GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lejoi 2240 m² ndërtim jashtë lejes, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe ndërtuesin! 24.9 mln lekë dëm shtetit (EMRI)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lejoi 2240 m² ndërtim jashtë lejes, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe ndërtuesin! 24.9 mln lekë dëm shtetit (EMRI)

Elira Gogo

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasen Elira Gogo ish-drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar shtetit për shkak të shpërdorimit të detyrës nga ish-funksionarja e lartë është miliona lekë.

Akuza shprehetse se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m². Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë, shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Nga hetimet rezultoi se veprimet e shtetases Elira Gogo në cilësinë e Drejtoreshës së ASHK-së Tiranë Veri, janë përpiluar dhe nënshkruar dokumente pa kryer matje në terren, duke u raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale. Këto veprime kanë sjellë përfitim të padrejtë për subjektin ndërtues dhe dëm të interesit publik.

Nga sa më sipër, shprehet prokuroria, rezultoi e provuar se nga ana e shtetases Elira Gogo janë konsumuar elementet e veprës penale të “falsifikim i vulave, stampave ose formulareve”, pasi pa bërë matje në teren ka urdhëruar pagesën e taksës e infrastrukturës dhe sipas saj, sipërfaqja totale e objektit shtesë që do të legalizohej është 80.5 m2. Kur nga akti i ekspertimit sipërfaqja e ndërtimit jashtë lejes së ndërtimit, është 2240m2. Si dhe është konsumuar vepra penale ‘Shpërdorim detyre’.

Ndërkohë shtetasi Sh.B. ka konsumuar elemente të veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” në kushtet e shkeljes së lejes së ndërtimit për qëllim fitimi”, bëri me dije Prokuroria.

Etiketa: KadastraPROKURORIA TIRANE

Lajme të lidhura

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Para
E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lushnjë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, banorët e pallatit telefonojnë policinë pas aromës së rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit,...

Lexo më shumë
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com