GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Leka Bungo pranon shkeljet: Pati paligjshmëri në përzgjedhjen e drejtorit të RTSH-së

12:41 - 03/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Leka Bungo pranon shkeljet: Pati paligjshmëri në përzgjedhjen e drejtorit të RTSH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po zhvillohet seancë dëgjimore, me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.

Kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo, është shprehur se në proces ka paligjshmëri.

Ai solli rastin e kandidates Aurora Polo, duke thënë se u fut në garë edhe pse nuk plotësonte kriterin kryesor, dhe po në të njëjtat kushte paligjshmërie ishte zgjedhur edhe zv.drejtoreshë.

“ Mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri, është koshiente sepse nga të gjitha dokumentacionet që kam unë, të gjithë anëtarët e këshillit drejtues e njohin mirë, se zgjedhja e një kandidature, si konkretisht Aurora Polo që u fut në garë së bashku me një tjetër, nuk plotëson kriterin  kryesor për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Por kjo ka një kanal të hershëm. Kjo paligjshmëri ka filluar shumë përpara me të njëjtin personazh siç është Aurora Polo, e cila e propozuar nga Peza për zv drejtoreshë, për arsye të të kundërshtuara të të njëjtit ligj, nuk duhej të ishte zgjedhuar zv.drejtoreshë e përgjithshme. Unë e kam refuzuar, e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash u zgjodh.

Ligji, e cili e pengonte zgjedhjen e saj, është i njëjti ligj që vijon ta pengojë në zgjedhje  drejtoreshës së përgjithshme. Pra, është një nen në statut që thotë; zëvendës drejtori, drejtori i përgjithshëm dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, duhet të kenë 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar audio-vizive“, tha Bungo.

Ai gjithashtu ngriti një shqetësim tjetër, duke thënë se në RTSH mungon transparenca dhe sipas tij kjo është e qëllimtë.

“Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni.  Kjo nuk është e paqëllimtë. Është mbajtur e mbuluar që të mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion.

Përgjatë tre vjetëve, në këshillin drejtues kanë ardhur vetëm 4 herë gazetarë për të transmetuar atë çka merr përsipër për të diskutuar këshilli.

Edhe në një ndërmarrje tjetër të zakonshme, kjo gjë nuk duhet të ndodhte. Kjo nuk është e paqëllimtë”, deklaroi ndër të tjera drejtuesi i Këshillit Drejtues të RTSH.

Bungo: Lidhur me garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm, pas dorëheqjes së Alfred Pezës, unë kam për të treguar një histori që e kam të dokumentuar një për një me vendimet e këshillit drejtues dhe me diskutimet e gjithë procesverbalet e mbledhjeve.

Mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri, është koshiente sepse nga të gjitha dokumentacionet që kam unë, të gjithë anëtarët e këshillit drejtues e njohin mirë, se zgjedhja e një kandidature, si konkretisht Aurora Polo që u fut në garë së bashku me një tjetër, nuk plotëson kriterin  kryesor për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Por kjo ka një kanal të hershëm. Kjo paligjshmëri ka filluar shumë përpara me të njëjtin personazh siç është Aurora Polo, e cila e propozuar nga Peza për zv drejtoreshë, për arsye të të kundërshtuara të të njëjtit ligj, nuk duhej të ishte zgjedhuar zv.drejtoreshë e përgjithshme. Unë e kam refuzuar, e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash u zgjodh.

Ligji, e cili e pengonte zgjedhjen e saj, është i njëjti ligj që vijon ta pengojë në zgjedhje  drejtoreshës së përgjithshme. Pra, është një nen në statut që thotë; zëvendës drejtori, drejtori i përgjithshëm dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, duhet të kenë 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar audio-vizive.

Në rregulloren e RTSH është edhe një pikë tjetër, që thotë se ata që konkurrojnë për poste të tilla, duhet të kenë diploma të arsimuara të profilit të tyre. Në rastin konkret është e shkelur dhe kjo.

Tani po vijmë te procedurat në zgjedhjet e fundit. Kam mendimin se në këshillin tonë drejtues ka pasur shpeshherë ngërçe që kanë penguar hera herës punën dhe nuk kanë ndikuar për mbarëvajtjen e punëve në institucion.

Ka një kontradiktë të vjetër që kur jemi zgjedhur si anëtarë të Këshillit drejtues, mes këshillit drejtues dhe administratës së RTSH. Mbështetur në dokumentacionin që unë kam, janë 18 vendime të këshillit drejtues që nuk janë realizuar nga drejtoria e përgjithshme, megjithëse për ta vendimet e këshillit drejtues duhet të jenë të zbatueshme.

E filloj nga kreu! Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni.  Kjo nuk është e paqëllimtë. Është mbajtur e mbuluar që të mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion.

Përgjatë tre vjetëve, në këshillin drejtues kanë ardhur vetëm 4 herë gazetarë për të transmetuar atë çka merr përsipër për të diskutuar këshilli.

Edhe në një ndërmarrje tjetër të zakonshme, kjo gjë nuk duhet të ndodhte. Kjo nuk është e paqëllimtë.

Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar me shumicë votash, të delegojmë të drejtën për të marrë informacion nga administrata, kryetari i Këshillit Drejtues.

Këtë jam munduar ta bëj rregullisht, por asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje të sakte dhe transparente. Duke filluar me tre drejtorë dhe me këtë të fundit.

Para tre ditësh kam marrë një përgjigje që e kam parë nga Thoma Gëllçi  4 vjet më përpara. Ti i dashur drejtor nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që këshilli e ka të specifikuar.

 

 

 

Etiketa: bungodrejtorRTSH

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Metamorfoza 2″/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Dedan Gjonin dhe grupin e trafikut

"Metamorfoza 2"/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Dedan Gjonin dhe grupin e trafikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com