GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lëvizja ‘Anastasia’, një tjetër rast i ekstremit të djathtë në Gjermani

09:21 - 21/06/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizja ‘Anastasia’, një tjetër rast i ekstremit të djathtë në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Së pari ishin të ashtuquajturit “Qytetarët e Rajhut”, tani shfaqet edhe lëvizja ‘Anastasia’.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues njoftoi se ka vënë nën vëzhgim aktivitetet e lëvizjes ‘Anastasia’. Ky status mundëson monitorim më të fortë të veprimtarisë së grupeve të caktuara, të dyshuara për veprimtari kundër rendit kushtetues të Gjermanisë, i cili përfshin përgjimin dhe infiltrimin e informatorëve.

Grup i ri i djathtistëve

Kjo ndodh me të ashtuquajturët “Qytetarët e Rajhut” që nuk e njohin ekzistencën e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe të rinjtë e partisë së djathtë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti që kaloi socialdemokratët në pushtet në sondazhet e fundit me 19 për qind të mbështetjes.

Por ndërkohë që AfD është një parti parlamentare, lëvizja Anastasia është për momentin një fenomen i ekstremizmit të skajshëm. Është një lëvizje që mban emrin e personazhit kryesor nga një roman i një autori rus dhe që i jep përparësi një jete të izoluar “në kontakt intensiv me natyrën” në periferinë e Gjermanisë Lindore.

Jeta si shenjë e besnikërisë ndaj natyrës dhe përkatësisë racore

Së fundmi, Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues në landin e Brandenburgut njoftoi se tashmë po monitoron këtë grup, i cili zotëron disa vendbanime në këtë land të Gjermanisë Lindore. Ndjekësit e kësaj lëvizjeje besojnë në kthimin në natyrë dhe në strukturat e vjetra shoqërore. Ata gjithashtu besojnë në autarkinë dhe të jetojnë të pavarur nga pjesa tjetër e botës. Në të njëjtën kohë, jeta në këto komunitete bazohet në përkatësinë e një fisi të caktuar dhe një race të caktuar.

Literatura mbi të cilën bazohet kjo lëvizje përmban, siç njofton Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues, shumë “elementë racistë, etnocentrikë dhe antisemitë”. Sipas autoriteteve, lëvizja Anastasia është veçanërisht e lidhur me personat e të njëjtit mendim, me njerëz në Austri dhe Zvicër. Edhe pse janë në skajet e spektrit të djathtë dhe deri më tani kishte grupe të njohura që mblidheshin rregullisht për të kremtuar ritualet gjermane, në të cilat merrnin pjesë edhe anëtarë të shquar të skenës së ekstremit të djathtë, lëvizja Anastasia bazohet në struktura më solide dhe karakterizohet nga zgjerimi i shpejtë në “ultësirat lindore dhe veriore” të Gjermanisë, siç thuhet në njoftimin për shtyp. Anëtarët e kësaj lëvizjeje insistojnë që t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre sipas kësaj ideologjie. /DW

 

Etiketa: anastasiaLevizja

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
I dënuar me burgim të përjetshëm, Orgest Bilbili nuk heq dorë nga liria, kërkon rrëzimin e vendimit

I dënuar me burgim të përjetshëm, Orgest Bilbili nuk heq dorë nga liria, kërkon rrëzimin e vendimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com