GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Letra sekrete e Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra sekrete e Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një letër të shkruar në 23 maj të vitit 2018 nga i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, vrasje për të cilën pretendon se e ka porositur Ymer Lala. Luftar Reçi, i cili ka rrëfyer për vrasjet e bujshme të viteve 2005, ia dërgon letrën 34-vjeçarit Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili në tetor të 2021 vrau për arsye banale kryekamerierin e një restorant në Elbasan, Gazment Kurmakun, për rezervimin e një tavoline.

Erjon Llapushi dhe Luftar Reçi kanë kaluar një periudhë të caktuar kohe bashkë në burg, duke krijuar miqësi. Ndërsa Llapushi ka dalë nga burgu për të kryer krimin e radhës, Luftar Reçi i shkruan një letër, ku flet për informacionet e tij të thella se si funksionon nëntoka e krimit në Shqipëri si dhe për lidhjet me kupolën e policisë dhe politikës.

Në letrën prej 10 faqesh, Luftar Reçi, i shkruan Erjon Llapushit, i cili sot është një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, se di kaq shumë krime të pazbardhura, saqë nëse do t’i tregonte, në Shqipëri duhet të hapet një burg i ri.

Luftar Reçi flet në letër për lidhjet me Agron Kuliçajn, ish truprojën më të besuar të Sali Berishës dhe më pas zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga vitit 2005 deri në vitin 2013. Kuliçaj ka pasur në letra epror fillimisht Bajram Ibrajn, më pas Ahmet Premçin, ndërsa në fund Hysni Burgajn, por në realitet ka qenë shef i të treve.

Luftar Reçi, një nga njerëzit e rëndësishëm të botës së krimit, i shkruan Erjon Llapushit, se mik për jetë dhe mik shpie ka pasur vetëm Agron Kuliçajn. Reçi thotë se Kuliçaj i ka lehtësuar malin me akuza të rëndë dhe se ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

‘Mik shpie e mik për jetë kam pasur vetëm Agron Kuliçajn, dhe prej tij kam kaq vite burg. Po të mos ishte ai burrë unë të paktën…burgime të përjetshme i kisha marrë. Por, ishte ai burrë dhe ranë të gjitha akuzat dhe mbeti vetëm vrasja e kushëririt të Ymer Lalës, që u dënova në Burrel. Jam ndoshta i vetmi i dënuar që me urdhër të Agron Kuliçajt nuk bëra ankimimin në Apel. Sepse do të ma bënin…dënimin sepse kam vrasje dhe djegie kufome. Pra, atë kam pasur dhe kam mik”, shkruan ndër të tjera Luftar Reçi.

Reçi është dënuar në vitin 2008, pikërisht në një kohë kur Agron Kuliçaj ishte i zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ambasada amerikane në Tiranë, në një kabllogram dërguar DASH më 25 nëntor 2009, shkruan se Agron Kuliçajt është i korruptuar dhe i lidhur me krimin. “Jo vetëm praktikat korruptive për Kulicajn janë tashmë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vetë Kuliçaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën….

Burgaj (ankohet tek ambasada e SHBA) e ka shprehur se ai ka problemet e tija me Kuliçajn dhe të tjerë të supozuar për korrupsion në polici dhe lidhje me krimin e organizuar. Zoti Burgaj është i intimiduar pasi Kuliçaj është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kuliçajn duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimi me postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij”, thuhet në kabllogram.

Ndërkaq, në letrën e tij, Luftar Reçi, nënkupton se Erjon Llapushi është pjesë e grupit të Çapjave në Elbasan, madje i sugjeron Llapushit që të informojë Çapjat për goditjen që po përgatitet ndaj tyre. Sipas tij, Çapjat janë në rrezik pasi janë pa pushtet, për shkak se janë të PD-së. Duke rrëfyer për krime të ndryshme, Luftar Reçi, në një farë mënyrë edhe e shantazhon Erjon Llapushin, pasi shkruan për një letër anonime që i kanë dërguar, në të cilën flitet për vrasje ku ka marrë pjesë edhe Llapushi.

Lufta Reçi, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, ka rrëfyer në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020 para SPAK, të gjithë veprimtarinë kriminale që pretendon se ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin e tij.

Me rrëfimet e tij Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Nga ana tjetër, Shullazi vuri në lëvizje Elton Goskovën, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën, të cilët kanë tentuar të korruptonin familjarët e Luftar Reçit, me qëllim për të ndryshuar dëshminë për vrasjet. Vetë Reçit i janë ofruar 260 mijë euro për të ndryshuar dëshminë.

Krahas ofertave dhe kërcënimeve ndaj familjarëve të Luftar Reçit, për ta detyruar këtë të fundit të tërhiqte dëshminë, njerëzit e të implikuarve në vrasjet e bujshme, kanë nisur zbatimin e një plani B. Plani parashikonte eliminimin fizik të Luftar Reçit në burgun e Drenovës, me anë të helmimit përmes ushqimit. Që të dy planet u parandaluan dhe u goditën nga SPAK-u./ Tema

Etiketa: Agron Kulicajleter sekreteLuftar Recimik për jetënga burgu i përjetshëm

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Zgjedhjet/ Rithemelimi “dështon” në Laprakë: U votua pa karta identiteti, në skenë një ish i dënuar

Zgjedhjet/ Rithemelimi "dështon" në Laprakë: U votua pa karta identiteti, në skenë një ish i dënuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com