GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Letra prekëse e 18-vjeçares shqiptare që u shua nga kanceri

18:20 - 17/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra prekëse e 18-vjeçares shqiptare që u shua nga kanceri

Gerta Allushi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa gjëra në moshën 18-vjeçare as që duhet të ekzistonin. Një sëmundje e pashërueshme e mori kështu, në lule të rinisë Gerta Allushin, një vajzë që vijoi të  buzëqeshte, edhe kur sfida u bë e vështirë.

Ajo u shua në spitalin Burlo Garofolo të Triestes. Me origjinë shqiptare, ajo kishte lindur në Itali dhe jetonte në Tauriano me të ëmën Alma, babain Arben dhe motrën Ana, të cilët sot i ka lënë me një boshllëk të paimagjinueshëm.

Studente në liceun Grigoletti, pavarësisht tumorit që e zbuloi në vitin 2018-të, ajo vijoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit sepse donte të diplomohej me çdo kusht.

Ndonëse vetëm 18 vjeç, il Messaggero përcjell një letër të Gertës, që nuk ka nevojë për koment.

Letra

“Një gjë për të cilën shpesh jam qortuar nga familja dhe njerëzit e mi të dashur, por për të cilën në të njëjtën kohë edhe lëvdohem është fakti që vijova të studioj dhe të bëj atë që bëja gjithmonë, në çdo moment të sëmundjes, edhe në ato më të vështirët. Kam menduar gjithmonë që ishte e vetmja zgjedhje që kisha, fundja i thoja vetes, jam adoleshente, çfarë mund të bëj tjetër. Nuk doja në asnjë mënyrë që të ndihesha ndryshe, apo thjeshtë të më shihnin si një vajzë të sëmurë, edhe ndonëse isha”.

“Tani që e mendoj, mundesha fare lehtë që t’i lija të gjitha në pauzë, sepse kisha mjaft gjëra për të menduar e për të pësuar. Por çfarë kuptimi do të kishte pasur? Thjeshtë do isha mbyllur në vetvete dhe të lija sëmundjen që të merrte më të mirën nga unë, të më dënonte dhe të më burgoste. Ndaj vijova të bëja jetën time si gjithmonë, të studioja, të takoja miqtë e mi, të shqyrtoja çdo mundësi aktiviteti që më ofrohej, ndonëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do e kisha privuar veten nga shumë momente, njohje dhe eksperienca që më ndryshuan mua si njeri dhe këndvështrimin tim për gjërat”.

“Ndaj mendoj që një zgjedhje që kam bërë, që më ka dhënë mundësinë të jem e lirë, ka qenë pikërisht që ta jetoja jetën që do kisha jetuar nëse nuk do isha sëmurë dhe të mos e lejoja sëmundjen që të më kushtëzonte. Nuk mund të them se gjithçka ka qenë e thjeshtë, madje me raste jam sforcuar më shumë sa duhet, por kur e mendoj them që ia ka vlejtur. Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj pavarësisht sëmundjes”.

Etiketa: Gerta Allushiletra

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Përfundon numërimi për anëtarët e Kryesisë së PD, kush është më i votuari

Primaret e PD do përsëriten në Dibër, ja kur zhvillohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com