GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Legjionarët, shqiptarët që do luajnë sot në kampionatet kryesore europiane

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Legjionarët, shqiptarët që do luajnë sot në kampionatet kryesore europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë kampionatet kryesore të futbollit europian do shohin sot një pjesë të ndeshjeve më të rëndësishme të tyre.

E ndërsa do të ketë përballje mes më të fortëve, vëmendjen e tifozëve shqiptarë do e tërheqin lojtarët tanë që aktivizohen në skuadrat elitare.

Premies League  do të ketë në raundin e dhjetë të saj mungesën e Armando Brojas, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Southampton në ndeshjen kundër Watford, për shkak se është ende i dëmtuar.

I njëjti fat është edhe për Granit Xhakën që prej javësh tashmë vuan nga dëmtimi në gju dhe ende nuk është në gjendje që të rikthehet në fushë.

Në Ligue 1, për javën e 12 të kampionatit francez Lyoni i Xherdan Shaqirit do të ndeshet me ekipin e Lens. Shqiptari kaloi nga Liverpool te francezët gjatë merkatos së kësaj vere dhe deri  më tani ka treguar një formë shumë të mirë dhe ka fituar vend të rëndësishëm në ekip.

Megjithatë kjo përballje do të jetë goxha e vështirë pasi ekipi i Shaqirit renditet në vendin e 9 me 16 pikë, teksa kundërshtarët e tyre të kësaj javë janë të dytët në tabelë me 21 pikë.

Nëse Berat Gjimshiti nuk do të ishte dëmtuar në kualifikuesen e Kombëtares me Hungarinë, ditën e sotme do të kishin një derbi shqiptarësh në Seria A.

Atalanta e mbrojtësit ‘Kuqezi’ do të përballet me Lazion e Strakoshës, Hysaj dhe Muriqit për raundin e 11 të kampionatit italian, ndërsa ende nuk dihet nëse tre shqiptarët do të kenë minuta në dispozicion në këtë sfidë.

Dy skuadrat kanë diferencë me vetëm një pikë, me Atalantën që qëndron në vendin e 5 të tabelës së Seria A me 18 pikë, ndërsa Lazio renditet i 6-i me 17 pikë.

Ndërsa Torino i Etrit Berishës do të ndeshet me ekipin e Sampdorias, me gardianin ‘Kuqezi’, të cilit nuk dihet nëse do i besohet ndonjë minutë aktivizimi.

Torino ndodhet në vendin e 13 me 11 pikë të grumbulluara në 10 takime, teksa kundërshtarët e tyre të sotëm janë në vend të 15 me 9 pikë./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: europiankampionatelegjionaret

Lajme të lidhura

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium
Sport

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26
Para
Veliaj, tender pa garë për pastrimin e kanaleve me 100% të vlerës

Veliaj, tender pa garë për pastrimin e kanaleve me 100% të vlerës

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com