GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Legjitimiteti i 30 qershorit, Kushtetuesja zbardh sot vendimin

08:28 - 02/11/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Legjitimiteti i 30 qershorit, Kushtetuesja zbardh sot vendimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot për legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat opozita i bojkotoi. Kushtetuesja pritet të shprehet lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve, ndërsa më parë Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj.

Në opinion zyrtar, duket se Komisioni favorizon mazhorancën, pasi inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet, ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore. Po ashtu i jepte përgjigje edhe debatit për zhdekretimin nga Ppresidenti të datës 30 qershor. 

Kushtetuesja do të rinisë gjykimin e çështjes nesër më 2 nëntor, ora 10:00. Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias, duke mos u dhënë përgjigje palëve që pretendonin si antikushtetuese zgjedhjet lokale.

Në varësi të qëndrimit që do të mbajë Gjykata Kushtetuese lidhur me 30 qershorin 2019, do të jetë edhe vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Nëse Kushtetuesja do të legjitimojë procesin e zgjedhjeve lokale, atëherë Kreu i Shtetit mund të dekretojë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në ato Bashki ku nuk ka kryetarë. Janë të paktën 6 bashki të vendit, mes të cilave edhe Shkodra dhe Durrësi, që nuk kanë kryetarë, ku në të parën vijon të jetë në detyrë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar në 2019, dhe në Durrës është e emëruar Emirjana Sako, pasi më parë ishte dorëhequr Valbona Sako.

Bashkia e Vorës, është një tjetër njësi pa kryetar të zgjedhur, pasi Agim Kajmaku, humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, ndërsa së fundmi rolin e Kryebashkiakut e luan Gentian Picari.

Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja.

Bashkia e fundit që i shtohet listës ku pritet të mbahen zgjedhje është Lushnja. Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

Etiketa: Kryesore1Kushtetuesjaqershorvendimizbardhet

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Tërmet në Kosovë, sa ishte magnituda?

Nuk ka qetësi, tërmeti godet sërish Kretën

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com