GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Lëreni Veliajn të ikë jashtë, por vetëm në Bashki mos e lejoni

12:58 - 26/06/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja ‘Buka’/ Manjani: Pse nuk është nën hetim edhe Erion Veliaj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Erion Veliaj nuk duhet ndaluar të ikë jashtë shteti, por të mos hyjë në bashki.

Dëmi hetimeve dhe pengesa ndaj drejtësisë vjen nga prezenca e Tij në bashki, jo kur del jashtë shteti.

Natyrisht nuk jam (s’kam qenë kurrë) mbështetës i paraburgosjes së njerëzve pa akuza të kopsitura, ndaj nuk mbështes as paraburgosjen e Erionit, sado e pëlqyeshme të jetë kjo gjë për turmën.

Por për barazi para ligjit Fredi Beleri, Fatos Tushe apo Lefter Alla, veç e veç apo të gjithë së bashku (shto këtu edhe të arrestuar të tjerë për vepra penale në detyrë, përfshi edhe Lefter Kokën) kanë bërë shumë më pak sesa Erion Veliaj.

Gjithashtu, të ndalosh (pa ligj) të shkojë në Parlament kryetarin e opozitës që as prish prova e as i bën dëm drejtësisë dhe, të lejosh të ushtrojë detyrën publike një keqbërësi të dyshuar seriozisht, është totalisht jologjike dhe krejt e padrejtë.

Trajtim favorizues dhe diskriminues i hapur nga ana e Gjykatës më të lakuar në vend.

Në emër të barazisë para ligjit janë dy zgjidhje: ose të arrestuarit e tjerë lirohen dhe u ndalohet pasaporta, ose Erioni i bashkohet atyre në paraburgim.

E përsëris, nuk jam për paraburgim që të kënaqet turma. Paraburgimi është mjet bolshevik dhe tashmë ai konsiderohet dënim de fakto.

Erion Veliaj duhet ndaluar të ushtrojë detyrën publike nga ku vijon të sjellë dëme. Kjo do ndihmonte edhe hetimin edhe qytetin.

Se ikën jashtë shteti, nuk më shqetëson fare. Po fare, fare. A ka mundësi të japin edhe një pasaportë tjetër madje dhe, t’i marrin një kaucion financiar të majmë si detyrim për t’u paraqitur tek OPGJ.

Të ikë jashtë e të hajë edhe ai makarona po të dojë. Më mirë të hajë makarona andej sesa të hajë taksa e pasurinë tonë këtu.

****

Gjithmonë nëse është e vërtetë se SPAK kërkon ndalimin e ndaljes jashtë shteti ndaj Tij.

Nëse kjo është e vërtetë janë lodhur kot “kolegët” e Erionit.

Etiketa: BashkiVeliaj

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Si u lidh Veliaj me Xhavit Ismailin që i dha 7 MLN euro për parkingun e vogël me 40 vende tek ‘Avni Rustemi’

Si u lidh Veliaj me Xhavit Ismailin që i dha 7 MLN euro për parkingun e vogël me 40 vende tek ‘Avni Rustemi’

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com