GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lejoi dhjetra kopshte private pa license/ Justifikohet drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë

09:43 - 10/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Lejoi dhjetra kopshte private pa license/ Justifikohet  drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident i rëndë i ndodhur në nëntor të vitit 2023, ku një edukatore dëmtoi rëndë një fëmijë 3-vjeçar në ambjentet e kopshtit privat dhe të palicensuar “Stinët” në Tiranë, nxiti një operacion masiv të Policisë së Shtetit për të verifikuar dokumentacionin e një numri të konsiderueshëm institucionesh parauniversitare jo-publike.

Gjatë verifikimeve të kryera nga uniformat blu të Durrësit përgjatë periudhës 13-16 nëntor 2023, u konstatuan të paktën 28 kopshte private pa licensë në qytetin bregdetar.

Ky informacion iu përcoll Prokurorisë, e cila nisi më tej hetimet jo vetëm për kopshtet, por edhe për mënyrën se si e ka kryer detyrën Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës.

Pas më shumë se një viti e gjysëm nga nisja e hetimit, prokuroria konstatoi shkelje të rënda në aktivitetin e drejtorit të kësaj strukture, Hazbi Lika.

Në foto: Drejtori Rajonal (i pezulluar) i Arsimit Parauniversitar, Durrës

Në 26 qershor 2025, Prokuroria e mori të pandehur Likën për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pak ditë më vonë, në 1 Korrik, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e prokurorisë edhe për vendosjen e masës “pezullim nga detyra” ndaj drejtorit Hazb Lika, i cili tashmë do të përballet në proces gjyqësor pa petkun e drejtorit.

“Boldnews.al” ka siguruar dosjen penale, në bazë të të cilës gjyqtari Rexhep Karaj ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit rajonal të arsimit parauniversitar, Hazbi Lika.

“Mbyllja e syve” para kopshteve pa licensë

Në 1 nëntor 2023, në kopshtin “Stinët” në Tiranë u raportua se një edukatore ishte treguar e dhunshme dhe e kishte thyer këmbën një vajze të mitur tre-vjeçare, e cila frekuentonte këtë institucion arsimor privat.

Në vijim të kësaj situate, në 10 nëntor 2023, Drejtoria e Përgjithshm e Policisë së Shtetit hartoi një plan operacion “Për lokalizimin, identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e arsimit parauniversitar”.

Në bazë të këtij plani operacional kombëtar, forcat policore në Durrës zbuluan të paktën 28 kopshte private që kryenin aktivitet tregtar pa licensë vetëm në territorin e qytetit bregdetar.

“Rezulton se më date 13.11.2023 janë kryer 10 (dhjetë) kontrolle në subjektet kopshte e çerdhe dhe kanë dalë pa liçensë 4 (katër) subjekte. Më datë 14.11.2023 janë ushtruar 15 (pesëmbëdhjetë) kontrolle e kanë rezultuar pa liçensë 8 (tetë) subjekte, ndërsa nga 14 (katërmbëdhjetë) kontrolle të ushtruara më datë 15.11.2023 kanër ezultuar 12 (dymbëdhjetë) subjekte pa liçensën përkatëse kurse më datë16.11.2023 janë ushtruar kontrolle në 3 (tre) subjekte dhe kanë dalë 2 (dy)subjekte pa liçensën përkatëse për veprimtarinë që ushtronin”, thuhet në materialin që dorëzoi Policia në Prokurorinë e Durrësit.

Në hetim janë kryer verifikimet e ka dalë se në subjektet që ushtronin veprimtarinë e aktivitetin e paligjshëm në fushën e arsimit parashkollor nuk është kryer asnjë inspektim dhe verifikim prej inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës dhe në këtë mënyrë nuk është vepruar në bazë të ligjit të posaçëm e të rregulloreve të dala në zbatim të tij.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Durrësit për pezullimin nga detyra të Hazbi Likës

Prokuroria ka konstatuar se Drejtori Rajonal, Hazbi Lika, më shumë se një vit para këtij operacioni policor, konkretisht në janar 2022, kishte urdhëruar strukturat vartëse që të kryenin verifikime mbi licensimin e kopshteve private në zonën që ai mbulon.

Nga ai kontroll kishin rezultuar vetëm 2 kopshte të palicensuar, shumë herë më pak se sa shifra 28, që u zbulua nga veprimet policore në nëntor 2023.

Pra, të dhënat tregonin se kishte një diferencë shumë të madhe mes situatës reale të kopshteve të palicensuar në Durrës dhe atyre që ishin zbuluar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës.

Justifikimi i drejtorit Lika

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka pyetur persona të ndryshëm, përfshirë edhe drejtorin rajonal të arsimit, Hazbi Lika.

Fillimisht ai ka shpjeguar fushat ky kryhen inspektimet dhe se inspektorët dalin në terren vetëm me urdhërat e firmosura prej tij. Sipas Likës, këto urdhëra inspektimi për kopshtet private lëshohen vetëm kur ka informacione mediatike, kur informohen nga Bashkia ose kur ka ankesa.

Hazbi Lika ka deklaruar para grupit hetimor se nuk mbante mend nëse ka nxjerrë urdhëra për inspektorët e arsimit parauniversitar të Durrësit dhe se “është e pamundur të inspektohen të gjithë subjektet private në lidhje me aktivitetin që ushtrojnë në fushën e arsimit parauniversitar”.

Në foto: Pjesë nga dosja gjyqësore kundër drejtorit rajonal të Arsimit, Durrës, Hazbi Lika

Drejtoria e Arsimit Parauniversitar të Durrësit ka në varësi Zyrat Vendore Arsimore në qytetet Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Tiranë, Kamëz,Vorë, Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë e Rrogozhinë.

Gjatë hetimeve, ka rezultuar se një pjesë e kopshteve të konstatuar pa licensë nga Policia e Shtetit në Durrës, nuk kishin qenë asnjëherë subjekt të kontrollit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në drejtimin e Hazbi Likës.

Këtë e kanë konfirmuar pronarë dhe administratorë të kopshteve private, të cilët, të pyetur nga grupi hetimor, kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjëherë kontrolle, megjithëse kanë operuar pa licensë.

Bazuar në këto të dhëna, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se Hazbi Lika, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, ka kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në këto kushte, prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka marrë të pandehur. Nga ana tjetër, duke qenë se, pavarësisht pozitës proceduriale si i pandehur, ai mund të vijonte normalisht detyrën e drejtorit, Prokuroria ka marrë miratimin e gjykatës edhe për pezullimin e tij nga ushtrimi i funksionit publik. /Boldnews

Etiketa: drejtorDurrëslicenceshkolall

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com