GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin në raportim lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar Territorit, i cili vitet e fundit mori atributet për lejet e kullave të larta dhe fshatrave turistike.

Por përmasa e vërtetë e lejeve reale të ndërtimit u zbulua së fundmi nga rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në buxhetin e shtetit që vilet ndaj lejeve të reja.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga taksat lokale, që përfaqësohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (TNI) për periudhën janar- shkurt 2026 arritën një rekord historik duke kapur shifrën prej 11,2 miliardë lekë.

Të ardhurat nga kjo taksë  janë më shumë se katërfishi i vitit paraardhës (2,586 milionë lekë në 2M-2025) dhe thyen çdo rekord të 30 viteve të fundit. Madje është  dy herë më e lartë se arkëtimet e vitit 2022 ku ishte rekordi i lejeve në të ndërtimit me 2.6 milionë metër katror.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila paguhet nga ndërtuesit në masën 8% të vlerës së shitjes për çdo metër katror të lejuar në kryeqytet dhe nga 4-8% në rrethe, shërben si pasqyra më e saktë e volumit të ndërtimeve të reja.

Të ardhurat nga kjo taksë ishin aq të larta në dy-mujorin e parë, saqë kontribuuan në 63 për qind te të ardhurave shtesë që arkëtoi buxheti në këtë periudhë.

Të dhënat historike tregojnë se 70 për qind e lejeve të ndërtimit jepen në Tiranë. Viti 2026 ka dyfishuar edhe kulmin e vitit 2022, duke treguar se Tirana po kalon një fazë intensive betonizimi që nuk po deklarohet plotësisht në të dhënat të INSTAT i cili nuk pasqyron fluksin e lejeve nga KKT-ja.

Edhe pse numri i lejeve të ndërtimit zyrtare mbetet i nën-raportuar fluksi i taksave nga lejet e ndërtimit konfirmon se Shqipëria dhe sidomos Tirana po përjeton një valë të re dhe masive ndërtimesh, përmasat e të cilës po tentohen të minimizohen përpara opinionit publik.

Edhe në bregdet, sidomos në zonën e Durrësit e Golemi dhe në jug po ndërtohet pa fund, duke zënë pothuajse çdo hapësirë të lirë që kishte mbetur.

Një pjesë e taksës së ndikimit në infrastrukturë paguhet në momentin që merret leja e ndërtimit. Një rritje e tillë kaq drastike e arkëtimeve tregon se sipërfaqja reale e ndërtimit për të cilën janë dhënë leje është shumë më e lartë se 1,3 milionë metër katror që u raportua nga INSTAT në vitin 2025. Teksa arkëtimet janë rritur me 4-fish, logjikisht edhe sipërfaqja e ndërtimit ka ndjekur të njëjtin trend.

Shumë prej lejeve të dhëna në zonën e qendrës ku çmimi referencë i shitjes është i lartë që ndikon edhe në rritjen e të ardhurave.

Në vitin 2016, buxheti i shtetit arkëtoi në janar -shkurt vetëm 681 milionë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa në vitin 2026, kjo shifër është 16 herë më e lartë.

Nëse arkëtimet janë rritur me 333%, nga 2.5 miliardë lekë në 2 mujorin e parë 2025 në 11.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2026, kjo nënkupton se volumi i ndërtimit ose vlera e projekteve të miratuara është rritur në të njëjtën përmasë.

Meqenëse çmimet e referencës janë rritur, një pjesë e rritjes vjen nga vlera, por pjesa dërrmuese vjen nga sipërfaqja e re e ndërtimit që fshihet në raportim zyrtare të INSTAT, por që më pas paguhet në arkën e shtetit.

Të ardhurat e bashkive në dekadën e fundit kanë rritur varësinë nga Taksa e Ndikimit në infrastrukturë, por kjo varësi tani po dominon edhe të ardhurat e pushtetit qendror.

Taksat mbi ndërtimin sollën dy të tretat e shtesës së të ardhurave për 2 mujorin

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në dy mujorin e parë 2026 në pothuajse dy në çdo tre lekë shtesë që kanë hyrë në buxhet kanë ardhur nga tarifat që paguajnë ndërtuesit për lejet e reja.

Kontributi i TVSH-së në rritjen totale është minimal, duke zënë vetëm 4.3% të peshës së shtesës, çka tregon se pa injektimin masiv nga lejet e ndërtimit, rritja e buxhetit do të ishte anemike. Ndërkohë, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë arritur të kontribuojnë me 17% në këtë rritje, duke u renditur si burimi i dytë më i rëndësishëm, por sërish shumë larg volumit që po prodhon taksimi i infrastrukturës në nivel lokal.

Kjo strukturë konfirmon varësinë e lartë të financave publike nga një sektor i vetëm, ndërkohë që taksat e tjera si akcizat apo doganat kanë pasur një ndikim thuajse të papërfillshëm në rritjen e përgjithshme prej 11.5% te të ardhurave./Monitor.al

Etiketa: Kryesore1ndertimeTirane

Lajme të lidhura

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet
Aktualitet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj
Aktualitet

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Para
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet
Aktualitet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26

Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar...

Lexo më shumë
Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

08:22 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 23/06/26
Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet, dopietë nga Mbappe

Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet, dopietë nga Mbappe

07:44 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş