e sotme pesë skuadra ku luajnë legjionarët shqiptarë. Empoli i Nedim Bajramit, Kristjan Asllanit, Adrian Ismajlit dhe Saimir Ujkanit do të përballet sot në orën 15:00 me Bolognën. Teksa vetëm Bajrami pritet të luajë që nga minuta e parë e kësaj sfide.

Salernitana e Frederik Veselit do të luajë sot me Sassuolon në orën 15:00 në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit italian.

Ndërkohë në orën 18:00 do të kemi derbi shqiptarësh në Seria A ku Lazio i Elseid Hysajt dhe Thomas Strakoshës do të ndeshet me Romën e Marash Kumbullës, teksa emri më i diskutuar është ai i gardianit kuqezi, i cili nuk dihet a do të aktivizohet për shkak të rezultateve shumë zhgënjyese të ndeshjeve të fundit, si gafa në ndeshjen e Europa League.

Napoli i Amir Rrahmanit do të përballet në orën 20:45 me Cagliarin, në një takim ku ekipi i shqiptarit është shumë i favorizuar me rezultatet e deritanishme.

Ndërsa në La Liga Levante e Shkodran Mustafit dhe Enis Bardhit do të ndeshet në transfertë me Barcelonën.

Ndonëse Barça ka një emër të frikshëm rezultatet e këtij sezoni të tyre tregojnë krejt të kundërtën dhe pritet që ekipi i shqiptarëve të shfaqë rezultate pozitive, ndonëse në gjashtë javë kanë grumbulluar vetëm 4 pikë.

Ndërsa në orën 18:30 Real Sociedad i Keidi Bares do përballet me skuadrën e Elche. Ekipi i shqiptarit renditet në vendin e katërt të La Ligas me 13 pikë, ndërsa kundërshtarët e tyre në vend të 14 me 6 pikë, rezultatet të cilat duket se e favorizojnë Real Sociedadin në këtë sfidë. Bare ka luajtur mirë dhe pritet të jetë pjesë e formacionit startues të kësaj ndeshje./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: EuropelegjionarteShqiptare

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Covid-19/ Kaos në arsim, mësimi edhe online. Kushi: Respektoni masat, vaksinimi i detyrueshëm

Covid-19/ Kaos në arsim, mësimi edhe online. Kushi: Respektoni masat, vaksinimi i detyrueshëm

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com