Një automjet në vendin e quajtur kthesa e Qarrit në Bishan, ka marrë flakë teksa ishte në ecje. Sapo ka kuptuar situatën, drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën me të cilën po udhëtonte dhe ka dalë jashtë, ndërsa mësohet se në vendngjarje për shuarjen e flakëve ka mbërritur zjarrëfikësja.
Burimet paraprake pohojnë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa raportohet se nga ky incident janë shënuar vetëm dëme materiale pa pasoja në njerëz.
Discussion about this post