GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lehtësohen procedurat për tokat me ligjin “7501”, 3 dokumentet bazë që duhen për të marrë tapinë

10:52 - 15/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lehtësohen procedurat për tokat me ligjin “7501”,  3 dokumentet bazë që duhen për të marrë tapinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Rajonale e Kadastrës Tirana Rurale ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të lehtësohen procedurat për regjistrimin përfundimtar të tokave të ndara me ligjin 7501. Sipas këtij njoftimi, familjet që janë të pajisura me AMTP për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501, duhet që për të marrë tapinë të dorëzojnë veç kopjes së AMTP- së edhe certifikatë familjare të datës 1.8.1991 me ndryshimet e bëra në 1.10.1992 si edhe plan rilevimi për pasuritë sipas ngastrave të AMTP-së.

Theksohet më tej në njoftim se, aplikimet për të përmbyllur procedurën e regjistrimit mund të bëhen online përmes portalit qeveritar e-albania.

KRITERET

Kadastra sqaron se, pjesa më e madhe e familjeve që janë të pajisura me AMTP, nuk e kanë ende në duar tapinë apo dokumentin e pronësisë. Kjo, pasi nuk ka përfunduar praktika e regjistrimit. Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton qartë se regjistrimi i Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi do të bëhet vetëm nëse përmbushen 3 kritere. Kështu, duhet që përfituesi i AMTP-së të ketë qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të kooperativës apo ndërmarrjes bujqësore.
Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperative ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi toka, për të cilën është lëshuar AMTP-ja, nuk ka qenë “truall”, përveç rastit të truallit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesit të AMTP-së, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

E.H/gijotina.com/

Etiketa: Dokumentepronat

Lajme të lidhura

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Pas Merkel, edhe Von der Leyen nis turin ballkanik në fund të shtatorit

Pas Merkel, edhe Von der Leyen nis turin ballkanik në fund të shtatorit

TË FUNDIT

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
Breaking Views

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në...

Lexo më shumë
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

14:06 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

13:51 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com