GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Less: Fatkeqësi strategjike për Kosovën që marrëdhëniet me SHBA janë…

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Less: Fatkeqësi strategjike për Kosovën që marrëdhëniet me SHBA janë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-diplomati britanik, Timothy Less beson se në sytë e diplomatëve perëndimorë, Kosova shihet si pengesa kryesore për zgjidhjen e problemit me Serbinë në veri. Less i tha Gazetës Express se ndërkombëtarët e shohin si problem mospranimin e kompromisit nga të dyja palët, dhe zgjidhjen, thotë ai, e shohin në përdorimin e sanksioneve apo detyrimin ndaj Kosovës. Nëse Kosova vazhdon ta sfidojë SHBA-në për çështjen e veriut, sipas Less “rrezikon izolimin diplomatik”.

Studiuesi në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it thotë se kombinimi i qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë e solli këtë situatë në veri, por thekson se shpërthimi i dhunës pason një vit me tensione në rritje. “Perëndimi më pas i nervozoi të dyja palët – dhe veçanërisht Kosovën – duke propozuar një plan që i kalon vijat e kuqe përkatëse”, thotë Less. Rrjedhimisht, ai thotë se të dyja palët reaguan duke u përpjekur “të krijojnë fakte të reja në terren në veri”.

Qëndrimi i fundit i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe fakti që dy kryetarët e rinj të veriut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkuan në takim ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, sipas ish-diplomatit tregon se “marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës kanë rënë në nivelin më të ulët historik”, gjë që ai e përshkruan si një “fatkeqësi strategjike për Kosovën”.

Less thotë se për Qeverinë e Kurtit tani është në pyetje nëse përfundimisht do të ketë sukses në përpjekjet për ta integruar veriun në pjesën tjetër të Kosovës apo nëse do të tërhiqet për çështjen e kryetarëve të komunave, që ai thotë se do të ishte një pranim se nuk mund ta arrijë këtë qëllim.

 

INTERVISTA:

 

Si e komentoni këtë krizë të fundit në veri?

Timothy Less: Prapa çështjes së zyrave të kryetarëve të komunave e shoh çështjen  kryesore – statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës. Për qeverinë tani në pyetje është se a do të ketë sukses në përpjekjet e saj për ta integruar veriun në pjesën tjetër të Kosovës apo nëse ajo do të tërhiqet për çështjen e kryetarëve të komunave, që do të ishte një pranim se nuk mund ta arrijë këtë qëllim.

 

Cila mendoni se është arsyeja kryesore që tani e kemi këtë krizë?

Less: Arsyeja imediate është një kombinim i kundërshtimit serb ndaj kryekomunarëve të rinj dhe insistimi i qeverisë që ata t’i marrin plotësisht pozitat e tyre, që do të thotë të kenë qasje në zyrat e tyre komunale. Megjithatë, shpërthimi i dhunës pason një vit me tensione në rritje. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë e shtyu Kosovën që të pretendonte në veri dhe të nxiste anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Serbia ka reaguar duke nisur bojkotin e saj ndaj institucioneve. Perëndimi më pas i nervozoi të dyja palët – dhe veçanërisht Kosovën – duke propozuar një plan që i kalon vijat e kuqe përkatëse. Rrjedhimisht, të dyja palët kanë reaguar duke u përpjekur të krijojnë fakte të reja në terren në veri, gjë që i sjell gjërat atje ku janë tani.

 

Si e komentoni qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në këtë dhe çfarë ju thotë juve fakti që dy kryetarët nga partia e tij nuk ishin në takimin me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier?

Less: Më thotë se marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës kanë rënë në nivelin më të ulët historik, gjë që është një fatkeqësi strategjike për Kosovën. SHBA-ja është sponsori kryesor i jashtëm i vendit dhe Kosova ka nevojë për të për të arritur ndonjë nga synimet e saj kryesore, mbi të gjitha njohjen nga Serbia dhe pranimin në bashkësinë ndërkombëtare. Në të kundërtën, nëse Kosova vazhdon ta sfidojë SHBA-në për çështjen e veriut, atëherë rrezikon izolimin diplomatik dhe tërheqjen e mbështetjes amerikane siç e ka kërcënuar tashmë ambasadori. Kosova mund të mendojë se SHBA-ja e ka gabim në parim kur insiston në dorëzimin e veriut të Kosovës, dhe është e mundur që të ketë një debat për këtë. Megjithatë, në praktikë SHBA-ja po këmbëngul për këtë dhe, për mirë a për keq, SHBA-ja e ka fuqinë në këtë marrëdhënie.

 

Pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq e vuri ushtrinë në gatishmëri?

Less: Është e qartë se ishte një paralajmërim për Kosovën që të mos bëjë asgjë që mund t’i dëmtojë serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Unë gjithashtu e shoh atë si një sinjal nga Serbia se sa larg është e gatshme të shkojë për ta parandaluar integrimin e veriut të Kosovës në pjesën tjetër të vendit.

 

Çfarë ndikimi do të kenë këto tensione në dialog?

Less: Ato janë padyshim një pengesë e madhe. Është e vështirë tani të shihet se si të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje bazuar në planin e BE-së, të cilin asnjëra nuk e kishte pranuar gjithsesi.

 

Cila mendoni se mund të jetë zgjidhja?

Less: Kjo varet se si përcaktohet problemi. Nga këndvështrimi i Kosovës, problemi është refuzimi i Serbisë për të pranuar se veriu i Kosovës është pjesë e një shteti të pavarur kosovar dhe zgjidhja është që të bëhet realitet në terren duke pohuar autoritetin e saj politik. Nga këndvështrimi i Serbisë, problemi është pretendimi i Kosovës për një territor të populluar me serbë, të cilën duan të mbeten pjesë e Serbisë, për të cilët zgjidhja është vazhdimi i bllokimit të integrimit të veriut të Kosovës. Ndërkaq, nga këndvështrimi i diplomatëve perëndimorë, problemi është mospranimi i kompromisit nga të dyja palët, për të cilët zgjidhja është përdorimi i sanksioneve dhe detyrimit, sidomos ndaj Kosovës e cila shihet si pengesa kryesore të progresit./GazetaExpress

Etiketa: KosovaLessSHBA

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Ekspertët na “çudisin”: Burrat kanë urinuar gabim gjatë gjithë jetës, duhet që…

Ekspertët na “çudisin”: Burrat kanë urinuar gabim gjatë gjithë jetës, duhet që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com