GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lëviznin “eskortë”, telefonata që çoi në ndalimin e Ramazan Rrajës e 3 miqve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëviznin “eskortë”, telefonata që çoi në ndalimin e Ramazan Rrajës e 3 miqve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një informacion i mbërritur me telefon, në sallën operative në Policinë e Tiranës, se persona të armatosur dhe me precedentë penalë, lëviznin “eskortë” me tre makina të blindura, ka mobilizuar forcat “Shqiponja”, me qëllim ndalimin dhe kontrollin e mjeteve.

Në fotot e siguruar nga “Ora News” shihet qartë bllokimi i mjeteve të blinduara nga forcat “Shqiponja”, në zonën e “Qafë Kasharit” dhe kur Ramazan Rraja dhe personat që e shoqëronin atë, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës.

Marrja në pyetje

Rramazan Rraja dhe tre persona të tjerë shokë të tij, janë marë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.

Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të PS për Krujën, Rrahman Rraja.

Ai konsiderohet nga policia dhe prokuroria si miku i Plaurent Dervishaj, i cili prej dy vite qëndron si resident në Dubai, megjithëse kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut.

Masakra e Fushë Krujës

Emri i Ramazan Rajës, u përmend nga policia edhe në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona Briland Martinaj, Dilen Vata dhe Besmir Hoxha. Raja kërkohej, për tu marrë në pyetje si person që kishte dijeni për këtë ngjarje. Por pas ezaurimit të intervistimit të tij në polici, ai është lënë sërish i lirë.

Nipi i deputetit, më shumë se një vit më pare, u bë protagonist i dhunës barbare ndaj një vajze, ngjarje e cila ndodhi në ambjentet e QSUT-së.

Raja gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqen në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët.

Policia e Lezhës në atë kohë ngriti dyshime të forta se pjesë e grupit të 3 personave, ishte Ramazan Raja, Roan Brahimi, dhe Alesio Dobruzin.

Të tre këta persona, një muaj pas ndodhjes së ngjarjes, së bashku me Rajën u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës. Në atë periudhë tre të rinjtë, nuk mundën të arrestohen, pasi mendohej se u larguan të tre në Dubai.

Akuzat

Ndërsa pas disa muaj hetime, prokuroria, ka dalë në përfundimin se akuzat për tre të rinjtë s’mund të provohen dhe nisur nga kjo situatë ndjekja penale ndaj tyre të pushohet.

Aktualisht çështja e sulmit me armë e regjistruar në 13 nëntor 2021 në fshatin Zejmen të Lezhës, ku u tentua të vritej L.M (Kola) është pezulluar duke i kaluar policisë për zbulim autori./Ora

Etiketa: PoliciaRamazan Rajatelefonata

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën një 19-vjeçar dhe dy të tjerë në gjendje kritike

07:56 - 26/09/26
Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga
Aktualitet

Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga

07:48 - 26/09/26
Para
Prapaskenat e Inceneratorit të Elbasanit, Balluku i kaloi 402 milionë lekë kur kontrata mbaroi

Inceneratori, Balluku i kaloi 402 mln lekë kur kontrata mbaroi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:36 - 26/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.01 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Athinës, plagoset 10-vjeçarja shqiptare

08:10 - 26/09/26
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën një 19-vjeçar dhe dy të tjerë në gjendje kritike

07:56 - 26/09/26
Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga

Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga

07:48 - 26/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shtator 2026

07:28 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com