GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lëvizja Bashkë numëron aferat e Veliajt: Kur do i hetojë SPAK?

19:08 - 09/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizja Bashkë numëron aferat e Veliajt: Kur do i hetojë SPAK?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dje nisi ekzekutimi i 15 urdhër-arresteve të firmosura nga një prej Prokurorëve të SPAK lidhur me atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës. Mes emrave që SPAK kishte vendosur në listën e arrestimeve ishin edhe dy drejtorë të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori, shprehet se deri më tani SPAK nuk ka përfshirë në hetime Erion Veliaj, kryebashkiakun që ka nënshkruar shkresën për inceneratorin.

Në reagim thuhet se po ndiqet e njëjta skemë si në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa SPAK po vë në dyshim besueshmërinë dhe pritshmëritë e opinionit publik.

“Dje SPAK-u ka lëshuar 15 urdhër-arreste në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, një çështje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mungesës së hetimit ndaj drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, veçanërisht Erion Veliajt. Ky i fundit ka nënshkruar shkresën për inceneratorin, por ende nuk është përfshirë në hetimet e SPAK. Kjo ngjall dyshime në publik për një hetim të paplotë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një përpjekje për të mbrojtur figurat e larta politike. Në të njëjtën mënyrë prokuroria ka vepruar edhe me ish-ministrin Ilir Beqja.

Erion Veliaj është i përfshirë edhe në çështje të tjera të kontestuara, siç janë përgjimet e Ndragheta-s që tregojnë pastrimin e parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit të kullave në Tiranë. Këto akuza janë shumë serioze dhe kërkojnë një hetim të thellë dhe të paanshëm.

Përveç kësaj, Veliaj është i akuzuar edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, një vendim që shkaktoi protesta të mëdha dhe kritika të ashpra nga komuniteti artistik dhe qytetarët. Kjo veprimtari ka ngritur pyetje mbi transparencën dhe proceset vendimmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, rasti tragjik i vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, ku Veliaj akuzohet si përgjegjësi kryesor, është një tjetër shembull i mungesës së përgjegjësisë dhe paprekshmërisë së të fuqishmëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Sipas reagimit, këto e të tjera çështje të pahetuara lënë hapësirë për dyshime mbi efektivitetin dhe paanshmërinë e sistemit të ri të drejtësisë.

“Publiku kërkon transparencë dhe drejtësi. Besueshmëria e institucioneve të drejtësisë do të varet nga guximi dhe paanësia për t’iu shkuar skandaleve korruptive deri në fund.

Pavarësisht ardhmërisë së hetimeve, skandalet e mësipërme do të kërkonin së paku dorëheqjen e një zyrtari të përgjegjshëm. Po Erion Veliaj nuk ka lidhje me përgjegjshmërinë dhe as etikën qytetare. Në mungesë të institucioneve të drejtësisë, nga karrikja e korrupsionit mund ta shkulin vetëm qytetarët e Tiranës”, thuhet në reagim.

Etiketa: levizja bashkeSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Para
E pa në “Air Albania” me një grua, a është kjo arsyeja e ndarjes së Ilarit nga Toti? Rrëfimi…

E pa në "Air Albania" me një grua, a është kjo arsyeja e ndarjes së Ilarit nga Toti? Rrëfimi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com