GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Lehtësohen procedurat doganore Shqipëri-Kosovë

08:15 - 06/09/23
në Ekonomi
Kohë leximi: 3 min
A A
Radhë të gjata kamionësh në Morinë, shoferët presin prej orësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është bërë publike marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës, që synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë jo shtazore.

Është publikuar në fletoren zyrtare marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës, më 5-korrik 2023 në Tiranë dhe që synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë jo shtazore. Ajo u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare në 30 gusht.

Marrëveshja, e cila ka një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe që mund të ripërsëritet, ka për qëllim promovimin e tregtisë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës, me synim forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Sipas marrëveshjes, “palët bien dakord se kontrolli në import, transit dhe eksport të produkteve ushqimore me origjinë jo shtazore, mund të kryhet në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit, sipas kërkesës së subjektit.

Autoritetet përgjegjëse për sigurinë ushqimore të secilës palë, do të lejojnë importin dhe eksportin, shoqëruar me certifikata të njohura ose raport-analiza apo dokument tjetër të përshtatshëm, të lëshuar sipas legjislacionit të secilës palë, që garanton sigurinë ushqimore”.

Po ashtu, sipas marrëveshjes, “autoritetet kompetente të secilës palë do të njoftojnë njëra-tjetrën për planet e kontrollit me bazë risku dhe aktet rregullatore që miratohen në fushën e sigurisë ushqimore. Dhe, kontrollet e ngarkesave të ushqimeve me origjinë jo shtazore, gjatë importit dhe eksportit, do të realizohen bazuar mbi analiza risku”.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje, institucionet respektive të Bujqësisë, me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore, do të shkëmbejnë publikime profesionale dhe organizojnë trajnime të përbashkëta.

Në marrëveshje është parashikuar dhe mundësia e të paturit mosmarrëveshje.

Por për këtë do të kujdesen përfaqësuesit e autoriteteve kompetente, Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Në fund të marrëveshjes, saktësohet se kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje është për 5 vjet, që nga momenti i nënshkrimit të saj.

Dhe bëhet me dije se kjo marrëveshje, do të zgjatet automatikisht për një periudhë tjetër prej 5 vitesh, përveç kur njëra prej Palëve kërkon ndërprerjen e saj me shkrim nëpërmjet rrugëve diplomatike, të paktën 3 muaj para përfundimit të periudhës përkatëse të vlefshmërisë.

Kjo marrëveshje mund të ndryshohet me miratimin reciprok me shkrim të Palëve, në çdo kohë.

Marrëveshja u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave më 30 gusht 2023. Kjo marrëveshje është një tjetër marrëveshje në morinë e marrëveshjeve mes dy vendeve për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik.

Sipas shifrave, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë 7-mujorit të këtij viti llogariten mbi 30 miliardë lekë. Konkretisht eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-korrik ishin 23.7 miliardë lekë. Importet për 7-mujorin llogaritën 6.4 miliardë lekë.

Ndërkohë grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë./Monitor

 

Etiketa: doganeKosoveShqiperi

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 30/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 29 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:59 - 29/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 28/01/26
Para
Lufta në Ukrainë, grupi Wagner rekruton ushtarë nga Pornhub

Britania pritet të shpallë Wagner si organizatë terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com