Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në zonën e Kamzës.
Sipas policisë, lënda e dyshuar nuk ka shpërthyer, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.










Discussion about this post