GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllja e “Tik Tok” nga qeveria, Qori paralajmëron padi në Kushtetuese

18:51 - 06/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e “Tik Tok” nga qeveria, Qori paralajmëron padi në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në studion e News 24, konfirmoi se partia që drejton ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë.

Qori theksoi se Lëvizja Bashkë nuk bën pazare me listën. Ai shtoi se vetë do të jetë i dyti në listën e Tiranës, pas pedagogut Redi Muçi.

“Ne kemi dorëzuar listën për kandidatë për deputetë, pasi nuk bëjmë pazare. Kandidatët janë zgjedhur nga baza e partisë. Kemi mbledhur 5000 firma, se na duhen se s’jemi parti parlamentare. Unë kandidoj në qarkun e Tiranës, do jem i dyti, pas pedagogut ë Inxhinierisë, Redi Muçi. Janë 186 kandidatë për deputetë nga Lëvizja Bashkë, shumica janë intelektualë. Janë edhe përfaqësues të pensionistëve, që do të jenë kandidatë për deputetë, përfaqësues të studentëve, të bizneseve të vogla“, tha Qori.

“Në Durrës i pari do jetë Artan Kacani. Në Korçë kemi Petro Lubonja. Në Gjirokastër kemi Klevis Bejdaj. Kemi Gabriel Rakaj, në Kukës është Alban Metallari, në Dibër kemi Eljo Shyti, në Fier kemi Mirela Ruko, në Elbasan kemi pedagogun Oltion Fociro. Në Tiranë do jenë në listë Qani Shima, Bora Mema. Ilir Zoto do të jetë në Vlorë, etj”, shtoi ai.

Lidhur me mbylljen e “Tik Tok” nga qeveria Rama, tha se bëhet për arsye politike. Ai shtoi se Lëvizja Bashkë do të shikojë mundësinë e një padie në Gjykatën Kushtetuese.

“TikTok nuk duhej të mbyllej, sepse është një rrjet social, që ka shikueshmëri të lartë. Rrjetet sociale janë problemi i fundit për fëmijët, pasi ka probleme të tjera. Mbyllja e TikTok ka qenë për arsye politike. Rama do që të kontrollojë kanalet e komunikimit publik. Në Facebook, e në Instagram duhet të hedhësh para, ndërsa TikTok është ndryshe, mund të reklamosh pa para. Janë mijëra njerëz që kërcënohen me bizneset e tyre. Sa i përket protestës më 15 mars, ne nuk mund të bashkohemi me Sali Berishës, nuk mund të bashkohemi me të korruptuarit. Do shohim mundësinë e një padie në Gjykatën Kushtetuese. Do shkojmë kudo, për të bërë fushatë. Kemi marrë rreth 14 mijë vota në Tiranë”, tha Qori.

Më tej, ai shtoi se beson se Lëvizja Bashkë do të arrijë rezultat më të mirë në Tiranë sesa në vitin 2023.

“Ne duam që të na votojnë edhe skeptikët. Ne jo vetëm kemi të drejtë, por kemi edhe kapacitetet në parti për t’ia dalë. Ne do jemi disa herë më mirë se në vitin 2023 në Tiranë. Ne besimin tonë politik do e përhapim pa droje. Programi ynë qeverisës është me 150 faqe. Brenda marsit do kemi programin gati. Do trajtohen çështje kryesore si minimumi jetik, rritja e pagës minimale, rritja e pagës së punëtorëve, të kemi të drejta, të kemi shtet social. Ne duam rimëkëmbje të arsimit. Anëtarët tanë takojnë qytetarë nga diaspora. Do zhvillojmë takime edhe me anëtarë të diasporë dhe udhëtimi do të kushtojë lirë. Nëse nuk ia dalim në buxhet, do anulojmë takimin e nuk pranojmë donacione nga duar të pista. Përballë parasë e pushtetit, ne sjellim forcën e moralit. Këta e kanë trashur zullumin aq shumë, sa besoj se do këputet më 11 maj. Nuk bëjmë aleancë me parti që nuk luftojnë dot krimin e organizuar dhe oligarkët. Unë do mbaj përgjegjësi edhe për bashkëpunëtorët që kam zgjedhur”, deklaroi.

Etiketa: arlind qorilevizja bashke

Lajme të lidhura

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Aktualitet

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

12:45 - 24/04/26
Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në
Aktualitet

Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

12:29 - 24/04/26
“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…
Aktualitet

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…

12:20 - 24/04/26
Para
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Shifrat/ Shqipëria e para në Ballkan për kërkesat për azil në vendet e BE gjatë 2024-ës

Discussion about this post

TË FUNDIT

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Aktualitet

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

12:45 - 24/04/26

Gentian Gjyli, ish- kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK këtë...

Lexo më shumë
Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

12:29 - 24/04/26
“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që…

12:20 - 24/04/26
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës

11:52 - 24/04/26
E dehur në timon, 26-vjeçarja nga Tirana merr përpara dy makina

Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje një person në Kombinat (Emri)

11:34 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com