GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Leksionet që Britania i dha sërish botës/ Si u rrëzuan krerët nga froni

09:03 - 09/07/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bie qeveria britanike, 5 arsyet që detyruan kryeministrin Johnson të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim: kur vendosin se ka ardhur koha të hapin ‘dritaret’, dhe të ndryshojnë ‘ajrin’, ata e bëjnë atë. Kështu materializohet vazhdimisht ndryshimi në Doëning Street.

Në rastin më të mirë, ai mund të vendoset nga votuesit nëpërmjet zgjedhjeve. Por në raste të jashtëzakonshme edhe nga vetë partitë politike. Kjo gjë ka ndodhur tashmë disa herë në të kaluarën. Mjafton të kini parasysh Margaret Thatcher, sa për të përmendur një nga rastet më të famshme.

Më pas e njëjta gjë ndodhi me Theresa May, David Cameron dhe dje me Boris Johnson. Sigurisht, arsyet janë të ndryshme, por thelbi nuk ndryshon:partia vendos se është e dobishme të bëjë ndryshime, dhe udhëheqësi ftohet (është më e saktë të thuhet detyrohet) që të largohet.

Në Britaninë e Madhe nuk ka udhëheqës politikë të përjetshëm. Atje ndryshimi nuk perceptohet si një vlerë negative apo si një poshtërim, por si një mundësi. Ndërsa britanikët nuk e patën problem të dërgojnë në shtëpi edhe një gjigant si Ëinston Churchill, fitues i Luftës së Dytë Botërore së bashku me Aleatët (u mund në zgjedhjet parlamentare të vitit 1945 nga Partia Laburiste e Clement Attlee), ka më shumë liderë që kanë dalë në pension më herët nga të njëjtat parti politike.

Më lart përmendëm rastin e Zonjës s Hekurt, Margaret Thatcher, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 1990, pasi mbeti pakicë në Partinë Konservatore. Pas largimit të saj, Michael Heseltine mori drejtimin e partisë ndërsa John Major u dërgua në vend të saj në 10 Doëning Street.

Me gjithë ndryshimet e mëdha që solli në vendin e saj, dhe pavarësisht se u bë një ikonë e botës konservatore në nivel global, së bashku me presidentin amerikan Ronald Reagan, Thatcher nuk ishte në gjendje të kapërcente valën e madhe të antipatisë publike, që prodhoi sidomos miratimi i një takse të re fikse, e njohur si ‘taksa e votës’.

Po ashtu, ajo pagoi një kosto të rëndë edhe për qëndrimet e saj në Komunitetin Evropian, të cilat nuk kishin dakordësinë e të gjithëve në Partinë Konservatore. Udhëheqja e një partie në Britaninë e Madhe, vendoset në mënyrë demokratike.

Duhet një numër i caktuar firmash nga kolegët deputetë (konservatorët parashikojnë në statusin e tyre 8 firma), për të qenë në gjendje të garosh për udhëheqës. Pastaj delegatët vendosin pasi mblidhen në një asamble. Procedurat janë shumë të shpejta, dhe zgjasin maksimumi disa javë.

Dhe nuk ka nevojë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Pasi të jenë larë hesapet brenda partisë, kreu i ri i partisë i prezantohet Mbretëreshës, e cila e mandaton për të formuar kabinetin e ri qeveritar. Që të gjitha ndodhin me një thjeshtësi dhe transparencë ekstreme.

Natyrisht nuk mungojnë grindjet e brendshme dhe lojërat e pushtetit, sikurse ndodh në çdo sistem politik. Por në dallim nga Italia, reduktohen në minimum sjelljet bizantine dhe ‘revolucionet për hir të revolucioneve’. Ashtu siç janë pothuajse joekzistente ‘dramat’që luhen para publikut.

Nëse një udhëheqës mposhtet dhe largohet nga dera, ai nuk mund të rikthehet nga dritarja, ndoshta i veshur me një kostum tjetër, duke pretenduar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky është gjithashtu një ndryshim tjetër i madh midis sistemit britanik dhe sistemit politik italian.

Nëse Churchill u dërgua në shtëpi pasi mundi nazistët, Johnson u rrëzua pasi mundi pandeminë e Covid-19. Pra historia përsëritet në vijimësi. Pavarësisht se çfarë gjërash të miramund të kenë bërë liderët, politika britanike ka një normë shumë të lartë të qarkullimit të elitave drejtuese. Dhe kjo gjeneron antitrupa të fuqishëm kundër çdo lloj sëmundjeje.

Etiketa: Britanifjigandleksionmesimpushtetareshkarkime

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Van Cramon ndez shpresën për Kosovën: Deri në fund të vitit mund të ketë….

Van Cramon ndez shpresën për Kosovën: Deri në fund të vitit mund të ketë....

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com