GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Letrat mes Phenianit dhe Moskës shqetësojnë Uashingtonin

22:22 - 15/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Letrat mes Phenianit dhe Moskës shqetësojnë Uashingtonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe Presidenti rus Vladimir Putin shkëmbyen letra këtë të martë, në të cilat zotoheshin të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat udhëheqësi Kim i cilësoi “marrëdhënie strategjike afatgjatë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Phenianit, KCNA.

Shkëmbimi i letrave vjen ndërsa shënohet 78-vjetori i çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial i Japonisë nga vitet 1910-1945, që njihet gjithashtu si festë kombëtare në Korenë e Jugut.

Në letrën e tij drejtuar Presidentit Putinit, udhëheqësi i Koresë së Veriut shprehet se miqësia mes dy vendeve u krijua në Luftën e Dytë Botërore me fitoren mbi Japoninë dhe tani “po tregon se është plotësisht e pathyeshme dhe dëshmi e forcës së dy vendeve në luftën për shkatërrimin e praktikave arbitrare të imperialistëve”, njoftoi agjencia KCNA.

“Unë jam plotësisht i bindur se miqësia dhe solidariteti … do të forcohen më tej në një marrëdhënie strategjike afatgjatë në përputhje me kërkesat e epokës së re,” citohet të ketë thënë udhëheqësi Kim në letër.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Korenë e Veriut se i ka ofruar Rusisë armë për luftën e saj në Ukrainë. Pheniani dhe Moska I kanë hedhur poshtë akuzat.

Uashingtoni mbetet “thellësisht i shqetësuar” për ndihmën e Koresë së Veriut në agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe beson se Moska po kërkon të rrisë bashkëpunimin e saj me Phenianin, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“Çdo lloj bashkëpunimi për sigurinë apo marrëveshje armësh mes Koresë së Veriut dhe Rusisë sigurisht që do të shkelte një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha zoti Patel gjatë një konference për shtyp.

Në një zhvillim tjetër, agjencia KCNA njoftoi se Zëvendësministri i Jashtëm i Phenianit, Kim Son Gyong, kritikoi Shtetet e Bashkuara për thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.

Takimi, i caktuar për të enjten dhe i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Japonia, do të ishte mbledhja e parë zyrtare publike e këshillit 15 anëtarësh për këtë çështje që nga viti 2017, por Kina e kundërshtoi atë, duke thënë se ajo vetëm do të “intensifikonte konfrontimin”./VOA

Etiketa: KimKoreja e VeriutPutinRusiaSHBA

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Në shtrat me dhunën

Në shtrat me dhunën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com