GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Letra e Skënderbeut për popullin shqiptar

21:54 - 06/05/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra e Skënderbeut për popullin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Fort të nderum shqyptarët e mi,

Në datën e lindjes sime desha t’iu falënderoj përzemërsisht për urimet që ndoshta mi dërgoni nesër e tutje, për shkak se sot, më thanë se keni një dasëm të madhe (mbase më të madhe se dasma ime motmoti me Donikën). Gaz e gëzime paçi në jet e mot!

E kuptueshme që populli harliset ca në dasëm, por nuk po di çka po bajnë liderat tuj, pasardhësit e mi në këto troje.

VI shekuj kanë kaluar dhe më duket sikur janë veç 6 ditë.

Bota ka ndryshue, por disa gjana mbeten të përjetshme ndër ne shqyptarët.

Sot është dita me përkujtue e me falenderue shkëlqesinë e tij ambasadorin e Venedikut që jo vetëm më pajtoi me vllaun tim Lek Dukagjini, por edhe ndihmoi fort për organizimin e Besëlidhjes së Lezhës.

Porosia ime për ju sot asht: Nigjoni ambasadorët e vendeve mike, se pa ta do vriteni vllau me vllaun. Ja edhe sot vetëm ambasadorja e Venedikut të kohës tuj (SHBA) u kujtue për datelindjen time me një postim në Instagram.

Ligshtohem fort kur më thonë se shqyptarët po e lan Shqypninë mbi themelet e së cilës u bë kurban gjak trimash e trimreshash.

Duhet me qenë krenar që jemi shqyptar, jemi në trojet tona e për to kemi derdh boll gjak me ja lanë sri-lankasave, indianëve e ku po e di unë se kush po vjen tjetër…

Kam nigju se jo vetëm keni ba paqe me otomanët, por jeni edhe miq, biles edhe telenovelat e tyne fort po i shikjoni!

Ani. Boll mirë. Edhe unë, kam luftue, por edhe kam ba ujdi me turkin, gjithnji në interes të Shqypnisë…

Por siç ka than këto ditë Papa në Vatikan: “askush nuk asht anmik pergjithmonë”

Tash që ka ardh moti mos me luftue me otomanët apo edhe me kojshitë, duhet me luftue anmikun që po largon shqyptarët nga trojet e veta të lashta sa vetë bota.

E kam fjalën për armikun e padukshëm e jo për at dreq virusi që ju msheli në votrat tuaja tri vite ma parë, por për korrupsionin.

Brengosem fort për këtë armik të egër. “Korrupsionin s’na e kanë sjellë të huajt, por e kemi mes nesh”.

Duhet me u përball pa mshirë, me e luftu edhe ma egër se ç’kam luftue unë turkin.

Duhen ligje të rrepta e ndëshkime të ashpra, Fort ma t’ashpra se ato të Kanunit të Lek Dukagjinit.

Duhet me luftue, por jeta asht edhe me e jetue.

Duhet me e zhvillu Shqypninë se trulli asht pjellor. Në kohën teme krypa ishte sendi ma me vlerë. Dhelpra (Vendediku) ma lypi me e marr me koncesion, por e nuhata që e kishin davanë me hile. Andaj kujdes me koncesionet apo PPP-të si po i thojni ju sot.

Ato varfnojnë popullin e pasunojnë një grusht batakçijsh nga ata që janë gati me i von zjarrin Shqypnis me e bo parcel per do prona të tyne.

Porosia ime e fundit për ju sot ka të baj me atdhedashuninë.

Duajeni atdheun dhe gjuhën shqype or shqyptar t’mir.

Gzohem fort se ata qi 600 vjet ma parë shkun e lypën azil në Itali e kanë rujt gjuhën, doket e zakonet tona e ligshtohem fort kur nigjoj se shqiptarët që lypin azil sot në Europë po e harrojnë shqyen e nuk po ua mësojnë cullave të vet.

Porosi ime për ju asht ajo që ju kam lanë para se të ndërroja jetë:

Qëndroni të bashkum në Europën e Bashkume.

I juaji

Skanderbe

P.S. A munet kush me m’dërgu dy kart e letër e me m’kthjellu do vogëlsina:

1.Pse emnin tim Skënderbeu ja keni vendos ekipit të futbollit të Korçës, e jo të Krujës?

2. Pse emnin tim, emnin e heroit tuj kombtar ia keni njit nji pije alkoolike?

3.Pse nuk ma keni gjet ende vendlindjen? Has? Mirditë? Mat? Dibër?

4.Pse shpatën dhe përkrenaren tim e keni lënë në Vienë?

5.Kush asht ky burrë sot tek ju që nji gru ministresh m’kan thanë e ka krahasur me mu Skanderbeun?

6.Vrana Konti m’ka raportue se ka nis nji debat me ma ça nëntoken te trulli madh me emnin tim në Tiranë e ksisoj me liru trafikun. Boll mir ja bëni po a mundet me kalu me kal aty?

7.Dikur mblodha ca thupra për me i diftu princave shqyptar se duhet me ken t’bashkue. Po tani për ça po i perdoni thuprat, për t’u bashku apo për t’i nxjerr syt njani-tjatrit?

Ju falemners!

Etiketa: Lutfi Dervishiskenderbeu

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
“Mos përhapni panik”, policia e Durrësit reagon për denoncimin e FRPD

"Mos përhapni panik", policia e Durrësit reagon për denoncimin e FRPD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com