GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lekët mi dhuron motra”/ ONM ngre dyshime mbi pasuritë e gjyqtares Elbana Lluri

20:34 - 28/03/22
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lekët mi dhuron motra”/ ONM ngre dyshime mbi pasuritë e gjyqtares Elbana Lluri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtarja Elbana Lluri ka dhënë një sërë argumentesh sot  në seancën dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën për të justifikuar pasurinë e saj dhe llogaritë bankare me shuma marramëndëse. Ajo vuri disa herë theksin te lidhja e veçantë me motrën që i kishte dhuruar disa milionë lekë në forma të ndryshme. Lluri i dha këto argumente ndërsa këmbënguli në seancë që vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte konfirmuar atë në detyrë të mbetej në fuqi, pavarësisht ankimimit të Komisionerit Publik.

Por vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs ngriti dyshime mbi argumentet e gjyqtares. Pas një seance të shkurtër pyetje-përgjigje të fokusuar mbi dhurimet që Lluri pretendonte, Jacobs tha se i dukej sikur motra e gjyqtares kishte shërbyer për të “mbushur gropat” në deklaratat e saj të pasurisë. Sipas Jacobs, deklarimet e Llurit për dhurimet nga motra ishin të pambështetura në asnjë provë që të tregonin ekzistencën e tyre. “Kjo më bën të mendoj që ose ju nuk e njihni ligjin për ILDKPKI, ose kjo është makineria më e madhe e pastrimit të parave që unë kam hasur gjatë procesit të rivlerësimit,” tha Jacobs.

Gjyqtarja i kundërshtoi konstatimet. Ajo tha se e motra dhe bashkëshorti i saj kishin 30 milionë euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, dhe i konsideroi dhurimet për të si normale nisur nga “marrëdhënia e veçantë”. Debati mes Llurit dhe Jacobs u zhvillua në fund të seancës në Kolegji e Posaçëm të Apelimit, ku gjyqtarja po përballet me ankimin e Komisionerit Publik që kërkon rihetimin e pasurisë së saj dhe ngre dyshime mbi të ardhurat e përdorura për blerjen e dy apartamenteve dhe dy makinave.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri u konfirmua në detyrë më 2 shkurt 2021, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj, duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qenë i plotë ose ishte në kundërshtim me praktikën e vendosur tashmë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu vendimin e konfirmimit duke kërkuar rihetim për Llurin.

Trupa e KPA, me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, vendosi të hënën të rihapë hetimit për gjyqtaren, pasi pranoi disa prova të reja prej saj dhe dëgjoi parashtrimet e palëve.

 

Parashtrimet dhe mbrojtja

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i qëndroi ankimit të bërë më herët. Ai tha në fjalën e tij se kërkonte nga Kolegji hetim më të thelluar mbi pasuritë e Llurit, konkretisht sa i përket blerjes së një apartamenti 125 metra katrorë në Tiranë, një apartamenti 126 metra në Vlorë, mundësive të prindërve për të dhënë hua 25 mijë euro, burimet për të mbuluar 2.6 milionë lekë në shpenzime udhëtimi.

Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së që të kryejë një analizë të re financiare për subjektin dhe të riçelë hetimet për të. “Mbështetur në parashikimet e nenit F, pika 3 e aneksit të Kushtetutës, kërkojmë që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke disponuar çeljen e hetimit dhe marrjen e provave përkatëse, sipas kërkimeve të ankimit dhe kësaj parashtrese”, lexoi Ballhysa.

Ballhysa po ashtu këmbënguli që KPA të hetonte lidhjen mes subjektit dhe një Audi Q7, e blerë nga ish-vjehrri i saj dhe në përdorim nga ish-bashkëshorti, gjyqtari Gerd Hoxha, vendimi për konfirmimin në detyrë të të cilit po ashtu është ankimuar në Kolegj. Ai tha se Kolegji duhej të hetonte pretendimet e Llurit mbi mungesën e detyrimit për ta deklaruar këtë makinë. Gjyqtarja u mbrojt duke i vënë në dukje Kolegjit se pasuria e saj ishte hetuar dy herë nga dy trupa të ndryshme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe se në të dyja rastet nuk ishin gjetur probleme. Ajo tha se edhe pse procesi ndaj saj dhe procesi ndaj ish-bashkëshortit, Gerd Hoxha ishin të veçantë, pasuria e saj u ishte nënshtruar verifikimeve dhe ishte konsideruar si e ligjshme në të dy rastet.

 

 

Etiketa: dyhsimeElbana LlurigjyqtarekorrupsionKPAmashtrimeONMpasuri

Lajme të lidhura

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Para
Vendoste skedina me celular, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Vendoste skedina me celular, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com