GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lev beson tek kualifikimi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lev beson tek kualifikimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, është i bindur që ndeshja ndaj Anglisë do të vendoset nga episodet. Ashtu si dhe Sauthgejt, Lëv beson se detajet do të bëjnë diferencën në sfidën e “Wembley”-t.

Sa i druheni Anglisë?

Anglezët janë rritur shumë në këto tri vitet e fundit. Në Kupën e Botës në 2018 ata vërtetuan se janë një nga skuadrat më të mira në botë. Ata kanë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë për të mos thënë më i forti në Europë, ata janë të shpejtë dhe mund të na godasin në çdo kohë.

Si është gjendja e skuadrës?

Rydiger dhe Gyndoan janë stërvitur dhe kanë ardhur me ne në Londër. Robin Gësens është mirë dhe do të jetë nga minuta e parë. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë për ne në këtë turne. Shpresoj që dhe ndaj Anglisë ai të jetë në formën e tij më të mirë. Skuadra është gati dhe mendoj që të gjithë që janë në dispozicion, mund të japin kontributin e tyre.

Çfarë ndeshjeje prisni?

Ndeshjet e një niveli të tillë vendosen në rastet më të shumta nga detaje të vogla. Nëse gabon, skuadra kundërshtare mund të shënojë dhe ndeshja mbaron praktikisht aty. Rol të rëndësishëm në sfida të tilla luan dhe ana psikologjike. Duhet të kemi nerva të forta përndryshe mund të kthehemi në shtëpi.

Si është të luash në “Wembley” dhe sa ndikoi fakti që nuk u stërvitët para ndeshjes?

Ishte shumë e rëndësishme që të zhvillonim një seancë këtu në stadium, gjithsesi kjo nuk ndodhi për disa arsye që tani është e kotë që t’i përmendim. Por do të kishte qenë shumë e rëndësishme nëse do ta kishim pasur mundësinë.

Si e keni përgatitur këtë sfidë?

Motivimi është aty dhe kjo është diçka e rëndësishme. Sfida të tilla nuk kanë nevojë për motivim ekstra. Lojtarët mezi presin ndeshje të tilla për të matur forcat. Jemi të vetëdijshëm që nuk kemi qenë të ekuilibruar në disa momente duke humbur përqendrimin, diçka që duhet ë mos ndodhë në sfidën e nesërme (sotme

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Zjarri në një banesë në Pogradec, flakët përfshijnë dhe shtëpinë ngjitur, (FOTO)

Zjarri në një banesë në Pogradec, flakët përfshijnë dhe shtëpinë ngjitur, (FOTO)

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com