GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Lekë Negri dhe Chris Botti, së shpejti koncert në Tiranë

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Lekë Negri dhe Chris Botti, së shpejti koncert në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chris Botti katër herë ka dalë i pari në renklistën e albumeve të xhazit Billboard

Knid Ndrenika, Nju Xhersi

Trombisti Lekë Negri së shpejti do të jetë me një koncert recital në Tiranë me kolegun Chris Botti-n, një ndër më të mëdhenjtë e historisë.

Leka dhe Chris (trumpet) kanë luajtur disa herë miqësisht në lokalin e famshëm historik botëror “Blue Note” në Nju Jork.

Muzikanti Chris Botti intepretues në zhanret Jazz, smooth jazz, pop, katër herë ka dalë i pari në renklistën e albumeve të xhazit Billboard.

Duke u njohur me regjistrimin e albumit të tij Night Sessions në vitin 2001, Botti krijoi një reputacion si një muzikant i gjithanshëm në muzikën xhaz dhe pop për aftësinë e tij për të bashkuar të dy stilet së bashku.

Leka pohoi se Krisi i ka premtuar që në një të ardhme të afërt do të luajë në koncert recital në Tiranë megjithë vetë Lekën.

“Të luash në skenë me Krisin?! Padyshim që është vlerësim! E rëndësishme është që Krisi më premtoi se këtë do ta bëjë në Tiranë një ditë bashkë me mua”, – tha Leka shkurtimisht kur u takuam.

Kris Boti në vitin 2013, Botti fitoi çmimin Grammy në kategorinë e albumit më të mirë instrumental pop, për albumin Impressions.

Ai u nominua gjithashtu në vitin 2008 për albumin e tij Italia dhe mori tre nominime në vitin 2010 për albumin live Chris Botti në Boston.

Asisoj na mbetet për të pritur paksa derisa ta shohim Lekën dhe Krisin së bashku në recital.

Pasi përfundoi Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 2000, Leka ka qenë radhazi ndër vite pjesë e orkestrave të televizioneve kryesorë në Shqipëri veç RTSH-së, edhe në Klan dhe Top Channel.

Leka është pjesëtar prej 1998-1999 i orkestrës simfonike të RTVSH-së dhe për vite me radhë si tepër i shquar në trombë në Shqipëri, Leka mbeti besnik i virtuozitetit në leximin me dashuri të pentagramit.

Ja cili është Lekë Negri, shkodrani që u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 2000.
Ai ka shkëlqyer si trombës në Festivalet Ndërkombëtarë të Operës “Marije Kraja”, ndërsa ka punuar me dirigjentë të shquar si Ermir Krantja, Jacopo Sipari, Martin André, Leonardo Quadrini, Sinopoli, Cuhng etj.
Përveç arritjeve të shumta simfonike duke u shfaqur në shfaqjet dhe rrjetet Top TV, Leka ka zgjeruar repertorin e tij duke bashkëpunuar me grupe të njohura pop, jazz dhe blues, duke përfshirë grupin origjinal “Blues Brothers”, duke regjistruar me saksofonistin Lou Marini dhe kitaristin Steve Cropper. Në botën e kinemasë, Leke njihet për performancën e tij të përbashkët muzikore me muzikantin Fatos Qerimi, në regjistrimin e muzikës për filmin “Letra në erë” të vitit 2003, me regji të Edmond Budinës. Leke Negri ka organizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie për Caritasin Shqiptar, duke bashkëpunuar ngushtë me sopranon e famshme Ermonela Jaho dhe baritonin Gëzim Myshketi.

Etiketa: koncertLeke negriTirane

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
SPAK godet grupin e kokainës në Durrës, ja çfarë përfaqësojnë emrat

SPAK godet grupin e kokainës në Durrës, ja çfarë përfaqësojnë emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com