GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Lëreni Bashën të qetë në të drejtën e vet

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi ankthin e vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Sado paradoksale që të duket Lulzim Basha ka shumë fish më tepër të drejtë sesa kundërshtarët e vet brenda grupit të vulës, që duan të pengojnë rizgjedhjen e tij në 29 korrik. Një grup deputetësh po reken ta ndalin atë të zhvillojë garën karagjoze kundër kandidatit me brëtela, Gjergji Hani, me pretendimin se kjo po ndodh në shkelje të regullave të lojës.

Ata pretendojnë mbështetjen e shumicës së anëtarëve që kanë mbetur nga i ashtuquajturi Këshill Kombëtar, të cilin duan ta mbledhin sërish. Ata reken të argumentojnë se përkrahen nga pjesa më e madhe e deputetëve që i qëndruan deri në fund besnikë vulës. Ata këmbëngulin se vendimet e kryesisë, nën kërcënimin e të fortëve janë nul. Dhe aty, brenda sherrnajës së botës së tyre të vogël, ata mund të jenë në të drejtën e tyre që të mos bien dakord me këtë farsë.

Por, e parë nga lart, përpjekja që po bëjnë ngjan qesharake dhe e panevojshme. Ata duken po aq absurdë sa një mjek që do të ruajë funksionin e organeve të një trupi që ka dhënë shpirt; po aq naivë sa një zjarrfikës që vazhdon të hedhë ujë mbi një godinë të shkrumbuar; po aq hipokritë sa dikush që bën sikur kërkon një send që e di se është zhdukur.

Beteja e tyre imagjinare po zhvillohet për një PD që ata shtiren sikur e kanë, por që prej kohësh, mbi gjysëm milioni votues i janë arratisur diku tjetër.

Çmenduria që predikojnë është se u kujtuan tani, ti kërkojnë Lulit regulla, kur ai i ka injoruar ato prej dy vitesh, pikërisht me bekimin e tyre. Janë po të njëjtët që e mbështetën Bashën në formulime debile si mos lejimi i një kuvendi anti-amerikan. Po ata që njohën një forum me 5 mijë delegatë në një sallë me 2 mijë karrige. Po ata që u fshehën pas dyerve të blinduara, deri sa sambistët e Ramës u shpëtuan kokën. Po ata që edhe pas 6 marsit vijuan betejën për të mbajtur vulën me bekimin e pushtetit.

Të gjithë së bashku ata aktrojnë sikur luftojnë në emër të një PD-je, që s’do ekzistonte prej kohësh, sikur Edi Rama dhe Taulant Balla nuk do ta kishin mbështetur me para dhe gjykata, për ta përdorur si një opozitë fallco.

Nëse kjo butafori, që ata vazhdojnë ta konsiderojnë si Partia Demokratike, ekziston ende, një gjë e tillë ndodh vetëm për shkak se Ramës i duhet diversioni Basha. Ajo është një dhuratë eksluzive për Lulin, në favor të punëve që ai i mbaron pushtetit.

Pra, në thelb, deputetët që kundërshtojnë zgjedhjet e 29 korrikut duan ti rrëmbejnë Lulit, me rregullore, statut dhe parime, një gjë atij ka vendosur t’ia falë Edi.

A mund të ndodhë kjo? Duhet të jesh naiv ta besosh dhe donkishotesk ta provosh.

Po edhe sikur të imagjinojmë të pa imagjinueshmen. Sikur të ndodhë që ata të tregohen me të fortë dhe të arrijnë t’ia rrëmbejnë Lulit dhe një grushti ushtarësh të tij atë që pretendojnë. Çfarë do fitonin kur dihet se një shumicë dërrmuese demokratësh ka vendosur se PD-ja e vërtetë është diku tjetër. A do pranonte të bëhej grupi më i ri anti-bashë trashigimtar i një fraksioni me vulë nga pushteti? Beteja e tyre nuk është as praktikisht reale, as ndershmërish morale.

Në këtë kuptim, Lulzim Basha është më koherent dhe më i qartë në synimet e tij. Atij rilindja i ka dhënë një vulë në dorë dhe për ta futur atë në xhep nuk ka nevojë, as për demokraci të brendëshme, as për pallavra me statut. Ai po ndjek të njëjtën rrugë që nisi kur përjashtoi personalisht Berishën, kur bashkoi votat me socialistët, kur organizoi kuvend me figurantë me mëditje, që i numëronte Jemini, kur dha dorëheqjen pa tërhequr emrin nga regjistri i partive, kur fallcifikoi letrën për të lënë trashigimtar elektoral Alibeajn.

Ai është i qartë për hapat që ka hedhur dhe i di dhe përfitimet që pret t’i kthehen. Prandaj ai do të vazhdojë në këtë drejtim. Këtu absurdë janë ata që flasin për demokraci në një çetë që nuk është më parti. Dhe sado që luftojnë në këtë kah, aq më anormalë duken. Pikërisht për këtë duhet ta lënë Bashën në fatin e vet, për të cilin, deri në gjysëm të rugës, koontribuan dhe ata që të jetë ky i sotmi. /Lapsi.al/

Etiketa: BASHAbushatiPDvula

Lajme të lidhura

“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, por sa pagoi shteti shqiptar për finalen e UEFA Conference League?
KRYESORE

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, por sa pagoi shteti shqiptar për finalen e UEFA Conference League?

11:36 - 08/07/26
Para
Ndahet nga jeta sulmuesi legjendar i Anglisë

Ndahet nga jeta sulmuesi legjendar i Anglisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com